LIVE UPDATES
Bota

Aeroporti i ndërtuar nga Kina në Nepal nxit shqetësime mbi kurthin e borxhit

Pokhara në Nepal është një pikë e madhe tërheqëse për turistët që pëlqejnë natyrën. Kërcimet me litarë nga lartësi të larta dhe alpinizmi në Himalaje tërheqë shumë njërëz nga India dhe më largë. Mënyra e vetme për të arritur në Pokhara më parë ka qenë përmes një fluturimi të planifikuar brenda vendit nga diku tjetër në Nepal.

21 Prill 2024, 20:44 Nga N.F
Aeroporti i ndërtuar nga Kina në Nepal nxit shqetësime mbi
Foto ilustruese

KINË- Një aeroport ndërkombëtar i financuar nga Kina në Nepal u hap më shumë se një vit më parë, por ai ende nuk ka pranuar asnjë fluturim ndërkombëtar. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Wilkins, me shlyerjet e kredisë për aeroportin, që do të nisin së shpejti, analistët shqetësohen se Nepali mund të ketë rënë në një kurth borxhi.

Pokhara në Nepal është një pikë e madhe tërheqëse për turistët që pëlqejnë natyrën. Kërcimet me litarë nga lartësi të larta dhe alpinizmi në Himalaje tërheqë shumë njërëz nga India dhe më largë. Mënyra e vetme për të arritur në Pokhara më parë ka qenë përmes një fluturimi të planifikuar brenda vendit nga diku tjetër në Nepal. Kështu që, kur një aeroport i ri ndërkombëtar u hap në janar të vitit 2023, nepalezët menduan se biznesi do të merrte një nxitje. Samar Nepali organizon shëtitje me varkë për turistët.

“Që kur u hap aeroporti ynë i ri në Pokhara, nuk ka patur asnjë fluturim ndërkombëtar. Mendoj se fillimi i fluturimeve ndërkombëtare do të rriste biznesin tonë. Qeveria jonë duhet të marrë masa për këtë", thotë ai.

Aeroporti i ri në Pokhara u ndërtua dhe u financua pjesërisht nga Kina. Kredia ishte në plan të paguhej me fitimet e aeroportit. Deri më sot, asnjë fluturim i rregullt ndërkombëtar nuk është realizuar në aeroport dhe numri i pasagjerëve nga fluturimet vendase është më i ulët se sa pritej. Këshilli i Turizmit në Pokhara thotë se industria kishte lobuar për ndërtimin e aeroportit për dekada.

“Ne shpresojmë që aeroporti ndërkombëtar do të jetë një linjë shpëtimi, jo vetëm për Pokharën dhe rajonin perëndimor, por për të gjithë industrinë e turizmit në Nepal. Ata mendojnë se investimi i tyre do të humbasë”, thotë ai.

Me shlyerjen e kredisë që do të fillojë në vitin 2026, shumë njerëz këtu shqetësohen se Nepali mund të ketë rënë viktimë e të ashtuquajturës "diplomaci e kurthit të borxhit" të Kinës. Projekte të tjera infrastrukturore kineze në vendet në zhvillim janë vënë nën vëzhgim vitet e fundit për ndërtime me kosto të lartë, cilësi të ulët dhe për largim nga vendet që supozohet se do të përfitonin nga nivele të larta borxhi.

Por ambasada kineze e quajti akuzën e kurthit të borxhit një përpjekje për të rrezikuar bashkëpunimin e Kinës me vendet e tjera në zhvillim. Ajo tha se aeroporti pati më shumë mbërritje të pasagjerëve vitin e kaluar sesa para pandemisë. Një ekspert i çështjeve të jashtme thotë se Nepali po bëhet gjithnjë e më i kujdesshëm ndaj projekteve të infrastrukturës të financuara nga Kina dhe po përpiqet të tërheqë investime nga vende të tjera.

“Banka Botërore është e gatshme të financojë projektet tona të infrastrukturës. Bankat evropiane janë gati të financojnë. Japonia, ndonjëherë heq dorë nga kredia pas pesë apo dhjetë vjetësh”, thotë Vijay Kant Karna nga Qendra për Novacion Social dhe Politikën e Jashtme.

Pronarët e bizneseve në Pokhara shpresojnë se Kina dhe India të fillojnë fluturimet me më shumë turistë drejt qytetit të tyre së shpejti. Ndërkohë, politikanët në Nepal, thuhet se po negociojnë me Kinën për të parë nëse ajo do të heqë dorë nga kredia.

Marrënga VOA

aeroport kine nepal

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!