LIVE UPDATES
Bota

Rrëfimi tronditës i shqiptarit që pa tragjedinë e Teksasit: E tmerrshme

Mes këtyre dëshmitarëve të shumtë, prindër e kalimtarë të rastit, qëlloi të jetë edhe Fidan Mustafa, i cili nga viti 2005, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka rreth një vit që jeton në Uvalde. Në rrëfim për RTKlive, si dëshmitar i rastësishëm i kësaj kasaphane, ku viktima janë nxënësit nga klasa e dytë deri në të katërtën, e ka të vështirë të përshkruajë tërë atë se çfarë ka parë.

25 Maj 2022, 23:07 Nga DOSJA
Rrëfimi tronditës i shqiptarit që pa tragjedinë e Teksasit:
Prinderit

SHBA- Tragjedia në Uvalde të Teksasit (SHBA), ku 18-vjeçari Salvador Ramos, me armë zjarri vrau 19 fëmijë dhe dy të rritur në shkollën fillore të qytetit, ka shumë dëshmitarë. Ata me sytë e tyre panë llahtarinë që ndodhi mbi nxënësit, që në atë shkollë, janë nga klasa e parë deri në të gjashtën.

Mes këtyre dëshmitarëve të shumtë, prindër e kalimtarë të rastit, qëlloi të jetë edhe Fidan Mustafa, i cili nga viti 2005, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka rreth një vit që jeton në Uvalde. Në rrëfim për RTKlive, si dëshmitar i rastësishëm i kësaj kasaphane, ku viktima janë nxënësit nga klasa e dytë deri në të katërtën, e ka të vështirë të përshkruajë tërë atë se çfarë ka parë.

“Është e tmerrshme çfarë ka ndodhur”, thotë Fidan Mustafa, 37 vjeçari që nga Kosova. Ai thotë se nuk do ta kishte menduar se dërgimi i një pice tek një klient, do të ishte shkak që ai të përjetonte si dëshmitar këtë tragjedi. Krejt ndodhi mëngjesin e së martës, rreth orës 11:30 minuta.

Si pronar i një restoranti që shërben dhe shpërndan pica, në bisedë për RTKlive, Fidani tregon se kishte marrë një porosi nga një klient.

“Klienti e ka shtëpinë afër shkollës. Ia dërgova ushqimin dhe meqë koha ishte e mirë, dritaren e veturës e kisha të hapur. Kur papritur kam dëgjuar krisma të armës. Aq të forta ishin krismat, sa kam menduar se po  shkrepin pranë veturës. Dola nga vetura të shoh çfarë po ndodhë. Sherifët filluan të shtënë me armë dhe njëri prej tyre më bërtiti, që të hyjë në veturë, të shtrihem e të mos lëvizë. Shkolla nga ku gjuante personi i armatosur në drejtim të sherifëve, ishte vetëm rreth 30 metra larg. Kam hy në veturë dhe kam qëndruar rreth 10 minuta”, tha Fidani.

Fidani tregon se pas pak,  nisën të vijnë edhe njerëzit nga shtëpitë përreth si edhe ata që ishin në qytet, për të parë se çfarë po ndodhte afër shkollës.

“Paniku ishte i madh sepse shumë prej tyre kanë fëmijët në atë shkollë” ishte e tmerrshme. Fëmijët e mësueset bërtisnin në shkollë. Dëgjoheshin të bërtiturat e tyre edhe në rrugë. Sherifët erdhën menjëherë dhe e rrethuan shkollën”, thotë ai.

Megjithatë, kjo është vetëm njëra pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndë. Rrëfimi në pika të shkurtra, që një person i ka dhënë policisë në ato momente, lë të kuptohet se dëshmitari kosovari me prejardhje nga Klina, ka parë vetëm gjysmën e tragjedisë.

“Ky qytetari (amerikan) që i tregoi policisë se çfarë ka parë, e ka shtëpinë afër shkollës Ai i tregoi policisë se ka qenë duke pirë kafe,  kur  ka dëgjuar zhurmën, pasi një veturë ka rënë  në kanalin skaj rrugës”, rrëfen Fidani.

Sipas shqiptarit, dëshmitari amerikan  i ka treguar policisë se sulmuesi, pasi ka rënë në kanal, ka kapërcyer rrethojën, ka kaluar fushën e sportit dhe është nisur drejt shkollës.

 “Ai po ndiqej sepse para se të vinte në shkollë, e kishte qëlluar me armë gjyshen e tij, e qytetarët e kishin lajmëruar rastin në polici, prandaj po ndiqej”.

Dëshmitari nga Klina me banim në Teksas, tregon se policia i kishte thënë personit të armatosur që të ndalonte, por ai kishte qëlluar në drejtim të tyre, duke i plagosur dy prej tyre.

 “Ai dëshmitari siç e dëgjova duke i treguar policisë, pasi i ka plagosur policët, e ka mbushur armën edhe ka hyrë në shkollë. Unë kam qëlluar, në momentin kur agresori ishte në shkollë. Shkollat kanë sigurim, por nuk janë të armatosur. Nuk ka treguar ende askush nëse atë e kanë vrarë apo ai e ka vrarë veten. Tani rastin po e heton FBI (Zyra Federale e Hetimeve) Ky ka qenë nxënës i shkollës së mesme. Të premten kanë pasur mbrëmjen e maturës. Mediat këtu po raportojnë se ai dhe tre të tjerë, kishin planifikuar të sulmojnë këtë shkollë, por edhe shkollën tjetër të mesme”, thotë Fidani.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë