Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mbështetës dhe familjarë të politikanit opozitar shënuan ditën kur Navalny do të duhej të mbushte 48 vjet, më 4 qershor.
RUSIA- Policia e Moskës ka ndaluar dy gra të cilat shkuan për të bërë nderime në varrin e kritikut të ndjerë të Kremlinit, Aleksei Navalny, në varrezat e Borisovit, raportoi grupi OVD-Info, duke cituar një dëshmitar. Mbështetës dhe familjarë të politikanit opozitar shënuan ditën kur Navalny do të duhej të mbushte 48 vjet, më 4 qershor.
Organizime u mbajtën jashtë Rusisë, derisa brenda territorit rus shumë njerëz kanë shkuar te varri i tij për ta kujtuar, pavarësisht paralajmërimeve për tubimet e paautorizuara. Policia fillimisht ndaloi një grua të re në varreza për gjoja shfaqjen e simboleve ekstremiste, tha dëshmitari, dhe më pas një grua tjetër u ndalua pasi i bëri thirrje policisë që të linte të qetë gruan e re.
Në Novosibirsk, policia arrestoi dy gra që kishin ardhur për të vendosur lule në monumentin e viktimave të represionit politik një vend i përdorur nga aktivistët për të nderuar kujtimin e Navalnyt. Vdekja e Navalnyt është bërë e ditur më 16 shkurt në burgun Ujku Polar në Arktik të Rusisë, ku ka qenë duke vuajtur një dënim me burgim, lidhur me akuzat për ekstremizëm, të cilat, ai dhe mbështetësit e tij, i kanë konsideruar si të motivuara politikisht.
Navalny është përballur me kushte të rënda në burg, mirëpo zyrtarët rusë kanë thënë se ai ka vdekur prej “kushteve natyrale” dhe kanë refuzuar të dorëzojnë trupin e tij te familjarët për gati një vit. Navalny ishte arrestuar në janar të vitit 2021, menjëherë pas kthimit në Rusi nga Gjermania, ku është trajtuar pas një helmimi, gati fatal, me agjent nervor Noviçok.
Ai ka thënë vazhdimisht se helmimin e kanë kryer zyrtarë rusë, me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin. Gruaja e Navalnyt konsideron që burri i saj është vrarë, derisa presidenti amerikan, Joe Biden dhe disa zyrtarë tjerë perëndimorë kanë thënë se e mbajnë Moskën përgjegjëse për vdekjen e tij./ REL
Presidenti i SHBA Joe Biden FRANCA- Presidenti Joe Biden udhëtoi drejt Francës të mërkurën për të përkujtuar 80-vje...
Foto ilustruese KOSOVË- Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në Prishtinë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ki...
Kartmonedha BRITANI- Kartëmonedhat me Mbretin Charles III do të shfaqen sot në kuletat britanike, duke zëvendësuar gradu...
Burg KOSOVË- Një marrëveshje që i jep Danimarkës në shfrytëzim një burg në Kosovë për rreth 10 vjet,...
Ushtarët dhe policët e ushtrisë sigurojnë një zonë ndërsa mbyllin një rrugë me tela me gjemba, që të &c...
Ndërtesa e Departamentit amerikan të Shtetit. SERBIA- Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) i ka thënë të mërkurën Radi...
Ilir Peci KOSOVË- Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci në një intervistë të zhvilluar së fundmi u shpreh se serbët q&eu...
Presidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Shtëpia e Bardhë, Uashington, 21 shtator 2023 FRANCA- Presiden...
Supernova SHBA- Një hulumtim i ri po kryhet duke përdorur inteligjencën artificiale (AI) për të analizuar shpërthimet ko...
Dëmet tepër të mëdha nga vërshimet GJERMANIA- Rrugë të përmbytura, rrëshqitje dheu, shtëpi të e...