LIVE UPDATES
Bota

Ndreqja e pabarazive mes burrave dhe grave në futboll

Por megjithëse Kupa e Botës e FIFA-s për gratë mund t’i ngjasojë asaj të burrave, paratë që e financojnë atë nuk janë njëlloj.

26 Gusht 2023, 19:34 Nga I.A
Ndreqja e pabarazive mes burrave dhe grave në futboll
Foto ilustruese

SPANJË- Ndërsa Kupa e Botës e Grave në futboll u përmbyll me fitoren e Spanjës, vëmendja po rikthehet tek pabarazitë gjinore në këtë sport, në veçanti përsa i përket pagesës. Kapitenia e ekipit të grave të Anglisë merr 125 herë më pak të ardhura se sa kapiteni i ekipit të meshkujve në kampionatet mes klubeve të futbollit.

Me medaljet e arta të varura në qafë, ekipi i grave të Spanjës në Kupën e Botës festoi fitoren 1-0 ndaj Anglisë. Por megjithëse Kupa e Botës e FIFA-s për gratë mund t’i ngjasojë asaj të burrave, paratë që e financojnë atë nuk janë njëlloj. Lojtaret gra të futbollit përballen me kushte shumë të ndryshme pune krahasuar me homologët e tyre burra.

Megjithëse ishte fajësuar prej kohësh për mungesën e interesit nga publiku, Kupa e Botës e Grave po fiton tashmë popullaritet. Po përse pra ky hendek financiar?

“Përsa u përket sponsorëve, atyre u interesojnë shifrat. Niveli i angazhimit përgjatë kampionatit ka qenë shumë i lartë, megjithë oraret kur janë luajtur ndeshjet. Nuk ishte ideale nga pikëpamja e transmetimit. Janë nga një përbërje e ndryshme demografike ata që shohin lojërat e grave krahasuar me të burrave, dhe mendoj se kjo tërheq një tjetër shtresë sponsorësh që kërkojnë të ndërtojnë marrëdhënie më të ngushta me influencuesit dhe audiencën e re”, thotë Kieran Maguire, ekspert i financave të futbollit.

Vitin e kaluar, Argjentina fitoi kupën e botës për burrat.

Ylli i futbollit Lionel Messi, i cili nënshkroi rishtazi kontratën me ekipin Inter Miami, mësohet se ka fituar rreth 50 – 60 milionë dollarë në vit nga klubi i tij i futbollit.

“Për sa i përket ekipeve të Anglisë, si burrat edhe gratë marrin të njëjtat pagesa nga Shoqata e Futbollit. Kur bëhet fjalë për futbollin mes klubeve, nëse shikon klubet në krye të Premier League, ato fitojnë nga 637 – 765 milionë dollarë, ndërsa klubet në Ligën e Futbollit të Grave (WSL) janë ndoshta në nivelin 6.3 – 8.9 milionë dollarë. Kështu që mundësia për të dhënë rroga mbështetet tek kapacitetet e klubeve për të krijuar të ardhura”, thotë zoti Maguire.

Kapitenia e grave të Anglisë, Leah Williamson, e cila nuk mundi të marrë pjesë në Kupën e Botës për shkak të një lëndimi, mësohet se ka patur 255 mijë dollarë të ardhura.

Homologu i saj në ekipin e burrave, Harry Kane, u transferua rishtazi tek Bajerni i Mynihut, me një kontratë katërvjeçare që u njoftua se do të ketë një vlerë të përgjithshme prej rreth 110 milionë dollarësh, ose gati 32 milionë dollarë në vit.

Kjo është 125 herë më shumë se shpërblimi për zonjën Williamson. Disa ekipe, si Nigeria, Filipinet dhe Xhamaika, ende po vazhdojnë përpjekjet për të gjetur sponsorët dhe mbështetjen. Ekipe më të konsoliduara, si Gjermania, Brazili, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara, me përfundimin e kampionatit fillojnë reflektimin për gjërat që nuk shkuan siç duhet. Një ndër ekipet që po lufton për barazi pagash mes burrave dhe grave është ekipi i grave i Kanadasë.

Ato kërkojnë paga të njëjta me burrat dhe janë angazhuar në negociata prej gati një viti. As kërcënimi për bojkot nuk ndihmoi për t’i përshpejtuar negociatat.

“U përpoqëm në shkurt të hidheshim në grevë dhe të ndërmerrnim kështu veprime më serioze, pikërisht për të arritur në një konkluzion përpara Kupës së Botës. Fatkeqësisht nuk ja kemi dalë mbanë ende, por mendoj se pak nga pak do t’ia arrijmë. Federata i është afruar pozicionit tonë. Shpresoj që pas Kupës së Botës të ndërmarrim një hap të madh përpara”, thotë Vanessa Gilles, mbrojtëse në ekipin kanadez.

Shumë shpresojnë se rritja e interesimit për lojërat e grave do sjellë rrjedhimisht oferta më fitimprurëse dhe paga më të barabarta.

Marrë nga VOA

leah williamson lionel messi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës