LIVE UPDATES
Bota

Murtezaj: Ndërtimtaria dhe gastronomia, “prodhues” të punëtorëve pa letra

Ky automatizim, sipas tij, ka bërë që të rritet përmbushja e obligimeve tatimore në mënyrë vullnetare, ndonëse mbeten sfidë borxhet e vjetra në vlerë të rreth 500 milionë eurove.

26 Gusht 2023, 20:46 Nga I.A
Murtezaj: Ndërtimtaria dhe gastronomia, “prodhues” të
Ilir Murtezaj

KOSOVË- Automatizimi i procesit të punës në Administratën Tatimore të Kosovës,(ATK) ka bërë që asnjë tatimpagues të mund të pretendojë se mundet t’i anashkalojë apo vonojë pagesat e detyrimeve tatimore, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të ATK-së, Ilir Murtezaj.

Ky automatizim, sipas tij, ka bërë që të rritet përmbushja e obligimeve tatimore në mënyrë vullnetare, ndonëse mbeten sfidë borxhet e vjetra në vlerë të rreth 500 milionë eurove.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Murtezaj, sa është shuma e të hyrave të grumbulluara nga ATK-ja deri më tash?

Ilir Murtezaj: Administrata Tatimore e Kosovës është duke performuar me trend pozitiv në inkasimin e të hyrave. Gjatë periudhës janar-korrik ka arritur të inkasojë rreth 515 milionë euro, ose mbi 18 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Do të thotë, 79 milionë euro më tepër sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Janë një mori faktorësh që kanë ndikuar në rritjen e performancës së të hyrave tatimore, por ndër kyçet, që ne vlerësojmë, janë: rritja e llogaridhënies, përgjegjësisë së stafit, pastaj kampanjat e shumta me të cilat po i bëjmë thirrje komunitetit të biznesit që t’i përmbushë detyrimet tatimore si dhe automatizimi i shumë proceseve të punës.

Radio Evropa e Lirë: Por, cili nga këta faktorë, konkretisht, ka ndikuar më shumë në këtë rritje?

Ilir Murtezaj: E përmenda, kampanjat dhe rritja e llogaridhënies ka bërë që shumë tatimpagues, që në kaluarën kanë mundur të pretendojnë që mund të jenë fshehur, ose të jenë mbrojtur nga dikush, tani automatizimi i procesit të punës, ka bërë që të mos ndihet askush rehat, në kuptimin e asaj që mund të vazhdojë me formën e vjetër të mosraportimit, mosdeklarimit dhe mospagesës së tatimeve. Është rritur përmbushja e detyrimeve në mënyrë vullnetare, tani kemi mbi 90 për qind të të hyrave që rrjedhin nga përmbushja në mënyrë vullnetare.

Radio Evropa e Lirë: Thoni se “bizneset më nuk mund të pretendojnë të fshihen ose mbrohen nga dikush". Keni pasur raste të tilla?

Ilir Murtezaj: Më parë ka qenë mundësia që faktori njeri të jetë ai, i cili të ketë, të them ashtu, fatin në përcaktim të rastit për kontrolle dhe inspektime. Ka mundur që dikush edhe të anashkalohet. Kurse tani procesi i automatizuar e përjashton këtë mundësi, sepse nëse krijohen listat bazuar në analizën e riskut të rasteve për kontroll ose për inspektime, atëherë askush nuk mund ta largojë askënd nga lista për t’u kontrolluar ose inspektuar. Kjo bën që askush mos të ndihet i sigurt, që mund të vazhdojë me vite të punojë, të funksionojë dhe mos të kontrollohet.

Radio Evropa e Lirë: Por, çfarë ndodh me atë 10 për qindëshin e tatimpaguesve që nuk paguajnë në mënyrë vullnetare. Sa është vlera e borxhit të përgjithshëm ndaj ATK-së?

Ilir Murtezaj: Gjithsesi, pjesë e informalitetit, ose pjesë e sfidave është edhe pjesa e borxheve tatimore. Borxhe këto që kanë arritur në rreth 500 milionë euro. Ky është rezultat i borxheve të trashëguara me vite të tëra, që nga themelimi i ATK-së. Por, edhe kjo pjesa e pandemisë e ka bërë të vetën, për shkak se në vitin 2020, patëm një rënie të likuiditetit të biznesit dhe ekonomisë, në përgjithësi. Dhe në ato vite është krijuar një rritje e stokut të borxheve.

Borxhet tjera, e të cilat vazhdojnë të mbesin sfidë janë borxhet që anulohen. Për borxhet e vjetra ligji kërkon që ato të anulohen, kjo mbetet sfidë për ATK-në, për shkak se ka përgjegjësi aty. Për t’u anuluar një borxh, duhet të zhvillohen të gjitha procedurat e mbledhjes së borxhit. Dhe, në rastet kur nuk janë zhvilluar të gjitha procedurat, atëherë ka përgjegjësi juridike dhe kjo po bën që zyrtarët tatimorë që e kanë këtë përgjegjësi, këtë kompetencë, të hezitojnë t’i anulojnë këto borxhe, gjë që do të kishte lehtësuar barrën e institucionit tonë.

Radio Evropa e Lirë: Në cilat raste anulohen borxhet?

Ilir Murtezaj: Ligji parasheh që në rastet kur bëhen më tepër se gjashtë vjet, sepse deri në gjashtë vjet kemi kompetencë të mbledhim borxhe. Më tepër se gjashtë vjet, nuk kemi të drejtë të marrim masa të mbledhjes së borxheve, nuk kemi të drejtë konfiskimin, qoftë të pasurisë së luajtshme apo të paluajtshme.

Dhe në këto raste, kur kanë përfunduar të gjitha procedurat ligjore, janë bërë përpjekjet për t’u mbledhur borxhet, nuk janë mbledhur, atëherë ligji parasheh që të bëhet anulimi i borxheve. Nuk ka nevojë që të ketë një dispozitë tjetër ligjore, por që duhet të ketë veprim. Por, duke pasur parasysh qe jemi duke folur për borxhe të viteve të kaluara. Që nga viti 2001, 2002 e tutje, përgjegjësia ka qenë e shtrirë në numër të madh të zyrtarëve dhe kjo ka bërë që pak a shumë të ketë hezitim dhe të jetë një lloji sfide për institucionin tonë.

Radio Evropa e Lirë: A ka raste kur bizneset e keqpërdorin këtë bazë ligjore? Si mund të veprojë një biznes gjashtë vjet pa kontrolle, pa inspektime?

Ilir Murtezaj: Në realitet, me reformën që e potencova më herët, nga viti 2020 është e pamundur që një biznes të vazhdojë të mbetet borxhli për gjashtë vjet dhe mos të ketë veprime. Sepse procedurat tashmë janë të qarta, të dizajnuara dhe të strukturuara në atë formë që domosdo zyrtari tatimor ka për obligim t’i zbatojë procedurat. Në ditën e parë të krijimit të borxhit, zyrtari tatimor e ka obligim që deri në ditën e dhjetë ta njoftojë palën për borxhin dhe ta ftojë për pagesë. Janë procedurat tjera që, në rast se tatimpaguesi nuk i përgjigjet thirrjes së ATK-së, shkohet me procedurat e bllokimit të llogarive bankare.

Radio Evropa e Lirë: Ka pasur konfiskim të pasurisë gjatë këtij viti, dhe çka ndodh me atë pasuri.

