LIVE UPDATES
Bota

HISTORIA e Saranda Bogujevcit, si u kthye në qendër të debatit vetëm sepse është...shtatzanë: S'kam lidhje, dua të bëhem nënë përmes shkencës

Bogujevci gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës deklaroi se ka vendosur që t'i besojë shkencës në mënyrë që të behet nënë pa pasur nevojë për një burrë të determinojë të drejtën e sajë për t'u bëre nënë.

9 Mars 2023, 20:36 Nga I.A

 

HISTORIA e Saranda Bogujevcit, si u kthye në qendër të debatit
Saranda Bogujevci

 

KOSOVË- Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci është në një pritje të ëmbël. Sot, deputetja Saranda Bogujevci e ka mbajtur një fjalim sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, e prej atëherë nuk kanë të ndalur mbështetja ndaj saj, por edhe kritikat për zgjedhjen që ajo ka bërë. E gjitha sepse ajo është në një pritje të ëmbël të një fëmije, por pa baba! Në fjalimin e saj sot në Kuvend, ajo u shpreh se derisa nuk kishte mundësi të ishte në lidhje, kishte menduar për mundësinë që i ofronte shkenca.

“E mora fjalën vetëm për t'i sqaruar disa gjana pa dashur të futem në replika, mendoj që është ligj tepër i rëndësishëm e kemi diskutuar shumë herë në rrafshe të ndryshme, kur i rregullojmë gjerat në shoqërinë tonë sa e lehtë është të merret kur vendimet munden me derteminu për neve si gra qysh vendosim ta jetojmë ne jetën tonë, diçka që nuk parashihet me pjesën e burrave," ka deklaruar Bugujevci.

Po ashtu Bogujevci ka deklaruar se nuk mund të kufizohet nga shoqëria e cila mendon se një normë është një formë e caktuar.

"Unë po dua të jem e sinqertë dhe ta them edhe publikisht që përderisa unë nuk e kam pasur mundësinë të jem në lidhje apo të jem në lidhje martesore ose çfarëdo forme tjetër, kam dashtë të bëhem nënë edhe unë duhet të jem e limitume në bazë të asaj që e the vetëm pse një shoqëri mendon se një normë duhet të jetë në një formë të caktuar. Përderisa unë kam dashtë të bëhem nënë për mua ka qenë me rëndësi çfarë ka ofruar shkenca me ma mundësu atë të drejtë e jo me ma determinu një burrë, që unë duhet medoemos të kem një burrë me të cilin martohem për tu bërë nënë," tha ajo, duke sqauar se kishte mbetur shtatzënë përmes metodave mjekësore dhe se nuk kishte partner, vetëm pasi donte që të bëhej nënë. 

Jeta e saj private dhe zgjedhjet e saj, u kritikuan sot nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, i cili ka kundërshtuar Projektligjin për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar, të cilin e sponsorizon Ministria e Shëndetësisë. Rrahmani ka kërkuar nga ministri Arben Vitia që ta tërheqë projektligjin dhe ta ndryshojë me pretendimin se disa nene të projektligjit, të cilat u japin të drejtë në fertilizim grave të pamartuara, e cenojnë familjen. Ashtu siç është edhe Bogujevci. 

“Unë, meqë nuk vi nga kjo fushë dhe nuk dua të futem thellë dhe të diskutoj rreth përmbajtjes në përgjithësi, mirëpo parimisht mendoj se duhet të rishikohet ky projektligj i propozuar nga ministri për shkak se cenon familjen, vlerat e të cilës unë i mbroj, në njërën prej neneve në të cilën e drejta e fertilizimit u jepet edhe grave të pamartuara. Andaj unë personalisht nuk do të marrë pjesë në votim. Kështu, kisha kërkuar nga ministri që ta tërheq këtë projektligj,”- ka thënë Rrahmani. E si ky i fundit ka pasur edhe shumë të tjerë që mendojnë njëjtë. Por edhe të tjerë që janë në mbështetje të saj, aktorë, kolegë dhe njerëz të medias. 

Mirëpo emri i Saranda Bogujevcit nuk e ka herën e parë që përflitet, kjo pasi gjithmonë ka tërhequr vëmendje me historinë e saj të trishtë. Gjatë luftës në Kosovë, Saranda Bogujevci, iu mbijetoi 16 plumbave, dhe humbi 14 anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe dy vëllezërit, gjatë një sulmi brutal të ushtrisë serbe. Familja e Bogujevcit u vra, katër ditë pas fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s, në Podujevë, më 28 mars 1999 nga pjesëtarët e një njësie paraushtarake serbe të njohur si “Akrepat”.

HISTORIA e Saranda Bogujevcit, si u kthye në qendër të debatit
Saranda Bogujevci

Me përfundimin e konfliktit dhe hyrjen e trupave të NATO-s, Bogujevci dhe katër kushërinjtë e mbijetuar u evokuan në qytetin anglez të Mançesterit, ku ajo u operua dhe vazhdoi mjekimin, si dhe studimet. Ajo u kthye në atdheun e saj në vitin 2014. Saranda Bogujevci, atëherë 18 vjeçe, bashkë me tre kushërinjtë e saj, u bënë viktimat e para etnike shqiptare që dëshmuan përpara një gjykate serbe, për mizoritë e kryera nga forcat serbe, të udhëhequra nga Slobodan Millosheviç. Pesë burra u burgosën për këto vrasjet dhe në vitin 2013, Saranda Bogujevci u kthye në Beograd, aty ku ajo kishte dëshmuar kundër tyre, për të organizuar një ekspozitë rreth vrasjeve në familjen e saj.

saranda bogujevci

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale