LIVE UPDATES
Bota

Ministri indian: Shpëtohen 41 punëtorët që ishin bllokuar në tunel prej 17 ditësh

Shumica e punëtorëve të bllokuar janë punëtorë migrantë nga i gjithë vendi. Shumë nga familjet e tyre kanë udhëtuar drejt vendndodhjes, ku kanë kampuar për ditë të tëra për të marrë informacione mbi përpjekjet e shpëtimit dhe me shpresën për të parë të afërmit e tyre së shpejti.

28 Nëntor 2023, 17:40 Nga r.ll
Ministri indian: Shpëtohen 41 punëtorët që ishin bllokuar
foto ilustruese

INDI- Ministri i Transportit i Indisë, Nitin Gadkari lajmëroi sot se të gjithë 41 punëtorët e ndërtimit që ishin bllokuar në një tunel malor të shembur në veri të vendit për më shumë se dy javë, janë nxjerrë pasi ekipet e kërkim-shpëtimit arritën tek ata më herët gjatë ditës.

Ministri tha në "X",  se ai ishte  i lehtësuar dhe i lumtur pasi të gjithë u shpëtuan nga tuneli Silkyara në Uttarkashi pas një kalvari që zgjati 17 ditë, shkruajnë mediat e huaja.

“Jam shumë i lumtur që të gjithë 41 punëtorët e bllokuar kanë dalë dhe jeta e tyre është shpëtuar”, tha ai në një video-mesazh të postuar në X.

Gadkari shtoi se “kjo ishte një përpjekje e mirëkoordinuar nga agjenci të shumta, duke shënuar një nga operacionet më të rëndësishme të shpëtimit në vitet e fundit". 

Misioni masiv i shpëtimit kishte tërhequr vëmendjen e vendit gjatë javëve të fundit. Punëtorët u bllokuan më 12 nëntor, kur një rrëshqitje dheu shkaktoi që një pjesë e tunelit 4.5 kilometra (2.8 milje) që po ndërtonin në shtetin Uttarakhand, u shemb rreth 200 metra (650 këmbë) nga hyrja. Ata mbijetuan me ushqim dhe oksigjen të furnizuar përmes tubave të ngushtë prej çeliku.

Shumica e punëtorëve të bllokuar janë punëtorë migrantë nga i gjithë vendi. Shumë nga familjet e tyre kanë udhëtuar drejt vendndodhjes, ku kanë kampuar për ditë të tëra për të marrë informacione mbi përpjekjet e shpëtimit dhe me shpresën për të parë të afërmit e tyre së shpejti.

Autoritetet i kanë furnizuar punëtorët e bllokuar me vakte të nxehta përmes një tubi 6 inç (15 centimetra) pas ditësh mbijetese vetëm me ushqim të thatë të dërguar përmes një tubi më të ngushtë. Ata po merrnin oksigjen përmes një tubi të veçantë dhe më shumë se një duzinë mjekë, përfshirë psikiatër, kanë qenë në vend duke monitoruar shëndetin e tyre.

Tuneli që po ndërtonin punëtorët ishte projektuar si pjesë e rrugës Chardham për të gjitha kushtet, e cila do të lidhë vende të ndryshme pelegrinazhi hindu. Disa ekspertë thonë se projekti, një nismë kryesore e qeverisë federale, do të përkeqësojë kushtet e brishta në Himalajet e sipërme, ku disa qytete janë ndërtuar mbi mbeturinat e rrëshqitjes së dheut. Një numër i madh pelegrinësh dhe turistësh vizitojnë tempujt e shumtë hindu të Uttarakhandit, me numrin në rritje me kalimin e viteve për shkak të ndërtimit të vazhdueshëm të ndërtesave dhe rrugëve.

indi nitin gadkari

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet