LIVE UPDATES
Bota

“Modi po orientohet nga SHBA”/ Samiti i G20-ës në Indi, analiza e DW: Krizë botërore e besimit

Kryeministri Modi dëshiron India të bëhet pikë reference për jugun global. Për Indinë ky samit është një mundësi e madhe për të treguar hocon ekonomik, demografik e teknologjik pas suksesit të fundit në hënë. Modi po orientohet nga SHBA.

9 Shtator 2023, 11:23 Nga A.B

“Modi po orientohet nga SHBA”/ Samiti i G20-ës në Indi,

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi mbajti fjalimin e hapjes para emrit Bharat, jo Indi, gjë që pritet të ndezë spekulimet për ndryshimin e emrit, nga Indi në Bharat, që është mjft i populluar si emër në vend. Në samitin e G20-s në Nju Delhi me pjesëmarrje edhe të presidentit amerikan, Joe Biden dhe të kancelarit, gjerman, Olaf Scholz, India synon të forcojë rolin e jugut global. Kryeministri Modi dëshiron India të bëhet pikë reference për jugun global. Për Indinë ky samit është një mundësi e madhe për të treguar hocon ekonomik, demografik e teknologjik pas suksesit të fundit në hënë. Modi po orientohet nga SHBA.

Fokusi tek kriza e klimës dhe ajo e ushqimit
Në fjalën përshëndetëse të samitit që mbahet nën moton “Një Tokë, një Familje, një e Ardhme”, kryeministri i Indisë, e vuri thekson tek “një krizë botërore e besimit”. Lufta e ka shtuar këtë humbje të besimit, tha kryeministri i Indisë. Por ai u shpreh me besim, se “nëse mund të fitojmë mbi Covidin, mund të mposhtim edhe këtë krizë të dyanshme të besimit.”

Tema qendrore të samitit janë kriza e klimës dhe ajo e ushqimit, zhvillimi ekonomik dhe reforma e Bankës Botërore e FMN-së e propozuar nga presidenti amerikan, Joe Biden si dhe barra e borxheve të vendeve të varfra. Presidentja e KE, Ursula von der Leyen i bëri thirrje liderëve në samitin e G20-s t’i bashkohen një propozimi për të vendosur çmimin global të karbonit. Shumë vende përdorin këtë çmim për të ndihmuar arritjen e objektivave klimatikë.

Samiti i G20-s zgjerohet me Unionin Afrikan
Tek G20 bëjnë pjesë 19 shtete dhe Bashkimi Europian si organizatë rajonale. Në këtë samit G20 u zgjerua me një organizatë tjetër rajonale, Unionin Afrikan. “Me miratimin e përgjithshëm përshëndes kreun u Unionit Afrikan dhe e ftoj të zerë vend si anëtar i përhershëm i G20-s”, tha Modi dhe përqafoi kreun UA, presidentin e Komoreve, Azali Asoumani. “India kishte bërë propozimin që Unioni Afrikan të bëhej anëtar i plotë i G20-s”, tha Modi. Anëtarësimi i AU shihet si fitore diplomatike për kryeministrin e Indisë.

Ujdia në samit pritet të jetë e vështirë dhe nuk dihet, nëse do të ketë një deklaratë të përbashkët. Para fillimit të samitit, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen vuri kushte për një deklaratë të përbashkët. “E rëndësishme është që (…)të respektohen parimet bazë”, tha von der Leyen për ARD dhe ZDf, dy televizione gjermane. Tek këto parime bëjnë pjesë paprekshmëria e kufijve, por edhe mosnjohja ndërkombëtare e territoreve të aneksuara, u shpreh ajo me vështrim nga sulmi rus në Ukrainë. Këto parime bazë duhet të jenë në deklaratën përfundimtare.

Nuk pritet të gjendet një qëndrim i përbashkët për luftën në Ukrainë. Në asnjë nga samitet e këtij viti të G20-s nuk ka pasur një deklaratë përfundimtare që dënon pushtimin e Rusisë në Ukrainë, për shkak se Rusia dhe Kian kanë vendosur veton.

Në konkurrencë me Rrugën e Re të Mëndafshit disa shtete, sipas SHBA, duan të zgjerojnë lidhjet hekurudhore në Lindjen e Afërt dhe Azinë Jugore – me pjesëmarrje të BE. “Lidhja e këtyre rajoneve kyçe është sipas qëndrimit tonë një shans i madh”, tha zëvendëskëshilltari për sigurinë kombëtare, Jon Finer në samitin e G20-s në Nju Delhi. BE, India, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara, SHBA dhe partnerë të tjerë nënshkruajnë në samit një deklaratë të negociimit./DW/

nareandra modi india

Sondazh

Poll
Bota 9 Shtator 2023, 09:35 A.B

Pse Putin nuk mori pjesë në Samitin G-20?

Vladimir Putin RUSI- Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi ​​një urdhër arresti kundër presidentit rus Vladimir Putin, du...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet