LIVE UPDATES
Bota

Ndërsa luftimet zbrazin veriun e Gazës, kriza humanitare përkeqësohet në jug

Zyra humanitare, e njohur si OCHA, thotë se vetëm një spital në veri është në gjendje të pranojë pacientë.

14 Nëntor 2023, 15:06 Nga r.ll
Ndërsa luftimet zbrazin veriun e Gazës, kriza humanitare
foto ilustruese

GAZA- Rreth 200,000 njerëz të tjerë janë larguar nga Gaza veriore që nga 5 nëntori, tha të martën zyra humanitare e Kombeve të Bashkuara, ndërsa forcat tokësore izraelite luftojnë me militantët palestinezë rreth spitaleve, ku pacientët, të sapolindurit dhe mjekët janë të bllokuar, pa energji elektrike dhe me furnizimet pothuajse të mbaruara.

Zyra humanitare, e njohur si OCHA, thotë se vetëm një spital në veri është në gjendje të pranojë pacientë. Të gjithë të tjerët nuk janë më në gjendje të funksionojnë dhe kryesisht shërbejnë si strehimore, duke përfshirë spitalin më të madh në Gaza, Shifa, që është i rrethuar nga trupat izraelite dhe ku 36 foshnja janë në rrezik të vdesin sepse nuk ka energji për inkubatorët.

Lufta, tani në javën e saj të gjashtë, u shkaktua nga sulmi i papritur i Hamasit në Izrael, në të cilin militantët masakruan qindra civilë dhe tërhoqën zvarrë rreth 240 pengje në Gaza. Izraeli nisi sulme të rënda ajrore për gati tre javë përpara se të dërgonte trupa dhe tanke në veri. Lufta ka lënë të vrarë mijëra civilë palestinezë dhe ka shkaktuar shkatërrim të gjerë në enklavën e varfër.

Izraeli u ka kërkuar civilëve që të evakuojnë qytetin e Gazës dhe zonat përreth në veri, por pjesa jugore e territorit të rrethuar nuk është shumë më e sigurt. Izraeli kryen sulme të shpeshta ajrore nga veriu në jug, duke goditur ato që thotë se janë zona të militantëve, por shpesh duke vrarë gra dhe fëmijë.

Strehimoret e drejtuara nga Kombet e Bashkuara në jug janë shumë të mbipopulluara. Në përgjithësi, rreth 1.5 milionë palestinezë, më shumë se dy të tretat e popullsisë së Gazës, janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Njerëzit qëndrojnë në radhë për orë të tëra për bukën e pamjaftueshme dhe ujin e njelmët. Plehrat po grumbullohen, ujërat e zeza po vërshojnë rrugët dhe çezmat janë tharë, sepse nuk ka karburant për pompat e ujit. Izraeli ka ndaluar importin e karburantit që nga fillimi i luftës, duke thënë se Hamasi do ta përdorte atë për qëllime ushtarake.

Fillimi i motit me shi e të ftohtë vetëm sa e ka shtuar mjerimin. Në një kamp jashtë një spitali në qytetin qendror të Deir al-Balah, njerëzit po përpëliteshin nëpër baltë ndërsa shtrinin tendat plastike.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, e cila po përpiqet të ofrojë shërbime bazë për mbi 600,000 njerëz të strehuar në shkolla dhe objekte të tjera në jug, tha se karburantet mund të mbarojnë deri të mërkurën, duke e detyruar atë të ndalojë shumicën e operacioneve të ndihmës. Ajo tha se nuk ishte në gjendje të vazhdonte importimin e furnizimeve të kufizuara të ushqimit dhe ilaçeve përmes vendkalimit ufitar me Egjiptin, Rafah, e vetmja lidhje e Gazës me botën e jashtme.

Izraeli akuzon Hamasin për shfrytëzimin e spitaleve si mburojë për luftëtarët e tij, duke pretenduar se Hamasi ka ngritur qendrën e tij kryesore komanduese brenda dhe nën spitalin Shifa, pa ofruar prova. Si Hamasit ashtu edhe personeli i spitalit Shifa mohojnë akuzat izraelite.

