LIVE UPDATES
Bota

Mospajtimet bëhen publike, Stano: BE po pret themelimin e Asociacionit

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje për Gazetën Express thotë se për Asociacionin nuk ka ndryshuar as qëndrimi i Unionit

21 Tetor 2022, 13:07 Nga I.A
Mospajtimet bëhen publike, Stano: BE po pret themelimin e Asociacionit
Lajçak, Kurti dhe Escobar

KOSOVË- Qeveria e Kosovës s’ka ndryshuar qëndrim, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kërkojnë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje për Gazetën Express thotë se për Asociacionin nuk ka ndryshuar as qëndrimi i Unionit.

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Kosova ka hyrë në marrëveshje për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave Serbe. Kjo marrëveshje është lidhur me mirëbesim nga të gjitha palët e përfshira. Nuk është tërhequr asnjëherë”, tha Stano.

Duke kujtuar se Marrëveshja e vitit 2013 u ratifikua në Kuvend me 2/3 e votave të deputetëve, Stano thotë se Kosova ka obligim ndërkombëtar që ta zbatojë atë. Kryeministri Albin Kurti e kishte shpallur të vdekur Asociacionin, duke thënë se formini i tij i shkon për shtati vetëm Beogradit dhe duke përsëritur se ajo marrëveshje ishte shpallur jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Këtë të fundit, zëdhënësi i BE-së e quan keqinterpretim.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2015 në lidhje me Asociacionin/Bashkësinë është keqinterpretuar rregullisht. Gjykata asnjëherë nuk tha se Asociacioni/Bashkësia nuk mund/nuk duhet të themelohet”, thotë Stano.

Prandaj, ai thekson se në BE presin që Kosova të respektojë zotimet që ka marrë në dialog. Asociacioni i komunave me shumicë serbe planifikohet të jetë pjesë e rëndësishme e marrëveshjes që Kosovës dhe Serbisë po iu kërkohet ta nënshkruajnë brenda javësh. Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar tha se mëngjesin e së mërkurës me presidenten Vjosa Osmani kanë folur për mënyrat e ndryshme se si mund të formohet ky asociacion.

peter stano asosacioni i komunave me shumice serbe n dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija