Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nënpresidentja amerikane Kamala Harris, diplomati i lartë kinez Wang Yi, Kancelari gjerman Olaf Scholz, Presidenti francez Emmanuel Macron, si dhe kreu i NATO-s Jens Stoltenberg do të jenë pjesëmarrës në takimin treditor.
GJERMANI – Udhëheqësit botërorë do të ndjekin këtë javë Konferencën e Sigurisë në Mynih ndërsa po afron përvjetori i fillimit të sulmit të Rusisë në Ukrainë, si dhe po rriten tensionet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara me akuza për spiunazh. Nënpresidentja amerikane Kamala Harris, diplomati i lartë kinez Wang Yi, Kancelari gjerman Olaf Scholz, Presidenti francez Emmanuel Macron, si dhe kreu i NATO-s Jens Stoltenberg do të jenë pjesëmarrës në takimin treditor.
Aktiviteti që fillon të premten, mbahet vetëm pak ditë përpara përvjetorit të datës 24 shkurt, kur Rusia dërgoi forcat e saj ushtarake në Ukrainë, duke ia rikthyer kështu luftën Evropës për herë të parë pas dekadash të tëra.
Ndërkohë që Ukraina po përgatitet për ofensivën e re të Moskës, udhëheqësit pritet të konfirmojnë angazhimin e tyre për të mbështetur Kievin për aq kohë sa do të duhet për të zmbrapsur agresionin rus. Një vit pasi Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sulmin, konferenca në Mynih do të përballet me pikëpyetjen se si mund të respektohet rendi botëror i bazuar në rregulla, tha kryetari i konferencës Christoph Heusgen.
“Në të ardhmen, a do të ketë një rend ku dominon forca e ligjit? Apo do të ketë një rend ku mbizotëron ligji i më të fortit?”, pyeti ai gjatë një konference për shtyp.
Çështja se si duhen trajtuar personat, udhëheqësit politikë, që nuk respektojnë shtetin ligjor do të jetë në axhendë, tha ai. Tensionet SHBA-Kinë ka gjasa të jenë në plan të parë gjatë takimit në qytetin gjerman, ndërsa marrëdhëniet janë përkeqësuar që kur Uashingtoni rrëzoi një balonë spiune kineze në fillim të shkurtit.
Pekini ka këmbëngulur se balona ishte për qëllime civile dhe të hënën kundërsulmoi duke i akuzuar Shtetet e Bashkuara se ka dërguar balona përmes territorit kinez – një pretendim që u hodh poshtë me shpejtësi nga Uashingtoni.
Zoti Heusgen tha se nuk mendon që zoti Wang do të shfrytëzojë fjalimin në këtë aktivitet për të thënë “ndjesë, ishte balona jonë spiune që kaloi në qiej”.
Por, ai shtoi se shpreson se “do të ketë bisedime… në kuadrin e takimit. E kam thënë tashmë se do të kemi një delegacionin amerikan të nivelit të lartë që do të marrë pjesë”. Marrëdhëniet mes dy vendeve me ekonomitë më të mëdha në botë janë përkeqësuar gjatë viteve të fundit, për shkak të çështjeve që nga të drejtat e njeriut në Hong Kong, deri tek politikat ekonomike dhe trajtimi i minoritetit mysliman ujgur në Xinjiang./VOA
Tërmet në Turqi TURQI- Mbi një javë pas tërmetit më shkatërrues të Turqisë në një shekull dhe kë...
Nga Thetimes Në shkurt të vitit të kaluar, teksa presidenti rus Vladimir Putin njoftoi vendimin për të pushtuar Ukrainën nj&eum...
Ushtar RUSI- Rreth 6,000 fëmijë ukrainas janë mbajtur në vende në Krime dhe Rusi të kontrolluar nga Rusia, sipas një...
Profesori GREQI- Fenomene si ato të regjistruara në Turqi me ndërtesa që bien dhe të tjera që shemben në ...
Kakhovka RUSI- Kryeministrti ukrainas Denys Shmyhal në mbledhjen e sotme të qeverisë deklaroi se forcat ruse vazhdojnë të kullojn&...
Foto ilustruese Shpëtimtarët nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim njoftuan se kanë arritur që të shp&e...
lufta në Ukrainë UKRAINË- Ukraina ka raportuar se më shumë se 1,000 trupa ruse u vranë vetëm të hënë...
Adnan TURQI- Dima, një nënë e guximshme siriane dhe djali i saj i porsalindur Adnan kanë sfiduar shanset dy herë në nj&e...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar sot gjatë një takimi me gjyqtarët e arbritrazhit, ushtrisë dhe gjykatav...
Saturni SHBA- Teleskopi Hapësinor Hubble kapi imazhe të një shfaqjeje misterioze në unazat e Saturnit dhe shkencëtarët e...