Të hënën, ushtria publikoi pamjet e një spitali për fëmijë, ku trupat e saj hynë gjatë fundjavës, duke treguar armë që tha se i gjeti brenda, si dhe dhoma në bodrumin ku beson se militantët mbanin pengje. Videoja tregonte atë që dukej të ishte një sistem tualeti dhe ventilimi i instaluar me nxitim, si dhe një motoçikletë me një vrimë plumbi në të.

Ministria e Shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi hodhi poshtë akuzat, duke thënë se bodrumi i paraqitur ishte pjesë e spitalit dhe ishte shndërruar në një strehë për të zhvendosurit.

Për javë të tëra, pjesëtarët e personelit në Shifa në mungesë të furnizimeve kanë kryer operacione te pacientët e plagosur, përfshirë fëmijët, pa anestezion dhe duke përdorur uthullën si antiseptik. Pas eksodit masiv të fundjavës, rreth 650 pacientë dhe 500 pjesëtarët të personelit mbeten në spital, i cili nuk mund të funksionojë më, së bashku me rreth 2,500 palestinezë të zhvendosur që strehohen brenda me pak ushqime ose ujë.

Ministria e Shëndetësisë tha se 32 pacientë, përfshirë tri foshnja, kanë vdekur që kur gjeneratori mbeti pa karburante të shtunën. Ajo tha se 36 foshnja, si dhe pacientë të tjerë, janë në rrezik.

Të martën herët, ushtria izraelite tha se ka filluar transferimin e incubatorëve nga Izraeli në spitalin Shifa. Mbeti e paqartë nëse inkubatorët janë dërguar dhe si do të vihen në punë.

Ligji ndërkombëtar u ofron mbrojtje të posaçme spitaleve në kohë lufte. Spitalet mund ta humbin mbrojtjen nëse luftëtarët i shfrytëzojnë ato për t;i fshehur apo për të mbajtur armë, por personelit dhe pacientëve duhet t’u jepet kohë e mjaftueshme për t’u evakuuar.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, provoi të hënën evakuimin e 6000 nga spitali Al-Quds, por tha se autokolona e tij u kthye mbrapshtë për shkak të bormbardimeve dhe luftimeve. Izraeli shfaqi një video që tregonte një militant me mortaje dore që ndërsa po hynte në spital.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për pauza të përkohshme për të lejuar shpërndarjen e ndihmës shumë të nevojshme. Izraeli është pajtuar me afate kohore ditore gjatë të cilëve civilet mund të largohen më këmbë nga Gaza Veriore.

Deri të premten e kaluar, më shumë se 11,000 palestinezë, dy të tretat e tyre gra dhe të mitur, janë vrarë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, e cila nuk bën dallime midis vdekjeve të civilëve dhe militantëve. Rreth 2700 persona janë raportuar të zhdukur.

Zyrtarët shëndetësorë nuk e kanë përditësuar numrin, duke përmendur vështirësitë për mbledhjen e informacionit.

Të paktën 1200 njerëz kanë vdekur në anën izraelite, kryesisht civilë të vrarë në sulmin fillestar të Hamasit. Ushtria thotë se 46 ushtarë janë vrarë në operacionet tokësore në Gaza.

Rreth 250,000 izraelitë janë evakuuar nga komunitetet pranë Gazës, ku militantët palestinezë ende qëllojnë me breshëri raketash, dhe përgjatë kufirit verior, ku Izraeli dhe grupi militant Hezbollah i Libanit kanë shkëmbyer zjarr vazhdimisht që nga fillimi i luftës.

Lufta ka nxitur gjithashtu tensione në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. Të paktën shtatë palestinezë u vranë gjatë natës gjatë një bastisjeje izraelite në Tulkarem, tha të martën ministria palestineze e Shëndetësisë. Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria. Më shumë se 190 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, kryesisht gjatë protestave të dhunshme dhe përleshjeve me armë gjatë bastisjeve dhe arrestimeve.

Marrë nga VOA.

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet