6 Qershor 2022, 16:26
Nga DOSJA
Viktor Orban dhe Volodymyr Zelenskyy
KIEV- Një konflikt i ashpër ka nisur mes zyrtarëve ukrainas dhe hungarezë. Mes Kievit dhe Budapestit shpërtheu një mosmarrëveshje e ashpër diplomatike, gjatë së cilës zyrtarë të lartë të të dy vendeve shkëmbyen ofendime dhe vunë në dyshim gjendjen mendore të të tjerëve. Gjithçka nisi nga kryeparlamentari hungarez, Laszlo Kover, i cili dënoi qëndrimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ndaj kombeve të tjera.
“Nuk më kujtohet ndonjë lider i një vendi që ka nevojë për ndihmë të flasë kundër dikujt në mënyrën se si bëri presidenti Zelenskyy, jo vetëm kundër Hungarisë, por edhe kundër ish-kancelares gjermane”, tha Kover në një intervistë për HirTV lokale.
Por nuk u ndal me kaq, edhe shtoi: Kërkesa agresive e Zelenskyyt për ndihmë të huaj mund të jetë pasojë e "problemeve të tij personale mendore". Duhen kërcënuar armiqtë, jo ata që duan për miq. Ka një lloj problemi mendor personal dhe nuk e di se çfarë mund të bëhet.
Këto deklarata shkaktuan një përçarje diplomatike në Kiev, me zyrtarët që shanë Hungarinë në tërësi dhe vetë Koverin. Zëvendës-shefi i Shtabit të Presidentit të Ukrainës, Andrei Sibig vuri në dyshim shëndetin mendor të Kover.
"Ti e dallon gomarin nga veshi dhe budallain nga muhabeti. Mendja e shkurtër ka një gjuhë të gjatë,"-shkroi Sibiga në Facebook. Zyrtari akuzoi gjithashtu Hungarinë se "me kokëfortësi" vazhdon të hedhë baltë në Ukrainë dhe të fshijë krimet ruse. Kievi e ka kritikuar vazhdimisht Hungarinë për mungesën e perceptuar të mbështetjes në konfliktin e vazhdueshëm, si dhe për mosgatishmërinë e saj për të ndërprerë lidhjet ekonomike me Rusinë.
Vendi është shumë i varur nga nafta dhe gazi rus dhe kryeministri Viktor Orban arriti të "ndryshojë kurs" për të kufizuar embargon e naftës të BE-së në dërgesat e naftës nga deti. Po ashtu hoqi dhe Patriarkun Kirill nga "lista e zezë" e individëve të sanksionuar. Ato lëshime që ai bëri ndikuan rëndë si në Kiev ashtu edhe në Bruksel. Të gjithë kritikave, Orban iu përgjigj kështu: Nuk më interesojnë vendet e tjera dhe Ukraina. Unë jam hungarez nga kombësia dhe nuk dua të humbas vendin tim për shkak të idiotëve që vendosën maskarën në qendër të Europës, e me kë? Me Rusinë.
Marrë nga Kurir
Bota
6 Qershor 2022, 16:05
Pamje nga incidenti
KOSOVË- Një burrë ka humbur jetën ndërsa një grua është lënduar pas rrëzimit t&e...
Bota
6 Qershor 2022, 16:00
Lugina e Presheves
SERBI- Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës po lobojnë në...
Bota
6 Qershor 2022, 15:56
REL
RUSI- Radio Evropa e Lirë është gjobitur me 20 milionë rubla për transmetimin e asaj që gjykata ruse i konsideron informa...
Bota
6 Qershor 2022, 15:53
d.a
Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Voldydmyr Zelenskyy, ka paralajmëruar se 75 milionë tonë drithë mund të ngecin...
Bota
6 Qershor 2022, 15:46
Veterani i luftes
KOSOVË- Në protestën e sotme te Kuvendi i Kosovës ishte edhe një veteran me kancer. Ai tha se sipas vendimit t&e...
Bota
6 Qershor 2022, 15:43
Dmitry Rogozin
RUSI- Kreu i agjencisë ruse të hapësirës ajrore Roscosmos kërcënoi të hënën Malin e Zi, Maqedon...
Bota
6 Qershor 2022, 14:00
Lavrov
RUSI- Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov e ka thënë hapur se “Ballkani i Hapur” është një...
Bota
6 Qershor 2022, 15:25
d.a
Pamje nga vendngjarja
KOSOVË- Përkeqësimi i motit dhe erërat e forta kanë rrëzuar disa pemë në lagjen Pejton të...
Bota
6 Qershor 2022, 15:11
d.a
Zjarr ne Greqi
GREQI- Një zjarr ka rënë nga rrufeja në një zonë pyjore në Strava Loutraki në Greqi, duke mobil...
Bota
6 Qershor 2022, 15:00
A.B
Babis Anagnostopoulos
GREQI- Babis Anagnostopoulos nuk do të qëndrojë në qendrën e paraburgimit në Korydallos. Vrasë...