LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Dialogu Kosovë-Serbi, bisedimet në Bruksel përfundojnë pa sukses

Qëllimi i takimit që zgjati deri në orët e vona të së mërkurës, ishte diskutimi i shumë çështjeve për uljen e tensioneve në veri të Kosovës si dhe zbatimi i marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve, por përparim nuk kishte.

21 Korrik 2023, 08:38 Nga f.i
Analiza e DW: Dialogu Kosovë-Serbi, bisedimet në Bruksel
Miroslav Lajçak

BRUKSEL- Pala kosovare mendon që plani i BE-së për uljen e tensioneve në veri është selektiv dhe u kushton më shumë vëmendje kërkesave të Serbisë. Pala serbe mendon ndryshe.

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, zhvilluan takime të ndara  në Bruksel me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Qëllimi i takimit që zgjati deri në orët e vona të së mërkurës, ishte diskutimi i shumë çështjeve për uljen e tensioneve në veri të Kosovës si dhe zbatimi i marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve, por përparim nuk kishte.

"Diskutuam një listë të gjatë të çështjeve të dialogut duke filluar me zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe shtensionimin në veri. Diskutimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme” shkroi  Lajçak në twitter.

Ai nuk tregoi se pse nuk ndodhi takimi tre palësh, por, sipas kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi,  ishte qëndrim i zotit Lajçak që të mos ketë takim trepalësh.

"Një takim i tillë, jo domosdo do të kontribuonte në finalizimin e dokumenteve, sepse Lajçak mendon që ka ende nevojë për koordinim shtesë para se kjo të ndodhë. Madje ka ide që plani i sekuencimit, apo zbatimit të marrëveshjes kërkon takim të nivelit të lartë”, tha Bislimi, duke u pajtuar që niveli i kryenegociatorëve nuk mund ta përfundojnë këtë proces në mënyrë të suksesshme.

Kryenegociatori kosovar shfaqi brengën se drafti që Lajçak u ka dërguar palëve në këtë rast Kosovës dhe Serbisë, për shtensionim e gjendjes në veri, është selektiv.

Plani selektiv

"Ne mendojmë që ai plan është selektiv, u kushton më shumë vëmendje kërkesave të Serbisë dhe nuk garanton zbatim të plotë të marrëveshjes. Ne kemi tentuar që në një takim trilateral me palën serbe të vendosim të gjitha obligimet që palët marrin nga marrëveshja bazike në një plan të detajuar të sekuencimit. Nuk kemi arritur ta përfundojmë këtë mision, por kemi përmirësim apo ecje tutje”,- tha Bislimi.

Kryenegociatori kosovar shfaqi habinë se pse Bashkimi Evropian nuk po heq masat kundër Kosovës, meqë kjo e fundit tashmë ka bërë hapat e parë.

"Për ne është habi që edhe tetë ditë pas dakordimit në Bratisllavë, ende nuk kemi një letër shpjeguese nga ana e zotit Borrell që kërkon heqjen e masave nga ana e Komisionit Evropian. Nuk mund të themi që kemi zbatuar të gjitha masat për arsye se një prej masave është mbajtja e zgjedhjeve, por ne kemi treguar rrugën që çon në normalizimin e situatës e mungesa e kësaj rruge ka qenë preteksti i BE-së për vendosjen e masave ndëshkuese”, tha Bislimi.

Drafti kërkon uljen e tensioneve

Drafti i Bashkimit Evropian që ndërmjetësi Lajçak u ka dhënë palëve, kërkon që për uljen e tensioneve në veri, duhet pezulluar operacionet policore, të bëhet zhvendosja e kryetarëve shqiptar të komunave në zyra alternative dhe të shpallen zgjedhjet e parakohshme me pjesëmarrje të pakusht të serbëve të Kosovës. Qeveria e Kosovës tashmë ka njoftuar se ka zvogëluar me 25% praninë policore në ndërtesat e kuvendeve komunale, duke u hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Kryenegociatori i Serbisë Petar Petkoviq nuk foli pas takimit në Bruksel. Por të njëjtën ditë, i dërguari i BE-së Mirosllav Lajçak, takoi presidentin e Serbisë,  Aleksandar Vuçiq. Ky i fundit vazhdon të ngulë këmbë siç thotë, "në hapat konkretë që synojnë mbrojtjen e jetës së serbëve në Kosovë, si dhe në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani”.

"Kam folur me Mirosllav Lajçakun për raundin e fundit të bisedimeve teknike midis Beogradit dhe Prishtinës dhe mënyrat për t'i ulur tensionet në terren. Serbia vazhdon të insistojë në hapa konkretë për të mbrojtur jetët e serbëve në Kosovë dhe Metohi, si dhe për zbatimin nga marrëveshjet e arritura deri më tani”, shkroi Vuçiç në Instagram.

Presidenti serb tha se situata në veri të Kosovës po bëhet gjithnjë e më shumë çështje e sigurisë sesa çështje politike. Këtë e tha edhe gjatë një takimi që zhvilloi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stolteberg. Ky i fundit ju bëri thirrje palëve të përmbahen nga veprimet e dhunshme.

"Është më rëndësi që tensionet janë ulur dhe u bëjmë thirrje palëve  të përmbahen nga veprimet dhe retorika nxitëse. Rruga e vetme është dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha Jens Stoltenberg.

Marrë nga DW

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës