LIVE UPDATES
Bota

"Mos e prekni'/ Shpërthimet në Veri të Kosovës, komandanti i KFOR jep detaje për asgjesimin e granatave: S'mund t'a tolerojmë dhunën

Komandanti i KFOR-it ka theksuar se kjo forcë ushtarake është e ndërtuar, e trajnuar dhe e pajisur me forca të mjaftueshme njerëzore për të kryer secilin lloj detyrimi brenda mandatit të tij.

8 Dhjetor 2022, 07:57 Nga a.l
"Mos e prekni'/ Shpërthimet në Veri të Kosovës,
granata

KOSOVË- Tensionet në Veri të Kosovës vijojnë, ndërsa qytetarët e Mitrovicës ndihen në rrezik për jetën pasi sulmet me shpërthimet e granatave pranë KKZ-së janë të njëpasnjëshme. Forcat e KFOR-it, Detashmenti i Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese (EOD), me seli në Kampin Bondsteel, ka asgjësuar një granatë dore jugosllave të tipit M-75 brenda një ndërtese në Mitrovicën e Veriut. Komandanti i trupave të KFOR-it Angelo Michele Ristuccia, për këtë çështje ka dhënë detaje sesi duhet të veprojnë teksa shohin një granatë, para se forcat të vijnë dhe të bëjnë asgjesimin e tyre. 

Identifikoni mjetin shpërthyes. Tërhiquni nga ai. Mos e prekni mjetin shpërthyes dhe mos përhapni panik, largohuni me kujdes duke ndjekur rrugën nga keni ardhur. Raportojeni te autoritetet e sigurisë vendndodhjen e mjetit shpërthyes”.

Angelo Michele Ristuccia ka deklaruar se ngjarjet e fundit në Mitrovicën veriore janë shqetësuese sidomos tani në prag të zgjedhjeve. Ai u shpreh në RTK live se e gjithë puna që është bërë ndër vite në veri, rrezikon të humbet, derisa është shprehur këmbëngulës se nuk do të tolerojnë dhunën në veri të vendit.

Detyra jonë e parë është sigurimi i lëvizjes së lirë në Kosovë. Jemi të pajisur për t’u ballafaquar me një situatë të tillë. Por, ne veprojmë në pajtim me situatën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke reaguar ndaj cilësdo situatë që e kemi përpara. Nuk e tolerojmë dhunën dhe pikë. Dhunën nuk mund ta tolerojmë dhe nuk do ta tolerojmë”, ka theksuar Ristuccia.

Komandanti i KFOR-it ka theksuar se kjo forcë ushtarake është e ndërtuar, e trajnuar dhe e pajisur me forca të mjaftueshme njerëzore për të kryer secilin lloj detyrimi brenda mandatit të tij.

Sigurisht nëse situata përkeqësohet mund të llogarisim në mbështetjen e të gjithë NATO-s dhe 27 shteteve anëtare. Që nga viti 1999 KFOR-i ka pasur mbi 50 mijë forca njerëzore, ndërsa tani me progres të situatës numri i ushtarëve është ulur për aq sa siguria është përmirësuar. Besoj se kemi forca dhe pajisje të mjaftueshme për t’u ballafaquar me çdo situatë. NATO-ja ka ngritur prezencën tonë në terren dhe jemi të gatshëm për t’u ballafaquar me çdo situatë nëse ka nevojë edhe me forca shtesë, por për momentin nuk mendojmë se ekzistojnë kushtet e tilla”, ka shtuar Ristuccia.

Ai ka thënë se që nga fillimi i këtij viti situata është përkeqësuar në kuptimin e tensioneve.

Para se të emërohesha në krye të këtij misioni kanë filluar tensionet dhe që nga ajo kohë jemi ballafaquar me një situatë ku të dyja palët kanë pasur reagime dhe kundër reagime, në atë mënyrë që nuk po sjellë qetësi. Ka njerëz anues ose që sjellin paqartësi, pra që nuk sjellin qetësi. Ajo çfarë ka ndodhur pas dorëheqjes së shumicës së zyrtarëve nga institucionet që kanë qenë në veri të Kosovës ka krijuar një lloj vakumi që nuk i ka kontribuar situatës së sigurisë”, është shprehur komandanti i KFOR-it.

Ai ka thënë se ngjarja e fundit në veri të vendit është vetëm njëra prej atyre çështjeve brengosëse për Bashkësinë Ndërkombëtare dhe sipas tij problemi është se ka shumë çështje të prapambetura të pazgjidhura. Në fund, gjenerali italian ka dhënë edhe një mesazh për popullin e Kosovës dhe në përgjithësi për popujt e Ballkanit Perëndimor./ Dosja.al

tensione në veri të kosovës angelo michele ristuccia

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete