LIVE UPDATES
Bota

Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë për mbështetjen e REL-it pas ndërprerjes së financave nga SHBA

Vendimi për t’i ndërprerë fondet e Radios Evropa e Lirë ndezi kritika të ashpra mes gazetarëve, aktivistëve dhe organizatave ndërkombëtare, të cilat e cilësuan si sulm të drejtpërdrejtë mbi lirinë e medias dhe si kufizim serioz të së drejtës së qytetarëve për t’u informuar nga burime të pavarura.

17 Mars 2025, 16:45 Nga r.ll
Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë për
foto ilustruese

BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutuan për mbështetjen e mundshme evropiane të Radios Evropa e Lirë, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’ia ndërprerë fondet. Gazetarë dhe ekspertë në Kosovë reaguan me shqetësim, duke thënë se mbyllja eventuale e REL-it do të dëmtonte rëndë informimin e pavarur.

Vendimi për t’i ndërprerë fondet e Radios Evropa e Lirë ndezi kritika të ashpra mes gazetarëve, aktivistëve dhe organizatave ndërkombëtare, të cilat e cilësuan si sulm të drejtpërdrejtë mbi lirinë e medias dhe si kufizim serioz të së drejtës së qytetarëve për t’u informuar nga burime të pavarura. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian diskutuan të hënën për mbështetjen e mundshme evropiane të këtij mediumi.

“Është e trishtueshme të dëgjosh që SHBA-ja po i tërheq fondet e saj”, tha pas takimit shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

“Tani, pyetja për ne është: a mund të ndërhyjmë me fondet tona për të mbushur boshllëkun që po lë SHBA-ja? Përgjigjja është: jo në mënyrë automatike, sepse kemi shumë organizata që vijnë me të njëjtën kërkesë te ne”, tha ajo, duke shtuar se i mbetet BE-së për të parë se çfarë mund të bëjë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi më 14 mars një urdhër ekzekutiv për shkurtimin e fondeve të Agjencisë së SHBA-së për Media Globale (USAGM), e cila, mes tjerave, mbikëqyr edhe Radion Evropa e Lirë dhe Zërin e Amerikës.

Disa orë pas publikimit të urdhrit, në media qarkulloi edhe një letër nga USAGM-ja, ku thuhej se granti i miratuar nga Kongresi për financimin e Radios Evropa e Lirë, është ndërprerë.

Çështja e vazhdimit të mundshëm të financimit nga BE-ja u ngrit në Bruksel me kërkesë të ministrit të Jashtëm të Çekisë, Jan Lipavsky, vendi i të cilit është nikoqir i selisë qendrore të REL-it për gati tri dekada.

Burimet diplomatike i thanë REL-it se Polonia dhe tri vendet baltike - Letonia, Estonia dhe Lituania - shprehën mbështetje për idenë e tij, megjithëse “kjo nuk nënkupton mungesë të mbështetjes edhe më të gjerë”.

Ministri i Jashtëm polak, Radek Sikorski, rikujtoi se Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës, gjatë kohës së komunizmit, ishin burimi i vetëm i informacionit të besueshëm për shumë njerëz në Evropën lindore.

“Këto institucione vazhdojnë të bëjnë punë të ngjashme për autokracitë edhe sot”, tha Sikorski në një deklaratë për REL-in.

Në Prishtinë, analisti politik, Agon Maliqi, shprehu po ashtu mbështetje për propozimin çek, duke thënë se është “plotësisht i logjikshëm”.

“Shembull i gazetarisë së përgjegjshme”

Ekspertja kosovare e medias, Flutura Kusari, reagoi ndaj vendimit për ndërprerjen e fondeve për REL-in, duke e cilësuar atë si një goditje serioze mbi informimin e publikut.

“Radio Evropa e Lirë është shembull i gazetarisë së përgjegjshme në Kosovë. Për vite të tëra, ajo ka informuar publikun me informacione në interes të tij dhe të mirëverifikuara paraprakisht”, tha Kusari, këshilltare ligjore pranë Qendrës Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias.

Ajo theksoi se, përtej informimit të publikut, Radio Evropa e Lirë ka shërbyer si burim i rëndësishëm edhe për shumicën e mediave në Kosovë, të cilat vazhdimisht i kanë ripublikuar materialet e saj.

Në një kohë kur, siç tha, keqinformimi në nivel global është në rritje, “ekzistenca e Radios Evropa e Lirë dhe vazhdimi i punës së saj janë thelbësore për informimin e drejtë të publikut”.

“Personalisht, i jam falënderuese REL-it për trajtimin në vazhdimësi të çështjeve që ndërlidhen me të drejtat e njeriut, e sidomos ato me lirinë e shprehjes dhe të mediave”, tha Kusari.

Për Melazim Kocin, ish-kryeredaktor i programit për Kosovën të Radios Evropa e Lirë, ky është një “lajm i hidhur dhe dhuratë për të gjitha forcat autoritare në botë”.

Në postimin e tij në Facebook, Koci shkroi se mbyllja eventuale e Radios Evropa e Lirë dhe e Zërit të Amerikës do të ishte një “fatkeqësi”.

Ai i bëri komentet në përgjigje të një deklarate të analistit politik, Halil Matoshi, i cili tha, mes tjerash, se këto media “e kanë kryer misionin”.

Por, sipas Kocit, “ato kanë qenë dhe mbeten zëri i lirisë dhe demokracisë”.

