LIVE UPDATES
Bota

NATO, SHBA të bindura se Turqia nuk do të pengojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë

15 Maj 2022, 22:59 Nga DOSJA
NATO, SHBA të bindura se Turqia nuk do të pengojë
Foto Ilustruese

SHBA- NATO dhe Shtetet e Bashkuara thanë të dielën se ishin të bindura se Turqia nuk do ta ndalonte anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancën ushtarake perëndimore, pasi dy shtetet nordike ndërmorën hapa për t'u anëtarësuar në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë.

Presidenti finlandez Sauli Niinisto konfirmoi të dielën se vendi i tij do të aplikonte për të hyrë në NATO, ndërsa socialdemokratët në pushtet në Suedi njoftuan një ndryshim zyrtar të politikës që do t'i hapte rrugën vendit të tyre për të aplikuar brenda disa ditësh.

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson tha se do të shkojë në parlament të hënën për të siguruar mbështetjen për kërkesën për anëtarësim, të cilin aleatët e NATO-s presin që do të bëhet njëkohësisht me Finlandën.

"Sot Partia Social Demokratike suedeze mori një vendim historik për t’i thënë po kërkesës për anëtarësim në aleancën e NATO-s," tha ministrja e jashtme suedeze, Ann Linde. "Agresioni rus ndaj Ukrainës ka përkeqësuar situatën e sigurisë për Suedinë dhe Evropën në tërësi."

Ministri i mbrojtjes i vendit, Peter Hultqvist, paralajmëroi se Suedia do të ishte në një situatë të rrezikshme nëse do të ishte i vetmi vend balltik që do të mbetej jashtë NATO-s. "Do të mbeteshim pas," tha ai.

Turqia, e cila befasoi aleatët e saj ditët e fundit kur tha se kishte rezerva për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, parashtroi kërkesat e saj të dielën në Berlin ku u mbajt një takim i ministrave të jashtëm të NATO-s. Ankaraja tha se donte që vendet nordike të ndalnin mbështetjen për grupet militante kurde të pranishme në territorin e tyre dhe të hiqnin ndalimet për disa shitje armësh në Turqi.

"Kam besim se do të jemi në gjendje t’u përgjigjemi shqetësimeve që ka shprehur Turqia në një mënyrë të tillë që të mos vonojë anëtarësimin," tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken nuk pranoi të jepte detaje nga bisedat me dyer të mbyllura në Berlin, por i bëri jehonë qëndrimit të zotit Stoltenberg.

"Kam shumë besim se do të arrijmë konsensus," u tha zoti Blinken gazetarëve, duke shtuar se NATO ishte "vend i dialogut".

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu tha se bisedimet me homologët suedezë dhe finlandezë në Berlin ishin të dobishme. Të dyja vendet kishin bërë sugjerime për t'iu përgjigjur shqetësimeve të Ankarasë, të cilat Turqia do t'i marrë në konsideratë.

Ai veçoi Suedinë në veçanti, duke thënë se grupi militant kurd PKK, i konsideruar si terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, kishte mbajtur takime në Stokholm gjatë fundjavës.

Megjithatë, ai tha se Turqia nuk e kundërshton politikën e aleancës për të qenë e hapur për të gjitha vendet evropiane që dëshirojnë të aplikojnë.

Çdo vendim për zgjerimin e NATO-s kërkon miratimin nga të 30 aleatët dhe parlamentet e tyre. Ankaraja, një anëtare e NATO-s për 70 vjet, do të jetë nën presion të jashtëzakonshëm për t'u tërhequr nga kundërshtimi, thanë diplomatët e NATO-s, sepse aleanca konsideron se pranimi i Finlandës dhe Suedisë do ta forconte atë jashtëzakonisht në Detin Baltik.

Suedia dhe Finlanda ishin të dyja neutrale gjatë gjithë Luftës së Ftohtë dhe vendimi i tyre për t'u bashkuar me NATO-n do të ishte një nga ndryshimet më të mëdha në arkitekturën e sigurisë evropiane për dekada, duke reflektuar një ndryshim gjithëpërfshirës në opinionin publik në rajonin nordik që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt.

Pas verifikimit të kërkesave të Finlandës dhe Suedisë nga aleatët e NATO-s - dhe nëse zgjidhen kundërshtimet turke - miratimi mund të vijë brenda disa javësh, megjithëse ratifikimi nga parlamentet e vendeve mund të zgjasë deri në një vit, kanë thënë diplomatë dhe zyrtarë.

Moska i është përgjigjur perspektivës së anëtarësimit të shteteve nordike në NATO duke kërcënuar me hakmarrje, përfshirë "masa ushtarako-teknike", por pa hyrë në detaje.

Marrë nga VOA

Sondazh

Poll

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!