LIVE UPDATES
Bota

Ndryshimet në Kushtetutë, vijon përplasja mes opozitës maqedonase dhe qeverisë, VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje të parakohshme

Ky vend duhet të përfshijë pakicën bullgare në kushtetutën e saj, si kusht për të vazhduar bisedimet me Bashkimin Evropian. Por, për këtë i duhen dy të tretat e votave në parlament.

20 Gusht 2023, 18:11 Nga I.A
Ndryshimet në Kushtetutë, vijon përplasja mes opozitës
Shkup

SHKUP- Opozita maqedonase e drejtuar nga VMRO-DPMNE kërkon me çdo kusht shpalljen e shpejtë të zgjedhjeve të parakohshme, për të kapërcyer gjendjen e krijuar politike pas ndërprerjes së seancës së parlamentit për ndryshimet kushtetuese. Ndërkaq, pushteti e akuzon VMRO-në për politikat e saj anti-evropiane. Analistët, ndërkohë, nuk e përjashtojnë mundësinë e thellimit të krizës politike në vend, një gjë që do të kishte pasoja për rrugën integruese të Maqedonisë së Veriut. Ky vend duhet të përfshijë pakicën bullgare në kushtetutën e saj, si kusht për të vazhduar bisedimet me Bashkimin Evropian. Por, për këtë i duhen dy të tretat e votave në parlament.

Opozita maqedonase ngul këmbë për zgjedhje të parakohshme parlamentare në një kohë kur vendi po përballet me sfidat e ndryshimit të kushtetutës dhe rrjedhimisht rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. VMRO-DPMNE-ja duke parë se shumica parlamentare nuk ka dhe nuk po mund të arrijë shifrat e nevojshme prej dy të tretës së ligjvënësve që do të votonin përfshirjen e pakicës bullgare në Preambulën e Kushetetuës, tani si zgjidhje të vetme e shikon daljen e shpejtë në zgjedhje të parakohshme.

VMRO-ja e kundështon me ngulm miratimin e ndryshimit të kushtetutës duke e quajtur gatishmërinë e pushtetit për këtë si “një diktat bullgar”.

Ndërsa pushteti e akuzon VMRO-në për politika anti-evropiane, për shkak se ndryshimi i kushtetutës paraqet shansin e vetëm dhe të fundit për të vazhduar bisedimet për integrim në BE, VMRO-ja i hedh poshtë akuzat, ndërsa kritikon pushtetin për strategjinë e zvarritjes së procesit të votimit, sepse LSDM-ja dhe BDI-ja e dinë, sipas saj, se nuk kalojnë dot. VMRO-ja thotë se prandaj nuk ka zgjidhje tjetër përveç se shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme.

Zyrtarët opozitarë maqedonas thonë se këtë që e kanë bërë LSDM dhe BDI është humbje për popullin maqedonas:

“Sepse 80% e popullit nuk e pranon këtë zgjidhje; prandaj duhet të shkojmë në zgjedhje”, thotë Vllado Misajllovski i VMRO-DPMNE-së.

Edhe opozita shqiptare dëshiron zgjedhje të parakohshme, ndonëse ajo nuk e përjashton mundësinë e votimit të ndryshimeve kushtetuese.

Ndërkohë, partitë e koalicionint qeveritar theksojnë se ideologjia e vetme e VMRO-DPMNE-së është bllokimi dhe izolomi i vendit. Kryeministri Kovaçevski vlerëson se qytetarët me orientim pro-evropian nuk do ta harrojnë dhe nuk do t’ia falin këtë gjë VMRO-së.

Nga ana tjetër, analistët mendojnë se situata po shkon drejt shkaktimit të efekteve negative për vendin. Analisti Xhelal Neziri thotë se mungesa e dy të tretave të deputetëve dhe e votave në parlament si dhe mungesa e një vullneti politik për konsensus rreth kësaj çështjeje mund të sjell dhe të prodhojë kriza të reja politike.

“Këto kriza do të ndodhnin në një situatë jo aq të lakmueshme, jo aq të mirë, edhe në aspektin e brendshëm por edhe në kontekstin gjeopolitik në të cilin gjendet vendi. Nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese do të jetë pikërisht Maqedonia e Veriut e cila do të ndalë vetveten në vazhdimin e rrugës drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, thekson zoti Neziri.

Bashkimi Evropian i ka vënë kusht Maqedonisë së Veriut që ta përfshijë pakicën bullgare në Kushtetutën e saj pas një kompromisi për këtë në mes Shkupit dhe Sofjes. Ndërkohë, autoritetet qeveritare në Shkup kanë shprehur gatishmëri që krahas pakicës bullgare të fusin në Preambulë edhe pakicat kroate, malazeze, hebraike dhe egjiptiane, por të mos pranojnë heqjen e formulimit “20%-shi”, një referencë kjo për shqiptarët dhe gjuhën shqipe në Kushtetutë.

Marrë nga VOA

shkup

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen