21 Tetor 2022, 12:57
Nga I.A
Qeveria gjermane
GJERMANI- Qeveria gjermane ka mohuar se është e përfshirë në përgatitjen e një drafti për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Në një përgjigje me shkrim për Telegrafin thuhet se Qeveria e Gjermanisë nuk është e përfshirë në draftimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili është përmendur në disa kanale të mediave të enjten.
“Qeveria Gjermane nuk është e përfshirë në draftimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili është përmendur në disa kanale të mediave dje. Fondacioni Friedrich Ebert, në bashkëpunim me partnerët e tij punon vazhdimisht në tema të rëndësishme shoqërore-politike. Me sa jemi në dijeni ne, ky projekt i veçantë është duke vazhduar dhe rezultatet e tij do të ndahen me hisedarët dhe opinionin publik në kohën e duhur. Ambasada shprehimisht e mirëpret secilin kontribut, i cili e çon përpara dialogun publik për këtë çështje të rëndësishme. Në rast se keni pyetje të tjera, ju lutemi t’i drejtoheni Zyrës së Fondacionit Friedrich Ebert në Prishtinë”, thuhet në përgjigje.
Fondacioni Fridrich Ebert kishte përgatitur një draft të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por i cili nuk është finalizuar. Të mërkurën në mediat e Kosovës ka qarkulluar një “Draft gjerman”, për Asociacionin. Drafti përmban 17 nene dhe parasheh që ky Asociacion t’i ketë 10 komuna me mundësi zgjerimi. E lidhur me këtë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë për Telegrafin se qëndrimi qeveritar për Asociacionin është i pandryshueshëm.
asosacioni i komunave me shumice serbe n friedrich ebert marreveshja franko-gjermane dialogu kosove-serbi
Bota
21 Tetor 2022, 12:48
I.A
Elon Musk
SHBA- Zyrtarët e administratës Biden po diskutojnë nëse SHBA duhet t'i nënshtrojë disa nga sipërmarrjet e Elo...
Bota
21 Tetor 2022, 11:57
I.A
Qeveria e re italiane
ITALI- Giorgia Meloni u drejtua të premten në Pallatin Quirinal të Romës ku pritet të emërohet si kryem...
Bota
21 Tetor 2022, 11:47
I.A
Viola von Cramon
BRUKSEL- Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se zgjerimi i BE-së mund t&eu...
Bota
21 Tetor 2022, 11:32
I.A
Liz Truss
ANGLI- Ndërsa deputetët në partinë e saj tani po përgatiten për një tjetër garë lidershipi dhe po di...
Bota
21 Tetor 2022, 11:26
I.A
Viktor Orban
HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë të premten se në samitin e Bashkimit Evropian ësht&eum...
Bota
21 Tetor 2022, 11:14
I.A
Kopertina
ANGLI- Ambasadori i Italisë në Mbretërinë e Bashkuar e ka kritikuar Economist për ripërtëritjen e stereotipeve...
Bota
21 Tetor 2022, 10:44
k.m.
Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj
PRISHTINË- I vetmi prej opozitarëve që do të shkojë në takimin e sot&eum...
Bota
21 Tetor 2022, 10:32
k.m.
Aleksandër Vuçiç
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sot pritet të presë përfaqë...
Bota
21 Tetor 2022, 10:17
I.A
Qeveria e Kosoves
KOSOVË- Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy ve...
Bota
21 Tetor 2022, 09:35
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Policia në Selanik arrestoi një 42 -vjeçar, pas denoncimit të një vajze 14-vjeçare&...