Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
“Mos dilni nga shtëpia”/ Stuhia 'Barbara' godet Greqinë, paralizohet qarkullimi në disa akse të vendit
Stuhia e dëborës Barbara ka shkaktuar problemet e para në Greqi.
6 Shkurt 2023, 10:38Nga A.B
Moti
GREQI- Autoritetet greke kanë paralajmëruar qytetarët që të mos dalin nga banesat. Stuhia e dëborës Barbara ka shkaktuar problemet e para në Greqi. Policia greke ka njoftuar se ka vënë në jetë planin e masave për përballimin e situatës emergjente të krijuar prej stuhisë e cila ka mbuluar pjesën më të madhe të territorit helen.
Sipas ministrisë së mbrojtjes civile dhe emergjencave, reshjet e dendura kanë paralizuar pothuaj tërësisht trafikun në periferinë e Athinës, ndërsa që prej orës 18.00 sipas orës lokale, është urdhëruar ndalimi i qarkullimit në lagjet veriore të kryeqytetit të vendit.
Me vendim të prefektit të Athinës shkollat e zonave të prekura prej stuhisë së dëborës Barbara do të jenë mbyllur, ndërsa nëpërmjet mesazheve të mbërritura ne numrin e emergjencave civile 112 janë njoftuar banorët e Atikës të mos dalin nga banesat e tyre gjatë orëve në vazhdim.
Për të shmangur problemet,autoritetet njoftuan se që prej mbrëmjes të së shtunës do të ndalohet qarkullimi i kamionëve të rëndë të aksin Athinë-Lamia, Athinë-Thiva si dhe në gjithë akset periferike të Atikës.
Të gjitha automjetet që do të qarkullojnë në këto zona duhet të kenë në mënyrë të detyrueshme zinxhirë ose kuverta anti-dëborë në automjetet e tyre, ndërsa banorët e zonave që do të preken janë njoftuar nëpërmjet numrit të emergjencave 112, të mos lëvizin nëse nuk do të kenë një arsye të rëndësishme.