LIVE UPDATES
Bota

Netanyahu merr përgjegjësinë për sulmin që vrau shtatë punonjës ndërkombëtarë të ndihmave në Gazë

Organizata bamirëse ‘World Central Kitchen’ njoftoi sot se punonjësit e saj humanitarë u sulmuan derisa po shpërndanin ndihma ushqimore që kjo organizatë kishte dërguar në Gazë, ku qindra mijëra palestinezë po përballen me urinë shkaktuar nga ofensiva e Izraelit kundër grupit militant Hamas.

2 Prill 2024, 15:16 Nga N.F
Netanyahu merr përgjegjësinë për sulmin që vrau
Foto ilustruese

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mori sot përgjegjësinë për sulmin që shkaktoi vrasjen e shtatë punonjësve ndërkombëtarë të ndihmave, duke e quajtur atë “një incident tragjik të paqëllimshëm.” Organizata bamirëse ‘World Central Kitchen’ njoftoi sot se punonjësit e saj humanitarë u sulmuan derisa po shpërndanin ndihma ushqimore që kjo organizatë kishte dërguar në Gazë, ku qindra mijëra palestinezë po përballen me urinë shkaktuar nga ofensiva e Izraelit kundër grupit militant Hamas.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën se zyrtarët izraelitë po hetojnë rrethanat e sulmit të mbrëmshëm ndaj një autokolone me punonjës humanitarë që po shpërndanin ndihma ushqimore në Gazë.

“Fatkeqësisht, gjatë ditës së djeshme, ndodhi një incident tragjik për shkak të një sulmi të paqëllimshëm të forcave tona ndaj njerëzve të pafajshëm në Rripin e Gazës. Këto janë gjëra që ndodhin në luftë. Po bëjmë hetime të plota. Do të bëjmë çmos që incidente të tilla të mos përsëriten,” deklaroi ai.

Në mesin e punonjësve të ndihmave të vrarë nga sulmi i dyshuar izraelit janë tre shtetas britanikë, një australian, një polak, dhe një punonjës me dy shtetësi amerikane dhe kanadeze, si dhe shoferi i tyre palestinez, sipas të dhënave të spitalit.

Të gjithë të vrarët ishin punonjës të organizatës bamirëse ‘World Central Kitchen’ dhe sipas zyrtarëve të saj, në momentin e sulmit ishin duke shpërndarë ushqimet që u futën në Gazë përmes detit. Ata kishin veshur rroba me shenjën e organizatës. Një palestinez afër vendit ku ndodhi sulmi e përshkruan kështu ngjarjen.

“Tenda ime është 100-150 metra nga këtu. Kur dëgjuam sulmin, erdhëm me vrap. Gjetëm njerëzit që po i afroheshin makinës. Është në natyrën tonë të ndërhyjmë dhe të përpiqemi t’u ndihmojmë atyre brenda. E kuptuam që njëri nga të plagosurit, brenda makinës, ishte i huaj. Ishin katër heronj, martirë, njerëz të guximshëm, që erdhën me mision humanitar nga ana tjetër e botës për t’u ndihmuar njerëzve nën okupim. Kishin marrë plagët të rënda dhe vdiqën shpejt,” tha palestinezi Nael Eliyan.

Organizata ‘World Central Kitchen’ tha përmes një njoftimi se ekipi i saj po udhëtonte në një zonë jashtë vijave të frontit me dy makina të blinduara, të identifikuara me simbolin e organizatës dhe një makinë të tretë të pa blinduar.

“Megjithëse i kishim koordinuar lëvizjet me ushtrinë izraelite, autokolona u godit ndërkohë që po largohej nga depoja në Deir al-Balah, ku ekipi ynë shkarkoi mbi 100 tonë ndihma humanitare ushqimore që ishin dërguar në Gazë përmes rrugëve detare,” thuhet në kumtesën e organizatës.

Trupat e punonjësve u dërguan në morgun e spitalit në Deir al Balah, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës dhe pastaj u transportuan në spitalin e Rafahut, pranë kufirit me Egjiptin. Organizata bamirëse e ushqimit, e themeluar nga kuzhinieri me famë botërore Jose Andres, njoftoi se i pezulloi menjëherë veprimtarinë e saj në këtë rajon.

Disa nga kolegët e punonjësve të vrarë u mblodhën të martën në spitalin e Rafahut. Sulmi ndaj punonjësve të ndihmave ka gjasa të rëndojë edhe më shumë përpjekjet për të dërguar ndihmë përmes detit në Gazë në një kohë që Izraeli ka kufizuar futjen e ndihmës në pjesë veriore të territorit, ku ekspertët thonë se popullata e mbetur është buzë urisë.

Marrë nga VOA

netanyahu sulm viktime gaza

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet