Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Asnjëra prej tyre nuk i ka pasur problemet më parë. Ose të paktën nuk e kanë ditur se janë të sëmura. Mjekët psikiatër pohojnë pa cituar emrin, se këto raste janë edhe më të vështirat, pasi pacienti shfaq rezistencë për të pranuar mjekimin.
TIRANË- "Ajo është më e vogla, 22 vjeç. Është shtruar të shtunën dhe vuan nga deluzioni dhe skizofrenia. Është nga Tirana...”. Me këto pak fjalë e përshkruajnë mjekët pacienten më të re të urgjencës së grave në Spitalin Psikiatrik në Tiranë. Sipas tyre, me fillim e sezonit të verës, rastet e shtrimeve janë shtuar dhe gati çdo ditë ka gra e vajza që i shtohen pavionit të grave.
Shtrimet më të fundit janë një grua 45-vjeç dhe një e moshuar 70-vjeç. Asnjëra prej tyre nuk i ka pasur problemet më parë. Ose të paktën nuk e kanë ditur se janë të sëmura. Mjekët psikiatër pohojnë pa cituar emrin, se këto raste janë edhe më të vështirat, pasi pacienti shfaq rezistencë për të pranuar mjekimin.
“Vizita me kategorinë e pacientëve që nuk shfaqin shenja të qarta të sëmundjes por vetëm stres e ankth, është më e vështirë. Duhet t’i intervistosh gjatë e të kuptosh mirë zanafillën e tyre për t’u bindur se është një problem i çrregullimi të ankthit, të sjelljes, të mendimit apo personalitetit. Këto janë edhe problemet mendore që vërehen më shpesh në repartin e grave në psikiatri”, shtojnë më tej mjekët.
Psikiatrit nuk heqin si mundësi se, disa nga faktorët e rëndimit të sëmundjeve janë stresi e traumat që mund t’i shoqërojnë këta persona në jetë.
“Njëra prej pacienteve është personazh Tik-Toku. Ajo vuan nga çrregullimi bipolar, me luhatje të mëdha të humorit. E martuar dhe me 2 fëmijë. Por ka dhe vajza të reja që vijnë në gjendje të rëndë deluzioni dhe që vuajnë nga skizofrenia. Rasti i S.M vajzës nga Tirana është i tillë. Ka kaluar një adoleshencë me probleme ku u izolua nga të gjithë dhe e vetmja lidhje e saj me botën ishte përmes internetit. Ajo nuk ndjehej mirë me fizikun e saj, me shokët e shoqet e klasës. Prindërit thonë se është larguar disa herë nga shtëpia. Duhet të marrë trajtim të rregullt mjekësor ndryshe rrezikon që shëndeti i saj të rëndohet,”- thonë për Gazetasi.al burime konfidenciale.
Ndër dy shtrimet e reja në urgjencë, është një zonjë e moshuar 70-vjeç. Pandemia sipas mjekëve ka rënduar gjendjen e saj sepse ka jetuar e vetme. Sëmundja e moshës e ka detyruar të mos lëvizë nga shtëpia, duke shkaktuar çrregullime të ankthit. Mjekët e lidhin me ndërgjegjësimin e pacientëve, për të kërkuar ndihmë mjekësore të specializuar.
“Spitali psikiatrik nuk është më tabu. Madje të luten t’i shtrosh sepse kanë parë rezultatet e mjekimit aty. Rastet e përsëritura janë më së shumti pacientë që sapo dalin nga spitali refuzojnë të vazhdojnë mjekimin”, thonë mjekët.
Sipas një studimi të ISHP, thuhet se 1 në 4 persona vuajnë nga çrregullimi i ankthit dhe depresionit. Në studim thuhet se pandemia rëndoi më shumë statistikat e problemeve mendore./Marrë nga GazetaSI
Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas samitit të sotëm që u mbajt në B...
Albin Kurti KOSOVË-Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë fjalës së tij në seancën e sotme në Kuvend u shpreh se ...
Volodymyr Zelenskyy BRUKSEL- Ukraina "pret dritën jeshile" nga njëzet e xhtatë vendet duke u takuar këtë të enjte ...
RUSI- Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe aleat i vjetër i Vladimir Putinit, Dmitry Medv...
Joe Biden SHBA- Konflikti në Ukrainë, në muajin e tij të katërt, po shkakton ndërprerje në mbarë botën –...
Lapid dhe Çavusoglu IZRAEL- Turqia dhe Izraeli kanë filluar të punojnë për të rivendosur përfaq&eu...
Kuvendi i Kosoves KOSOVË- Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë zhvilluar një aksion simbolik n&...
MAQEDONIA E VERIUT- Sindikalistët vendosën 21 ulëse para godinës së qeverisë. Po aq ministra ka në qeveri. Sindikatat në...
Foto ilustruese UKRAINË- Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha të enjten se Ankaraja po heton pretendimet se gruri ukrainas &e...
Robert Habeck GJERMANI- Gjermania hyn në fazën 2 të planit të saj emergjent të gazit pasi Rusia ngadalëson furnizimin. Gjerma...