LIVE UPDATES
Bota

Ministri gjerman nis udhëtimin drejt Lindjes së mesme, do të diskutojë për gazin dhe klimën

Ministri i Ekonomisë Robert Habeck është nisur në Lindjen e Mesme. Ai tha se mbrojtja e klimës do të jetë në qendër të diskutimeve. Por lufta në Ukrainë e ka vënë sërish në agjendë shfrytëzimin e gazit natyror.

6 Qershor 2022, 16:38 Nga DOSJA
Ministri gjerman nis udhëtimin drejt Lindjes së mesme, do të
Robert Habeck

GJERMANI- Ministri i Ekonomisë dhe Mbrojtjes së Klimës, Robert Habeck filloi sot një udhëtim katërditor në Lindjen e Mesme. Zëvendëskancelari do të kërkojë atje mundësi për rritje të bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe mbrojtjes së klimës. "Pikërisht në këtë rajon shihet se sa ngushtë duhet të bashkohen politika e sigurisë dhe politika klimatike dhe sa urgjente është të kufizohet ngrohja globale në një nivel të përballueshëm," tha Habecku përpara se të niste udhëtimin e tij në Izrael, territoret palestineze dhe Jordani.

Mesdheu lindor përballet me sfida të mëdha, vazhdoi politikani ambientalist. "Tensionet politike, dallimet sociale, pasojat e luftës në Siri dhe efektet e prekshme të krizës klimatike janë mes tyre”. Sipas tij, këto kriza të ndryshme janë të ndërthurura.

Mbrojtja e klimës është ende e re në agjendë

Habeck fillimisht shkon në Izrael, ku do të takohet me anëtarët e qeverisë. Vetëm me ardhjen në detyrë të kryeministrit Naftali Bennett verën e kaluar, tema e mbrojtjes së klimës hyri në agjendën politike izraelite. Në tetor, qeveria miratoi një plan gjithëpërfshirës për mbrojtjen e klimës. Qëllimi është të zhvillohen teknologji që reduktojnë emetimet e dioksidit të karbonit dhe të bëhen përgatitje për ndryshimet klimatike.

"Gjithmonë mungon gazi”

Do të diskutohet gjithashtu për shfrytëzimin e një fushe të re gazi. "Ka ende mungesë gazi, nëse duam të bëhemi të pavarur nga Rusia," tha Habecku.

Në atë rajon mungon infrastruktura, ndaj në plan afatshkurtër nuk do të ketë eksport gazi në Evropë prej atje. Ndërtimi i një infrastrukture që do të përfundonte rreth vitit 2027 "dhe do të duhej të çmontohej pas pesë vjetësh nuk ka kuptim," vuri në dukje Habeck. Megjithatë, nëse vendoset shpejt bashkëpunim me vendet fqinje, që kanë terminale LNG, "kjo me siguri mund të ndihmojë". Megjithatë, prioriteti i udhëtimit të tij është zhvillimi i energjive të rinovueshme.

Në brigjet e Izraelit ka depozita të mëdha të gazit natyror. Përballë luftës së agresionit rus në Ukrainë, qeveria gjermane dëshiron të rishqyrtojë, në bashkëpunim me Greqinë dhe Qipron, një projekt tubacioni gazi përmes Mesdheut në Evropë, i cili ndërkohë ishte braktisur.

Konferenca e Energjisë në Jordani

Robert Habeck bëri thirrje që të shfrytëzohen mundësitë "që janë në mbrojtjen e klimës globale" dhe përmendi zhvillimin e energjive të rinovueshme, prodhimin e hidrogjenit si dhe inovacionet teknologjike. Kështu mund të shfaqen forma të reja bashkëpunimi. "Kjo është ajo që ne duam të forcojmë sa më shumë që të jetë e mundur, për të arritur bashkëpunim në rritje brenda rajonit, si dhe bashkëpunim më të ngushtë midis Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian nga njëra anë dhe Mesdheut Lindor nga ana tjetër”, tha z. Habeck.

Të martën, politikani i gjelbër planifikon të vazhdojë vizitën e tij në territoret palestineze dhe Jordani, ku do të marrë pjesë në një konferencë energjetike gjermano-jordaneze. "Mena Europe Future Energy Dialogue" është organizuar bashkërisht nga qeveritë jordaneze dhe gjermane. Habeck dëshiron të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes, e cila do të mbledhë së bashku rreth 800 pjesëmarrës./DW/

Sondazh

Poll

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare