EMRI/ Trafikuan tonelata kokaine drejt Europës, SPAK arreston drejtuesin e grupit kriminal
Trafikuan 2,4 tonë drogë nëpër Europë, ja cilat janë tre episodet e trafikut ndërkombëtar të d...
Trafikuan 2,4 tonë drogë nëpër Europë, ja cilat janë tre episodet e trafikut ndërkombëtar të d...
"Këto shihen vetëm në kinematë e seksit në Pigal"/ Berisha publikon pamjet: Sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi bren...
Gjyqi për Erion Veliajn/ Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit pas lindjes së fëmijës! SPAK nuk pranon: Të ndahet ...
“Kemi një mbështetje të jashtëzakonshme nga ambasadori i Gjermanisë”/ Protestuesi: Një kongresmen...
Memorandumi kërkon nga të dyja shtetet që të përmbahen nga kërcënimet ose përdorimi i forcës ndaj njëra-tjetrës.
IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se bisedimet për një marrëveshje përfundimtare me Shtetet e Bashkuara nuk do të nisin teksa Uashingtoni vazhdon të lëshojë kërcënime, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se “do ta përfundoj punën” nëse dy palët dështojnë të arrijnë një marrëveshje.
“Negociatat për marrëveshjen përfundimtare nuk do të mbahen nëse kërcënimet vazhdojnë. Nderoni nënshkrimin tuaj”, shkroi Araqchi në X më 7 korrik, duke iu referuar Memorandumit të Mirëkuptimit të arritur muajin e kaluar.
Memorandumi kërkon nga të dyja shtetet që të përmbahen nga kërcënimet ose përdorimi i forcës ndaj njëra-tjetrës. Më 6 korrik, Trump përsëriti kërcënimin e tij për veprim të mëtejmë ushtarak ndaj Iranit, duke thënë se SHBA-ja ose do të arrijë një marrëveshje me Teheranin ose “do ta përfundojë punën” që nisi në fund të shkurtit, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Republikës Islamike.
“Ne mund t’ua rrëzojmë urat brenda një ore, mund t’ua shkatërrojmë furnizimet e tyre me energji... Tani ata nuk kanë para. Nuk iu kemi dhënë asnjë cent”, shtoi ai.
Ky reagim erdhi në kohën kur Irani po vazhdon ceremonitë mortore për liderin e vrarë suprem, ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra në ditën e parë të konfliktit.
Mohammad Baqer Zolqadr, sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, i cilësoi deklaratat e Trumpit si “deluzionale”, duke shtuar se “iranianët nuk e njohin gjuhën e kërcënimeve. Prandaj, flisni me popullin iranian me respekt, në të kundërtën ne do të përgjigjemi me një gjuhë tjetër”.
Bisedimet SHBA-Iran përfunduan javën e kaluar pa ndonjë rezultat, teksa armëpushimi 60-ditor – i paraparë në Memorandumin e Mirëkuptimit – synon të ofrojë kohë për diplomacinë./REL
Marine Le Pen FRANCË- Gjykata e Apelit në Paris ka lënë në fuqi dënimin për mashtrim ndaj lideres së partis&eu...
Donald Trump TURQI- Presidenti i amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Turqi në prag të Samitit të rëndësishëm t...
Macron SIRI- Presidenti francez, udhëheqësi i parë perëndimor që viziton Sirinë që nga rënia e sundimtarit të ...
Foto ilustruese SPANJË- Agjencia meteorologjike e Spanjës, Aemet, ka shpallur alarm të kuq për valë të nxehti&...
Donald Trump dhe Abbas Araghchi SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, lëshoi paralajmërime të reja rreth mundësis&...
Foto ilustruese TURQI- Shoqata për Mbrojtjen e Lirisë së Medias (MLSA) ka bërë me dije se dy gazetarë turq janë arrestua...
Trump dhe Erdogan TURQI- Vizita e ardhshme e Donald Trump në Ankara për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s ka qen&e...
Emmanuel Macron SIRI- Një pajisje shpërthyese, ka shpërthyer këtë të martë pranë një hoteli ku Presidenti...
Pamje IRAN- Funerali i Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, në Iran, ka përmbytur rrugët e qytetit të shenjtë të Qomit ...
ANKARA- Në Ankara gjithçka është gati për samitin e NATO-s. Punimet kanë përfunduar edhe në kompleksin e madh u...