Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Faqja e lajmeve në internet ‘Axios’ njoftoi të shtunën se Uashingtoni po planifikonte të vendoste sanksione ndaj batalionit izraelit “Netzah Yehuda”, i cili ka vepruar në Bregun Perëndimor të pushtuar, megjithëse ushtria izraelite tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë mase të tillë.
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se do të luftojë kundër vendosjes së sanksioneve ndaj çdo njësie ushtarake izraelite, për shkelje të dyshuara të të drejtave të njeriut. Reagimi vjen pas njoftimeve në media se Uashingtoni po planifikonte një hap të tillë.
Faqja e lajmeve në internet ‘Axios’ njoftoi të shtunën se Uashingtoni po planifikonte të vendoste sanksione ndaj batalionit izraelit “Netzah Yehuda”, i cili ka vepruar në Bregun Perëndimor të pushtuar, megjithëse ushtria izraelite tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë mase të tillë.
Të premten, Shtetet e Bashkuara njoftuan një sërë sanksionesh që lidhen me kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor, çka sinjalizon zhgënjimin në rritje të Uashingtonit në lidhje me politikat e kryeministrit Netanyahu, koalicioni qeverisës i të cilit varet nga partitë e kolonëve.
“Nëse dikush mendon se mund të vendosë sanksione ndaj një njësie të ushtrisë izraelite, unë do ta luftoj atë me të gjithë fuqinë time”, tha Netanyahu në një deklaratë.
Ministri izraelit i kabinetit të luftës, Benny Gantz, ish-shef i forcave të armatosura, tha në një deklaratë të dielën se kishte folur me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe i kishte kërkuar që ta rishqyrtonte çështjen.
Gantz tha se sanksione të tilla do ishin gabim sepse do të dëmtonin legjitimitetin e Izraelit gjatë një kohe lufte dhe se ato ishin të pajustifikuara sepse Izraeli ka një sistem të pavarur drejtësie dhe një ushtri që respekton të drejtën ndërkombëtare.
Departamenti i Shtetit refuzoi të fliste përtej komenteve të bëra të premten nga Sekretari Blinken. Sekretari Blinken tha të premten se kishte marrë "vendime" në lidhje me akuzat se Izraeli ka shkelur një sërë ligjesh amerikane që ndalojnë ofrimin e ndihmës ushtarake për individë ose njësi të forcave të sigurisë që kryejnë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
Në fillim të kësaj jave, organizata e lajmeve investigative “Pro Publica” njoftoi se një panel i posaçëm i Departamentit të Shtetit i kishte rekomanduar Blinken muaj më parë që njësi të shumta ushtarake dhe policore izraelite të skualifikoheshin nga marrja e ndihmës amerikane, pas akuzave për shkelje të të drejtave të njeriut.
Marrë nga VOA
Tunde Onakoya SHBA- Kampioni nigerian i shahut si dhe njëkohësisht avokat, Tunde Onakoya ka thyer rekordin për maratonën më të...
Xhelal Sveçla KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka reaguar pas dështimit të ...
Donald Trump SHBA- Të hënën gjyqi penal ndaj ish-Presidentit Donald Trump do të nisë me mbatjen e deklaratave hapëse nga...
Foto ilustruese KOSOVË- Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka reaguar në lidhje me dështimin e referendumit të kryetarëve...
ULQIN- Bregdeti i Ulqinit cilësohet si vendi më i preferuar turistik në Malin e Zi. Plazhet me një vijë bregdetare shumë të...
Elbert Krasniqi KOSOVË- Ministër i Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi i ka bërë thirrje BE-së të...
Foto ilustruese KINË- Një aeroport ndërkombëtar i financuar nga Kina në Nepal u hap më shumë se një vit më par...
Lista serbe KOSOVË- Lista Serbe ka reaguar pasi ka dështuar referendumi për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat ver...
Foto ilustruese MAQEDONI- Fushata presidenciale në Maqedoninë e Veriut po shkon drejt fundit të saj. Shtatë kandidatë janë n&...
Osmani dhe Vuçiç KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas mbylljes së qendrave te votimit në veri n&eum...