Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai e tha këtë përmes një komunikate online, një ditë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, tregoi se Izraeli kishte propozuar një marrëveshje trefazore për armëpushim në Gazë, në këmbim të lirimit të pengjeve izraelite nga Hamasi.
IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të shtunën se nuk do të ketë armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës, pa u shkatërruar kapacitetet qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Ai e tha këtë përmes një komunikate online, një ditë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, tregoi se Izraeli kishte propozuar një marrëveshje trefazore për armëpushim në Gazë, në këmbim të lirimit të pengjeve izraelite nga Hamasi.
“Kushtet e Izraelit për t’i dhënë fund luftës nuk kanë ndryshuar: shkatërrimi i kapaciteteve qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit, lirimi i të gjitha pengjeve dhe garancia se Gaza nuk përbën kurrë më kërcënim për Izraelin”, tha Netanyahu.
Ai shtoi se Izraeli do të vazhdojë të ngulë këmbë “që këto kushte të plotësohet, para se të zbatohet armëpushimi i përhershëm”.
“Nuk ka asnjë shans që Izraeli të pajtohet për armëpushim të përhershëm, pa u plotësuar këto kushte”, shtoi ai.
Ndërkohë, Hamasi tha se është i gatshëm të angazhohet “pozitivisht dhe në mënyrë konstruktive” për çfarëdo propozimi që parasheh armëpushim të përhershëm, tërheqjen e forcave izraelite, rindërtimin e Gazës, kthimin e të zhvendosurve, dhe një shkëmbim “të mirëfilltë” të të burgosurve, “nëse Izraeli njofton qartazi se është i përkushtuar për marrëveshje të tillë”.
Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë.
Izraeli thotë se më shumë se 100 pengje po mbahen ende në Gazë, së bashku me trupat e pajetë të rreth 30 të tjerëve. Prej atëherë, lufta izraelite në Gazë i ka vrarë më shumë se 36.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.
Marrë nga REL
Pamje nga dasma BRITANI E MADHE- Princeshë Diana e cila u nda nga jeta 27 vite më parë, vazhdon të jetë prezente në...
Irakly Kobakhidze GJEORGJI- Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakly Kobakhidze, bëri thirrje të premten që të rishikohen marrëdh&eu...
Sveçla KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas bastisjes së mbr&eu...
Uniformat e sekuestruara KOSOVË- Policia e Kosovës ka kryer të premtën pasdite një bastisje në fshatin Isev i poshtë...
Foto ilustruese KOSOVË- Qytetarët e Kosovës e kanë humbur të drejtën e tyre ligjore për kompensim për faturat e rry...
Foto ilustruese GJERMANI- Qeveria gjermane modernizoi vitin e kaluar ligjin e migracionit duke lehtësuar rregullat për ardhjen e fuqisë pun&...
Foshnja e sulmuar SHBA- Një foshnjë 6-javëshe që flinte në krevatin e tij u sulmua për vdekje nga qeni i familjes. ...
Michel Obama dhe nëna e saj SHBA- Marian Robinson, nëna e ish-zonjës së parë të SHBA-së, Michelle Obama ka ndë...
Vaksinimi ANGLI- Mijëra pacientë me kancer në Angli do të kenë akses në një lloj të ri trajtimi që p...
Trump SHBA- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u zotua se do të apelojë vendimin që e shpalli atë fajtor pë...