Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Rritja erdhi vetëm pak ditë pasi tregjet kishin reaguar pozitivisht ndaj sinjaleve për një marrëveshje të mundshme mes Uashingtonit dhe Teheranit.
SHBA- Çmimet e naftës u rritën sërish në tregjet ndërkombëtare pasi Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi si “plotësisht të papranueshme” përgjigjen e Iranit ndaj propozimit amerikan për armëpushim, duke shtuar frikën se kriza në Lindjen e Mesme dhe bllokimi i Ngushticës së Hormuzit do të zgjasin më shumë se sa pritej.
“Nafta Brent u rrit me 2.67%, në 103.99 dollarë për fuçi, ndërsa gjatë sesionit preku 105.99 dollarë. Nafta amerikane WTI u ngjit në 97.66 dollarë për fuçi, pasi më herët kishte kaluar përkohësisht pragun e 100 dollarëve.”
Rritja erdhi vetëm pak ditë pasi tregjet kishin reaguar pozitivisht ndaj sinjaleve për një marrëveshje të mundshme mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Trump deklaroi në rrjetet sociale se kushtet e vendosura nga Irani ishin “TOTALISHT E PAPRANUESHME”, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Sipas raportimeve, Teherani kishte kërkuar heqjen e sanksioneve, kompensim për dëmet e luftës dhe njohjen e sovranitetit iranian mbi Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë.
Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 20% e furnizimit global me naftë, mbetet ende pjesërisht e bllokuar, duke mbajtur të larta tensionet në tregjet energjetike. Analistët paralajmërojnë se çdo vonesë në rihapjen e plotë të saj mund të krijojë mungesa të reja furnizimi dhe presion të mëtejshëm mbi çmimet globale të energjisë.
Tregu po reagon gjithnjë e më shumë ndaj zhvillimeve politike dhe deklaratave të liderëve, ndërsa investitorët po përpiqen të kuptojnë nëse negociatat SHBA-Iran mund të rikthehen në tryezë apo nëse konflikti do të përshkallëzohet sërish.
Kriza e Hormuzit konsiderohet tashmë një nga goditjet më të mëdha për tregun global të energjisë në dekada. Çmimi i Brent arriti deri në 126 dollarë për fuçi në kulmin e tensioneve, ndërsa Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë e ka cilësuar situatën si “sfidën më të madhe globale për sigurinë energjetike”./Monitor
AUSTRI- Edicioni i 70-të i Eurovisionit në Vjenë po kalon krizën më të rëndë historike pas tërheqjes së pes&...
Foto ilustruse SHBA- Ngërçi i negociatave midis SHBA-së dhe Iranit buron nga prioritete të ndryshme. Presidenti amerikan, Donald Trum...
Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf IRAN- Negociatori kryesor i Iranit, kryetari i Parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf, tha kët&...
SPANJË- Me kujtimet e pandemisë COVID ende të freskëta në mendjet e shumë njerëzve, është e kuptue...
Foto ilustruse Deri më tani, tre persona kanë vdekur, me disa të tjerë të sëmurë, pas një shpërthimi të h...
TURQI- Një ngjarje dramatike ka përfunduar me arrestimin e dy personave në Gaziantep të Turqisë, falë reagimit heroik t&eum...
Foto ilustruse Linjat ajrore në Europë dhe Azi po ulin çmimet e biletave dhe po ofrojnë tarifa promocionale për të nxitur r...
SPANJË- Shumica e pasagjerëve nga anija turistike MV Hondius, e cila u diagnostikua me një shpërthim të Hantavirusit disa ditë m...
Volodymyr Zelensky UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar ditën e sotme se armiqësitë me ushtrinë ruse vazh...
Presidenti francez, Emmanuel Macron KENIA- Presidenti francez, Emmanuel Macron ka ndërprerë përkohësisht konferencën kulturo...