Ilir Murtezaj: Kemi zhvilluar procedura të konfiskimit. Gjatë këtij viti të them të drejtën janë në masë më të reduktuar. Asnjëherë nuk është tendencë që ne të shkojmë dhe të konfiskojmë pasuri, por i gjithë qëllimi është të mblidhet borxhi. Por, në rastet kur tatimpaguesit nuk i përgjigjen thirrjes për të paguar borxhin, atëherë merren edhe masat e konfiskimit. Janë vendet e autorizuara ku vendoset pasuria, varësisht çfarë pasurie është. Nëse është pasuri e luajtshme, pajisje apo gjëra të tjera, janë depo ku dërgohet malli. Organizohen procedurat e shitjes dhe pas shitjes bëhet kompensimi i borxhit. Ndërsa nëse është fjala për pasuri të paluajtshme vendosen shiritat dhe mbeten në atë mënyrë deri në momentin e shitjes.

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë masat që ATK-ja është duke marrë për zvogëlimin e ekonomisë joformale?

Ilir Murtezaj: Kosova nuk ka mekanizma institucionalë të cilët janë të autorizuar për ta bërë matjen e hendekut tatimor. Në këtë rast, nuk mund të flasim me shifra ose me të dhëna zyrtare se në çfarë niveli e kemi informalitetin. Pavarësisht kësaj, ATK-ja është duke realizuar aktivitete në terren për ta zvogëluar nivelin e ekonomisë joformale. Përmes projekteve të ndryshme jemi duke identifikuar sektorë të caktuar që janë me rreziqe më të larta që prodhojnë informalitet.

Një nga sektorët, apo çështjet që është identifikuar si risk në informalitet, është pjesa e punëtorëve të padeklaruar. Ne edhe në të kaluarën kemi monitoruar këtë proces, mirëpo tashmë kemi projekt specifik për punëtorë të padeklaruar. Vetëm gjatë këtij viti janë identifikuar rreth 1.360 punëtorë të padeklaruar , apo që nga fillimi i projektit kemi identifikuar mbi 7.000 punëtorë të padeklaruar.

Përveç këtyre rezultateve, të dhënat tjera tregojnë se në vazhdimësi po ka rritje. Nga muaji në muaj, ka raportime të reja nga punëdhënësit, të cilët raportojnë për punëtorë përmes deklaratave të mbajtjes së deklarimit në burim. Vetëm gjatë këtij muaji i kemi rreth 15 mijë punëtorë më shumë se në korrikun e vitit 2022. Mund të themi se disa nga ta janë edhe për shkak të rritjes së punësimit, por disa janë edhe rezultat i formalizimit.

Radio Evropa e Lirë: Cili sektor ka më tepër punëtorë të padeklaruar?

Ilir Murtezaj: Nëse iu referohemi të dhënave nga terreni atëherë del se sektori i ndërtimtarisë dhe sektori i gastronomisë kanë më tepër punëtorë të padeklaruar.

Radio Evropa e Lirë: Sa është numri i përgjithshëm i punëtorëve të deklaruar aktualisht në tregun e Kosovës?

Ilir Murtezaj: Sipas të dhënave të muajit korrik, i kemi mbi 405 mijë punëtorë të raportuar, rreth 15 mijë më shumë sesa gjatë muajit korrik të vitit të kaluar.

Radio Evropa e Lirë: Pjesa veriore e Kosovës përmendet si hapësirë ku më tepër zhvillohet ekonomia joformale. Si funksionon ATK-ja në atë pjesë?

Ilir Murtezaj: Vazhdimisht mundohemi që ta shtrijmë autoritetin në gjithë pjesën e vendit. Veriu e dimë se është sfidë, sikurse për të gjitha institucionet, edhe për ATK-në, sepse e dimë që është më e vështirë pjesa e mbikëqyrjes së transaksioneve ekonomike edhe në atë pjesë. Përkundër asaj, ne kemi tatimpagues të komunitetit serb, që vazhdojnë të jenë të deklaruar dhe pagues të rregullt të tatimeve dhe me vlera të konsiderueshme tatimore. Të njëjtën kohë, kemi edhe zyrtarë tatimorë të cilët janë, po ashtu, të komunitetit serb, por edhe shqiptarë që së bashku kontrollojnë, monitorojnë dhe inspektojnë bizneset në pjesën veriore të Kosovës.

Marrë nga REL

atk ilir murtezaj

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës