LIVE UPDATES
Bota

Nga Biden te Harris dhe Trump, takime të veçanta me kryeministrin izraelit

Takimi mes Presidentit Joe Biden dhe udhëheqësit izraelit në mesin e një ‘stuhie politike’ në Shtetet e Bashkuara, u përqëndrua tek bisedimet për arritjen e një paqeje të qëndrueshme e për t’i dhënë fund vuajtjeve në Gazë.

26 Korrik 2024, 17:42 Nga N.F
Nga Biden te Harris dhe Trump, takime të veçanta me kryeministrin
Takimet

SHBA- Presidenti Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris zhvilluan të enjten takimeve të veçanta me udhëheqësin izraelit në Shtëpinë e Bardhë. Vizita e zotit Netanyahu në Uashington vjen në një moment delikat të konfliktit në Gazë e mes paqartësisht në politikën amerikane. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell sjell më shumë detaje.

Takimi mes Presidentit Joe Biden dhe udhëheqësit izraelit në mesin e një ‘stuhie politike’ në Shtetet e Bashkuara, u përqëndrua tek bisedimet për arritjen e një paqeje të qëndrueshme e për t’i dhënë fund vuajtjeve në Gazë. Presidenti Biden ishte i rezervuar në komentet e tij.

"Mirë se erdhet sërish zoti Kryeministër. Kemi shumë për të biseduar dhe mendoj se duhet t'i trajtojmë këto çështje".

Nënpresidentja Harris u shfaq me një ton të vendosur pas takimit me Kryeministrin Benjamin Netanyahu disa orë më vonë, duke u përqëndruar në tmerrin e përjetuar nga popullata në Gazë. Ajo i kërkoi Izraelit të pranojë marrëveshjen e ofruar për t'i dhënë fund luftimeve, çka do të çonte në lirimin e pengjeve.

I shpreha gjithashtu kryeministrit shqetësimin tim serioz për shkallën e vuajtjeve njerëzore në Gazë, përfshirë vdekjen e shumë civilëve të pafajshëm. E bëra të qartë shqetësimin tim të madh mbi situatën e tmerrshme humanitare atje, ndërsa mbi 2 milionë njerëz përballen me pasiguri ushqimore dhe gjysmë milioni të tjerë përballen me nivele katastrofike të pasigurisë akute ushqimore. Ajo që ka ndodhur në Gazë gjatë nëntë muajve të fundit është tejet e rëndë”, tha ajo.

Fjalët e zonjës Harris u përforcuan nga protestuesit jashtë Shtëpisë së Bardhë të enjten, të cilët kundërshtonin sjelljen e ushtrisë izraelite në Gazë dhe i kërkonin Presidentit Biden të mos ofronte mbështetje për Izraelin.

Shtëpia e Bardhë tha se takimi Biden-Netanyahu ishte produktiv, por pa përmendur ndonjë përparim.

“Ishte një diskutim i mirë me Kryeministrin Netanyahu. Presidenti pati mundësinë të parashtrojë shqetësimet e tij rreth asaj se ku jemi lidhur me marrëveshjen e armëpushimit dhe të kërkojë finalizimin e saj, si dhe të bisedojë për një sërë çështjesh të tjera siç janë aktivitetet destabilizuese të Iranit, tensionet me Libanin, nevoja për më shumë ndihmë humanitare për popullin e Gazës. U diskutuan shumë çështje”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë

Sot zoti Netanyahu takohet edhe me kandidatin republikan për President Donald Trump.

Bisedimet e Kryeministrit Netanyahu me tre udhëheqësit amerikanë shihen si një përpjekje për një ruajtur një balancë delikate politike. Disa analistë pro-izraelitë thonë se pozicioni sfidues i zotit Netanyahu ndaj Uashingtonit, ka sjellë rezultate.

Ka më shumë gjasa për një armëpushim aktualisht sesa kishte disa muaj më parë, përpara se Izraeli të hynte në Rafah. Nënpresidentja Harris i tha izraelitëve se nuk duhet të hynin, përndryshe do të përballeshin me pasoja. Presidenti Biden nuk donte që ushtria izraelite të hynte. Në fakt rezultoi të ishte një mision mjaft i suksesshëm. Misioni në Rafah nuk ka përfunduar ende, por Izraeli arriti të zhvendosë me shpejtësi shumë civilë palestinezë në zona të tjera, në mënyrë që ushtria, të mund të luftonte kundër Hamasit”, thotë Michael Makovsky, i Institutit Hebre për Sigurinë Kombëtare të Amerikës

Por kundërshtarët e zotit Netanyahu, si jashtë ashtu edhe brenda Kongresit, nuk bien dakord me një gjë të tillë. Ata po i kujtojnë presidentit të ardhshëm amerikan– kushdo qoftë, ai ose ajo – se fjala e tyre ka peshë në këtë çështje./ VOA

biden trump harris netanyahu

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë