LIVE UPDATES
Bota

Çmimi i Karlit të Madh për tri gra që sfiduan Lukashenkon

Svetlana Tikhanovskaja, Maria Kolesnikova dhe Veronika Cepkalo garuan në fushatën zgjedhore 2020 kundër sundimtarit bjellorus Lukashenko. Për veprimtarinë e tyre ato nderohen me Çmimin e Karlit të Madh në Aachen.

26 Maj 2022, 08:41 Nga DOSJA
Çmimi i Karlit të Madh për tri gra që sfiduan Lukashenkon
Svetlana Tikhanovskaja, Maria Kolesnikova dhe Veronika Cepkal

Në mitingjet e fushatave elektorale ato tërhoqën me mijëra vetë në të gjithë vendin. Svetlana Tikhanovskaja, Maria Kolesnikova dhe Veronika Cepkalo u bënë simbol i luftës për demokraci në Bjellorusi dhe në mbarë botën. Por kjo i bëri ato edhe kundërshtaret kryesore të sundimtarit Aleksandër Lukashenko.

Në fillim të vitit 2020, dukej e qartë se Lukashenko, i cili kishte qeverisur tashmë Bjellorusinë për 26 vjet, do të vazhdonte të sundonte për një mandat të gjashtë pas zgjedhjeve të gushtit 2020. Por në janar filloi pandemia e koronës, rreziqet e së cilës ai i shpërfilli në mënyrë demonstrative dhe pakënaqësia me politikën e tij u rrit.

Në maj 2020, bankieri Viktor Babariko, blogeri dhe sipërmarrësi Sergei Tikhanovski dhe ish-kreu i një parku të teknologjisë së lartë, Valerij Cepkalo, njoftuan synimin e tyre për të kandiduar për president. Por asnjëri prej tyre nuk u lejua të konkurronte. Babariko dhe Tikhanovski u arrestuan dhe u dënuan me burgime të gjata. Cepkalo arriti të largohej nga vendi. Vendin e tyre e zunë tri gra: Maria Kolesnikova, një punonjëse e Babarikos, dhe Svetlana Tikhanovskaja dhe Veronika Cepkalo, në vend të burrave të tyre. Që atëherë, treshja punoi për kandidaturën presidenciale të Svetlana Tikhanovskajas me synimin për të sjellë ndryshime demokratike në Bjellorusi.

Represion në vend të lirisë

Në aktivitetet e fushatës zgjedhore, Svetlana Tikhanovskaja premtoi lirimin e të burgosurve politikë dhe zgjedhje të reja e të drejta. Kolesnikova theksoi nevojën për ndryshime demokratike, duke folur nga zemra e mijëra mbështetësve të saj.

Kur komisioni zgjedhor deklaroi në mbrëmjen e 9 gushtit 2020 se Lukashenko kishte 80 për qind dhe Tikhanovskaja vetëm dhjetë për qind të votave, bjellorusët dolën në rrugë në shumë qytete. Ishin tubimet më të mëdha në historinë e vendit. Për tre muaj, ata kërkuan dorëheqjen e Lukashenkos dhe protestuan kundër dhunës dhe mashtrimit zgjedhor. Por pushtetarët i shtypën brutalisht protestat dhe represioni vazhdon edhe sot e kësaj dite. Tani ka mbi 1200 të burgosur politikë. Më shumë se 300 OJQ u likuiduan. Mediat e pavarura mund të vazhdojnë punën vetëm nga jashtë.

Deri në vitin 2020, Svetlana Tikhanovskaja nuk ishte një figurë publike dhe e quante veten apolitike. Pas përfundimit të studimeve në Universitetin Pedagogjik në Mosyrit në Bjellorusinë juglindore, 39-vjeçarja punoi si përkthyese e anglishtes dhe rriti dy fëmijë. Familja ishte gjithmonë gjëja më e rëndësishme për të, tha ajo një herë.

Kur i shoqi u arrestua, ajo vendosi ta mbështeste duke kandiduar vetë për presidente. Për habinë e saj, ajo u pranua si kandidate. "Unë nuk jam politikane dhe nuk kam nevojë për pushtet. Por burri im është pas hekurave. M'u desh t'i çoja fëmijët në një vend të sigurt hoqa dorë nga një jetë e qetë për të gjithë ne," tha ajo para më shumë se 60 000 njerëzve në Minsk në korrik 2020.

Por pas zgjedhjeve në gusht 2020, asaj iu desh të largohej nga vendi nën presionin e shërbimit sekret bjellorus. Që atëherë ajo jeton në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, nga ku vazhdon luftën kundër regjimit të Lukashenkos. Sot ajo konsiderohet lidere e forcave demokratike në Bjellorusi. Maria Kolesnikova është flautiste me profesion. Në vitin 2007 shkoi në Shtutgart, ku vazhdoi studimet për muzikë. Dhjetë vjet më vonë ajo u kthye në Bjellorusi. Në Minsk punonte për një qendër kulturore të krijuar me mbështetjen e Viktor Babarikos. Në vitin 2020 drejtonte shtabin e fushatës.

Por Babariko u pengua si kandidat dhe Kolesnikova vendosi të mbështesë Svetlana

Tikhanovskajan. Brenda pak muajsh, muzikantja dhe menaxherja e kulturës u bë një politikane karizmatike. Në shtator 2020, ajo u rrëmbye nga persona të panjohur në mes të Minskut dhe të nesërmen u shfaq në kufirin Bjellorusi-Ukrainë. Ashtu si Tikhanovskaja, edhe Kolesnikova u detyrua të largohej nga vendi. Por për të qëndruar, ajo grisi pasaportën në kufi, doli nga makina dhe u kthye në anën bjelloruse. Ajo u arrestua dhe një vit më vonë u dënua me njëmbëdhjetë vjet burg. Ajo nuk pendohet për vendimin e saj. "Është nder për mua të eci në këtë rrugë drejt lirisë dhe ndryshimit me popullin tim”, theksoi 40-vjeçarja në një intervistë me shkrim për DW nga burgu.

Para ngjarjeve të vitit 2020, Veronika Cepkalo ishte menaxhere e një kompanie ndërkombëtare IT. Pasi i shoqi shpalli se donte të bëhej president, ajo e shoqëroi atë në udhëtime dhe në konferenca për shtyp. Kur u pengua të kandidonte, edhe Cepkalo vendosi të mbështeste Svetlana Tikhanovskajan në emër të të shoqit.

Protesta në Bjellorusi para burgut ku mbahej Sergej Tikhanovski, në gusht 2020
"Ishte një ditë shumë e lumtur kur bashkuam forcat”, tha Veronika Cepkalo për Radion Europa e Lirtë. Sipas saj, ky ishte një shembull se si, pavarësisht nga idetë e ndryshme për të ardhmen e vendit, mund të lini mënjanë ambiciet e tua për të punuar së bashku për ndryshimet në Bjellorusi. Sot ajo punon sërish si menaxhere IT dhe është e përfshirë në Fondacionin e Grave Bjelloruse.

Për çfarë e marrin tri gratë Çmimin e Karlit të Madh?

Bordi i Drejtorëve të Çmimit Karli i Madh e sheh treshen si një "model unik kundër diktaturës, shtypjes dhe një shteti të padrejtë". Gratë e marrin çmimin për "përkushtimin e tyre të guximshëm ndaj lirisë, demokracisë, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe rrjedhimisht vlerave evropiane".

Çmimi Karli i Madh jepet që nga viti 1950 për kontribuues në bashkimin e Evropës. Winston Churchill dhe Konrad Adenauer ishin ndër fituesit e parë. Me kalimin e viteve atë e kanë marrë politikanë dhe figura të njohura publike: Vaclav Havel, Angela Merkel, Emmanuel Macron, Papa Françeskue të tjerë.

Svetlana Tikhanovskaja dhe Veronika Cepkalo, të cilat jetojnë në mërgim, do të vijnë në Aachen për të marrë çmimin. Maria Kolesnikova, e cila është në paraburgim, do të përfaqësohet në ceremoni nga motra e saj, Tatyana Khomikh.

Marrë nga DW

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë