Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Geoana përmes një postimi në Twitter thotë se mirëpresin hapat e mëtejshëm të Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e raporteve derisa kërkojnë përparim të mëtejshëm.
KOSOVË- Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mirce Geoana, ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Geoana përmes një postimi në Twitter thotë se mirëpresin hapat e mëtejshëm të Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e raporteve derisa kërkojnë përparim të mëtejshëm.
“Pata një telefonatë të mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak. Ne mirëpresim hapat e mëtejshëm të Beogradit dhe Prishtinës në rrugën e normalizimit dhe kërkojmë përparim të mëtejshëm. NATO mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë KFOR-in”, ka shkruar ai.
Good call with EU Special Rep @MiroslavLajcak. We welcome Belgrade & Pristina’s further steps on the path to normalisation, and urge further progress. #NATO remains strongly committed to peace & stability in the Western Balkans, including through @NATO_KFOR.
— Mircea Geoana (@Mircea_Geoana) March 1, 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan më 27 shkurt në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Në përfundim të takimit nuk u arrit asnjë marrëveshje dhe bisedimet për çështjen u shtynë më 18 Mars në Maqedoninë e Veriut. Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë. Kurti dhe Vuçiç takuan edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përpara takimit të përbashkët. Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes tyre të gjashtin me radhë si më të rëndësishmin. Propozimi, i cili u është dorëzuar atyre që në fund të verës, përkrahet edhe nga Shtetet e Bashkuara. Propozimi evropian nuk e përmend në mënyrë specifike Asociacionin, por përfshin zotimin e të dyja palëve për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, e ku bën pjesë edhe ajo për Asociacionin.
Besnik Beslimi KOSOVË- Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian dhe dialog i Republikës së Kosov&eum...
Krykios Mitsotakis GREQI- Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka bërë një deklaratë të jashtëzakonshme pas kthimi...
20- vjeçari i mbijetuar nga aksidenti në Greqi GREQI- Në mes të tragjedisë dhe peizazhit të zhgënjimit,...
Aksidenti hekurudhor GREQI- Drejtuesi i stacionit të Larisës ku u shkaktuan 40 viktima, ka deklaruar para grupeve hetimore se gabimin që kis...
Protesta KUÇOVË- Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë kanë protestuar sot sërish për ujin e Sinecit. Bur...
Aleksandër Vuçiç dhe Ursula Von der Leyen SERBI- Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç ...
Momenti i përplasjes GREQI- Një kamera sigurie ka kapur momentin tronditës kur treni i pasagjerëve dhe mallrave u përplasën d...
COVID-19 KINË- Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës ka kundërshtuar deklaratat e bëra më herët nga drejtori ...
Antony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka njoftuar se ai nuk do të takohet me ministrat e jashtëm rus ose kinez në...
Protesta në Greqi GREQI- Atmosfera ka qenë e tensionuar edhe në qendër të Patrës pas tragjedisë hekurudhore n&...