Koci, i cili ka shërbyer si kryeredaktor i programit në gjuhën shqipe të REL-it nga viti 1999 deri më 2011, tha se “këto media do të kthehen” - “nëse për asgjë tjetër, atëherë për faktin se lufta për liri dhe demokraci nuk përfundon kurrë”.

Milazim Krasniqi, profesor i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës (UP), u shpreh ngjashëm, duke thënë se mbyllja eventuale e Radios Evropa e Lirë dhe Zërit të Amerikës “është sinjal i një bote të ndryshuar”.

Si “ditë të kobshme për mediat” e përshkroi edhe Remzie Shahini Hoxhaj, profesoreshë në Fakultetin e Filologjisë të UP-së.

“Me të vërtetë bota ka ndryshuar dhe po ndryshon nga dita në ditë, dhe nuk e di se si do të përfundojë kjo sagë. Tej mase shqetësuese!”, shkroi Shahini Hoxhaj në rrjetet sociale.

Për Nezir Krakin, profesor në Universitetin Paris Est (Upec), Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës kanë shërbyer për dekada të tëra si “dritaret e vetme” të miliona njerëzve nën diktatura e regjime brutale.

“Ne, shqiptarët - disa të izoluar në Shqipërinë komuniste e të tjerët nën torturat e Serbisë shoviniste - aleate të para i kishim Zërin e Amerikës dhe Evropën e Lirë, në përpjekjen tonë për liri dhe demokraci. Për vite, ne patëm veshë veç për ato valë që na thoshin të vërtetën dhe na bindnin se liria s’kishte alternativë, se shtypja e popujve ishte dhunim i dinjitetit njerëzor”, shkroi Kraki në një postim në Facebook.

Sipas tij, “është gabim të mendohet se bota s’ka më nevojë për valë demokracie që vijnë nga Amerika”.

“Nga mbyllja përfitojnë kundërshtarët”

Bashkimi Evropian reagoi edhe më herët përmes zëdhënëses Audia Paula Pinho, e cila tha se Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës janë “fener i së vërtetës, demokracisë dhe shpresës për miliona njerëz në mbarë botën”.

“Në një epokë të përmbajtjes së pamoderuar dhe lajmeve të rreme”, tha Pinho, gazetaria dhe liria e shtypit, që këto media përfaqësojnë, “janë kritike për demokracinë”.

“Nga ky vendim ka rrezik të përfitojnë kundërshtarët tanë të përbashkët”, tha zëdhënësja.

Grupi politik liberal “Renew Europe” i Parlamentit Evropian shprehu shqetësim për, siç tha, “erozionin e mundshëm” të lirisë së medias në Evropë dhe në rajonet fqinje.

“Radio Evropa e Lirë ishte historikisht e dobishme në ofrimin e lajmeve dhe informacioneve të paanshme, sidomos në vendet ku liria e shtypit është nën kërcënim. Ndërprerja e papritur e financimit të SHBA-së rrezikon aftësinë e organizatës për të vepruar në mënyrë efektive, duke lënë një boshllëk që mund të shfrytëzohet nga regjimet autoritare, të cilat përpiqen ta shtypin fjalën e lirë dhe t’i kontrollojnë narrativët”, tha përmes një deklarate grupi “Renew Europe”.

Ai, po ashtu, i bëri thirrje BE-së që të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të mbështetur Radion Evropa e Lirë dhe organizata të ngjashme, duke thënë se “mbështetja mund të përfshijë financim të drejtpërdrejtë, lehtësim të partneriteteve ose integrimin e këtyre subjekteve në kornizat ekzistuese të BE-së, të dedikuara për promovimin e pluralizmit dhe lirisë së medias”.

Shoqata e Korrespondentëve të Huaj, në anën tjetër, tha se qëndron në solidaritet të plotë me gazetarët dhe stafin e Radios Evropa e Lirë, puna e të cilëve “ka pasur një ndikim të thellë”.

“Humbja e Radios Evropa e Lirë jo vetëm që kërcënon jetesën e punonjësve të saj, por gjithashtu minon përpjekjet kolektive për të mbështetur vlerat demokratike dhe për të luftuar regjimet shtypëse”, thuhet në deklaratën e organizatës me seli në Bruksel.

Derisa Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve u kërkoi udhëheqësve të Kongresit amerikan që ta mbrojnë USAGM-në nga urdhri i presidentit Trump, presidenti i Radios Evropa e Lirë, Stephen Capus, tha se ndërprerja e fondeve për organizatën do të ishte “një dhuratë masive për armiqtë e Amerikës”.

“Ajatollahët iranianë, liderët komunistë kinezë dhe autokratët në Moskë dhe Minsk do të festonin shkatërrimin e Radios Evropa e Lirë pas 75 vjetësh”, tha Capus.

Senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit të Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, tha se, nëse Trump ia arrin qëllimit të tij, “ata që varen nga mediat e pavarura - të mbështetura nga SHBA-ja si alternativa ndaj mediave kineze dhe të Kremlinit - dhe ata që jetojnë nën regjime autoritare, do të humbasin një burim kritik”.

Kremlini reagoi, duke thënë se vendimi i presidentit Trump për të ndërprerë financimin e Radios Evropa e Lirë, “është një vendim i brendshëm i SHBA-së, që realisht nuk e shqetëson Rusinë”./REL

ministrat e jashtem te be

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë