LIVE UPDATES
Bota

Në një vit, Rusia i zvogëloi Ukrainës kapacitetet për energji elektrike

Gjatë muajve të parë të luftës, Ukraina humbi 18 gigavate të kapaciteteve prodhuese, për shkak të pushtimit të territoreve të saj nga forcat ruse.

14 Dhjetor 2024, 17:14 Nga r.ll
Në një vit, Rusia i zvogëloi Ukrainës kapacitetet për
foto ilustruese

UKRAINË- Miliona ukrainas mbetën pa energji elektrike në vitin 2024, pasi Rusia i intensifikoi sulmet kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Ky vend kërkoi një takim të jashtëzakonshëm të Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA), i cili u mbajt më 12 dhjetor, në përgjigje të sulmeve ruse.

Me këtë rast, shefi i IAEA-s, Rafael Grossi, e dënoi një sulm me dron që shkatërroi një makinë të agjencisë në Ukrainë, në fillim të kësaj jave, duke thënë se sulmi “kishte qëllim të qartë për të shkaktuar dëme”.

Ndryshimi i taktikave

Prej se Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, u regjistruan mbi 1.000 sulme. Në vitin e parë të luftës, ato kishin në shënjestër rrjetin e shpërndarjes së rrymës, për të kaluar këtë vit direkt në objektet e prodhimit.

Para vitit 2022, centralet bërthamore, termike dhe hidrocentralet e Ukrainës, si dhe burimet e rinovueshme prodhonin 44 gigavate energji elektrike. Vendi konsumonte rreth 26 gigavate, ndërsa tepricën e eksportonte.

Gjatë muajve të parë të luftës, Ukraina humbi 18 gigavate të kapaciteteve prodhuese, për shkak të pushtimit të territoreve të saj nga forcat ruse. Termocentrali bërthamor, Zaporizhja, në Ukrainën juglindore, i cili u kap nga forcat ruse, përmbushte gati 20 për qind të nevojave të vendit për energji elektrike.

Përshkallëzimi i sulmeve më 2024

Gjatë këtij viti, Rusia i përshkallëzoi sulmet e saj ndaj objekteve energjetike në Ukrainë. Ndërmjet marsit dhe gushtit, ajo kreu nëntë valë të mëdha sulmesh komplekse në 20 nga 24 rajonet e kontrolluara nga Kievi.

Forcat ruse nuk i sulmuan drejtpërdrejt termocentralet bërthamore të Ukrainës, që janë nën kontrollin e saj, por centralet u prekën. Ndërprerjet në rrjetin elektrik dhe goditjet në nënstacionet e transformatorëve bënë që shumë reaktorë bërthamorë të mbylleshin përkohësisht.

Vetëm këtë vit, Ukraina humbi 9 gigavate të kapacitetit gjenerues për shkak të sulmeve ruse - kryesisht nga dronët dhe raketat - sipas Ministrisë së Energjisë në vend. Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar Hetimor i OKB-së në Ukrainë tha se sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike janë sistematike, joproporcionale dhe përbëjnë krim lufte.

Komplikimet nga dimri

Moti në dimër i bën problemet edhe më të mëdha. Oleksandr Kharchenko, drejtor i Qendrës Kërkimore të Industrisë së Energjisë, me seli në Kiev, thotë se në ditë dimri, kur temperaturat janë nën zero gradë në Ukrainë, nevojiten 18 gigavate energji elektrike për t’i përmbushur nevojat e konsumit. Por, ai thotë se në dispozicion janë vetëm 12-13 gigavate.

“Edhe me shtesën prej 1.7 gigavati nga importet eventuale nga Evropa, mungesa mbetet e konsiderueshme”, thotë Kharchenko, duke shtuar se ndërprerjet e energjisë elektrike mund të zgjasin deri në 10-12 orë në ditë.

Një problem tjetër stinor, sipas tij, është se hidrocentralet nuk mund të gjenerojnë aq shumë gjatë dimrit, sepse niveli i ujit është shumë i ulët. Për më tepër, shumë nga termocentralet - për shembull, me gaz dhe qymyr - janë të vjetra dhe të dëmtuara, thotë ai.

“Çdo ditë ka njësi energjie me qymyr që futen në riparime. Ato janë më shumë se 50 vjeçe”, thotë Kharchenko.

Sipas tij, këto nuk janë më modele të besueshme.

“Unë mendoj se prodhimi [i termocentraleve] me qymyr po i kalon vitet e fundit dhe fizikisht ato nuk do të zgjasin shumë”, përfundon ai./REL

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje