LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Iran/ Trump: SHBA do të fitojë ushtarakisht ose në letër, mund të takohem me liderin suprem të Iranit nëse ka marrëveshje

Trump paralajmëroi gjithashtu se forcat amerikane do t’i rifillojnë operacionet ushtarake, nëse trupat amerikane vriten nga ndonjë sulm iranian gjatë armëpushimit të tanishëm.

6 Qershor 2026, 07:26 Nga E.d
Lufta në Iran/ Trump: SHBA do të fitojë ushtarakisht ose në
Presidenti amerikan, Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do ta fitojnë konfliktin me Iranin “qoftë ushtarakisht, qoftë në letër”, duke iu referuar bisedimeve të paqëndrueshme me Teheranin. Ai gjithashtu la të kuptohet se mund të takohet me udhëheqësin suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, “nëse kjo do të shërbente për ta arritur një marrëveshje”.

“Ne do të fitojmë, sido që të vijë puna”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të enjten vonë.

“Do të jetë ose ushtarakisht, ose në letër”, shtoi ai.

Trump tha gjithashtu se nuk ndien dëshirë të takohet me Khamenein, i cili nuk është parë që nga shpërthimi i dhunës më 28 shkurt dhe për të cilin besohet se është plagosur rëndë gjatë sulmeve ajrore amerikano-izraelite.

Megjithatë, Trump shtoi se, nëse palët arrijnë marrëveshje, një takim mes tyre është i mundur.

“Nëse do të ndodhte... do të tregoja respekt”, tha ai.

“Nuk dua të takohem, por nëse do të takohesha, do të ishte nder për mua ta takoj”, theksoi ai.

“Por, nëse arrijmë marrëveshje, është e mundur të takohem me të. Nuk do ta kisha telash aspak”, shtoi Trump.

Të mërkurën, Trump kishte thënë se Khamenei ishte “plotësisht i përfshirë” në bisedime, ndërsa sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha një ditë më parë se “ka shenja se ai po angazhohet gjithnjë e më shumë në një shkallë të caktuar”.

Trump: SHBA-ja mund t’i rifillojë operacionet ushtarake

Trump paralajmëroi gjithashtu se forcat amerikane do t’i rifillojnë operacionet ushtarake, nëse trupat amerikane vriten nga ndonjë sulm iranian gjatë armëpushimit të tanishëm. Teherani dhe SHBA-ja kanë shkëmbyer sulme kohë pas kohe ditët e fundit. Më i fundit ishte sulmi iranian ndaj aeroportit ndërkombëtar të Kuvajtit të mërkurën, ku u vra një person dhe u plagosën 63 të tjerë.

Trump foli të enjten në Shtëpinë e Bardhë për një sërë temash, përfshirë luftën në Ukrainë, Kubën dhe çështjet e tregtisë globale. Trump tha se SHBA-ja nuk ka nevojë për marrëveshje me Teheranin për t’i nxjerrë jashtë vendit rezervat iraniane të uraniumit të pasuruar.

“Mund ta marrim qysh tani. Nuk besoj se mund të na ndalojnë nëse ne duam, por nuk kemi arsye ta bëjmë. Është i varrosur dhe i izoluar,” u tha Trump gazetarëve, duke folur për materialin e uraniumit që mund të përdoret për ndërtimin e një arme bërthamore.

Trump pretendoi se uraniumi ndodhet nën mbikëqyrje. “Kemi kamera mbi të”, tha ai, pa dhënë më shumë hollësi. Mohsen Rezaei, këshilltar i udhëheqësit suprem iranian, theksoi se drafti i tanishëm i memorandumit të mirëkuptimit që po negociohet për t’i dhënë fund luftës, përmban paqartësi që duhet të sqarohen. Ai pretendoi se Trump po përpiqet të ushtrojë trysni mbi Teheranin që t’i pranojë kushtet e tij, ndërsa kushtet e Iranit po mbeten qëllimisht të paqarta.

Përparim në Liban mes dhunës së vazhdueshme?

Trump tha gjithashtu se beson se po bëhet përparim në marrëdhëniet mes Izraelit dhe Libanit dhe se Libani meriton paqe. Ai shtoi se “madje ka folur me Hezbollahun për këtë çështje”.

Hezbollah, grup i mbështetur nga Irani që kontrollon pjesë të mëdha të Libanit jugor, konsiderohet organizatë terroriste nga SHBA-ja. Ndërkohë, Bashkimi Evropian e ka futur në listën e zezë krahun e tij ushtarak, por jo degën politike.  Trump kishte thënë edhe më 1 qershor se kishte folur me Hezbollahun, por më pas Shtëpia e Bardhë sqaroi se komunikimi ishte bërë përmes ndërmjetësve.

Duke qenë se Hezbollahu është organizatë e shpallur terroriste, asnjë president amerikan më parë nuk ka pranuar publikisht se ka komunikuar me këtë grup, qoftë drejtpërdrejt apo përmes ndërmjetësve. Të enjten, Hezbollahu e refuzoi një armëpushim të ri në Liban, ndërsa Izraeli deklaroi se nuk do të tërhiqte trupat nga vendi, duke zbehur përpjekjet amerikane për t’i dhënë fund luftimeve si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë paqeje me Iranin.

Hezbollahu nuk është pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në bisedimet që përfshijnë SHBA-në, Izraelin dhe Qeverinë libaneze.

Trump tha se kishte folur edhe me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Mendoj se po bëhet përparim. Kjo ka vazhduar për një kohë të gjatë”, tha ai.

“Do të ishte vërtet mirë nëse Libani do të mund të kishte paqe. Libani ka qenë nën sulm për shumë vite dhe gjithmonë ka qenë si pala më e dobët. Do të ishte shumë mirë nëse kjo do të përfundonte”, shtoi Trump.

Teherani e ka bërë armëpushimin në Liban një nga kushtet e tij për një marrëveshje paqeje me Uashingtonin. Ai ka lënë të kuptohet se mund të ndërhyjë drejtpërdrejt nëse forcat izraelite vazhdojnë sulmet intensive atje./REL

donald trump shba marrëveshje

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet