LIVE UPDATES
Bota

Suedia e Finlanda mundohen të bindin Turqinë rreth anëtarësimit të tyre në NATO

Delegacione nga Suedia dhe Finlanda zhvilluan në Ankara bisedime lidhur me kundërshtimet e palës turke për anëtarësimin e tyre në aleancën ushtarake të NATO-s.

26 Maj 2022, 08:37 Nga DOSJA

 

Suedia e Finlanda mundohen të bindin Turqinë rreth
Foto ilustruese

 

Pas deklaratave të Turqisë se do të pengojë procesin e anëtarësimit të Suedisë dhe të Finlandës në NATO, nëse vendet nordike nuk marrin parasysh shqetësimet e saj në lidhje me sigurinë, delegacione nga Suedia dhe Finlanda zhvilluan në Ankara bisedime lidhur me kundërshtimet e palës turke për anëtarësimin e tyre në aleancën ushtarake të NATO-s. Finlanda dhe Suedia bënë kërkesë për t'u anëtarësuar në NATO në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.

Delegacioni suedez, i kryesuar nga Sekretari i Shtetit, Oscar Stenstrom dhe ai finlandez, i kryesuar nga homologu i tij Jukka Salovaara, u takuan me zëdhënësin e presidentit turk Ibrahim Kalin dhe zëvendësministrin e Jashtëm, Sedat Onal, në pallatin presidencial në Ankara.

Në një konferencë shtypi pas bisedimeve që zgjatën rreth pesë orë, Kalin tha se Turqia kishte konstatuar një "qasje pozitive" nga të dy vendet lidhur me për heqjen e kufizimeve për eksportin e armëve.

Megjithatë, ai tha se Turqia nuk do të pajtohet që dy vendet nordike të bashkohen me NATO-n, nëse nuk ndërmarrin hapa të posaçëm për të adresuar kundërshtimet e Ankarasë."Ne e kemi bërë shumë të qartë se nëse shqetësimet e Turqisë për çështje të sigurisë nuk plotësohen me hapa konkretë në një afat të caktuar, procesi nuk do të përparojë", tha Ibrahim Kalin në konferencën e shtypit.

Kërkesat e të dy vendeve për t'u bashkuar me aleancën si mbrojtje kundër agresionit të frikësuar nga Rusia do t'u jepnin fund dekadave të neutralitetit ushtarak. Finlanda – e cila ka një kufi të përbashkë prej 1,300 kilometrash me Rusinë – dhe fqinji i saj Suedia janë shqetësuar nga pushtimi i Ukrainës nga Moska.

Cilat janë rezervat e Turqisë?

Turqia e kundërshton pranimin e vendeve nordike në NATO, sepse mendon se ato mbështesin Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, si dhe milicinë kurde siriane, YPG, të mbështetur nga SHBA. Ankaraja pretendon se grupe të tilla përbëjnë një kërcënim për sigurinë e saj. Ankaraja akuzon të dy vendet se u kanë dhënë një strehë të sigurt anëtarëve të PKK-së dhe refuzojnë të ekstradojnë terroristët. Po ashtu Suedia dhe Finlanda vendosën ndër të tjera edhe kufizime në eksportet e armëve në Turqi pas ofensivës së saj ushtarake kundër YPG-së në vitin 2019.

Magdalena Andersson: Ne nuk dërgojmë as para, as armë për organizatat terroriste
PKK konsiderohet si organizatë terroriste nga disa vende aleate të Turqisë, përfshirë edhe BE-në. PKK-ja organizon prej dekadash kryengritje kundër Turqisë. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka shprehur personalisht kundërshtimin e thellë për t'i dhënë dritën jeshile zgjerimit të NATO-s, nëse Finlanda dhe Suedia nuk bëjnë lëshime të mëdha.

Kurse kryeministrja suedeze Magdalena Andersson tha në Stokholm se vendi i saj dëshiron t’i "sqarojë" pretendimet e palës turke dhe shtoi se "ne nuk dërgojmë as para, as armë për organizatat terroriste".

Marrë nga DW

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë