Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë një takimi të veçantë të zhvilluar në ambientet e Universitetit Harvard, në kuadër të aktiviteteve për nder të Pavarësisë së Kosovës, DioGuardi preku zemrat e të pranishmëve teksa bëri thirrjen me lot në sy.
SHBA- Ish-kongresmeni amerikan me origjinë shqiptare, Joseph DioGuardi iu drejtua komunitetit shqiptar në Boston duke u thënë të punojnë për çështjen kombëtare dhe të mos harrojnë se nga vijnë. Gjatë një takimi të veçantë të zhvilluar në ambientet e Universitetit Harvard, në kuadër të aktiviteteve për nder të Pavarësisë së Kosovës, DioGuardi preku zemrat e të pranishmëve teksa bëri thirrjen me lot në sy.
Aktiviteti u organizua nga VATRA, dega Boston në bashkëpunim me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë të Harvardit, duke mbledhur në një sallë studentë, aktivistë dhe përfaqësues të komunitetit. Gjatë fjalës së tij, DioGuardi kujtoi fillimet e vështira të familjes së tij në Shtetet e Bashkuara dhe amanetin e të atit që e ka udhëhequr gjithë jetën, i cili ishte të ndihmonte shqiptarët sepse është gjaku ynë. Ai ndau kujtime nga rrugëtimi i tij politik, bashkëpunimet me kongresmenë ndër vite dhe veçanërisht vlerësoi mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin Tom Lantos, si një nga zërat më të fuqishëm në mbështetje të Kosovës në Kongresin Amerikan.
Dëshmitë e tij historike përpara Kongresit për krimet e regjimit të Millosheviçit dhe nevojën për të ndihmuar popullin e Kosovës u ndërprenë disa herë nga duartrokitjet e gjata të sallës. Kryetari i Vatrës në Boston, Mentor Maksutaj, e cilësoi familjen DioGuardi si misionarë të çështjes shqiptare dhe ndër njerëzit më të rëndësishëm për lirinë që gëzon sot Kosova. Ai e mbylli fjalën me vargjet e Fan Nolit, “Mbaju nënë, mos ke frikë, se ke djemtë dhe vajzat në Amerikë.”/Dosja.al
Robert Fico SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico akuzoi të enjten Ukrainën për vonesën e rifillimit të...
kaja kallas Përfaqësuesja e lartë e Bashkimi Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, vlerësoi se Rusia...
Merz dhe Meloni ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se nuk pajtohet me vlerësimin e kancelarit gjerman për ndikimin e kultur&eu...
Jeffrey epstein SHBA- Ndërsa Princi Andrew i Britanisë po hetohet nëse i ka dhënë Jeffrey Epstein dokumente shtet&...
Donald Trump SHBA- Presidenti Donald Trump deklaroi se, më shumë se 5 miliardë dollarë do të ndahen për rindërtimi...
Starlink Mungesa e aksesit në internet është një problem i madh në shumë rajone të botës sot. Starlink u zhvillua f...
Protestuesit e Iranit IRAN- Qindra mijëra njerëz morën pjesë në demonstrata anembanë botës kundër qeveris&eum...
Majid Takht-Ravanchi Irani ka hapur mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për programin e tij bërthamor me Shtetet e...
SHBA- Tankeri me flamur panamez Veronica III, i cili dyshohet se kishte lidhje me Iranin dhe Rusinë dhe u përpoq t&eum...
Teheran IRAN- Disa ditë para fazës së dytë të negociatave midis Teheranit dhe Uashingtonit në Gjenevë , ...