LIVE UPDATES
Bota

Dështimet e takimeve, vendet e G7-ës thirrje për dialog midis Kosovës dhe Serbisë

Megjithë thirrjen e G7 drejtuar Kosovës dhe Serbisë për angazhim konstruktiv në dialog, të dyja vendet dështuan në takimin e fundit në Bruksel që të arrijnë marrëveshje për targat.

16 Maj 2022, 14:44 Nga DOSJA
Dështimet e takimeve, vendet e G7-ës thirrje për dialog midis
Bislimi dhe Lajcak

Ministrat e Jashtëm të G7, vendeve më të industrializuara në botë u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të arrijnë marrëveshje për normalizimin e raporteve. Kjo thirrje u bë pikërisht dy ditë më parë, në ditën kur në Bruksel dështoi një takim ndërmjet delegacioneve të Serbisë dhe Kosovës për targat e atomjeteve. Në G7 bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.

"Ne u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, të zbatojnë plotësisht dhe pa vonesa të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën, dhe të normalizojnë raportet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme, që do t'u lejonte të realizonin perspektivat e tyre respektive evropiane, që do të kontribuonte në stabilitetin rajonal dhe të ishte në dobi të të gjithë qytetarëve të rajonit”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e përbashkët të ministrave të G7-ës, pas mbledhjes treditore në Gjermani.

Dështimi i takimit tripalësh

Por pse dështoi që të arrihet marrëveshja për targat në takimin e 13 dhe 14 majit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që u mbajt në Bruksel? Sipas kryenegociatorit të Kosovës, zëvëndëskryeministrit Besnik Bislimi pala serbe vazhdon të refuzojë arritjen e marrëveshjes dhe në takimin e fundit, sipas tij, Beogradi zyrtar nuk pranoi takim tre palësh, ku do të ishte i pranishëm edhe i ngarkuari i BE për dialogun, Miroslav Lajçak.

"Për sa i përket dialogut, potencova se Kosova vazhdon të jetë pala konstruktive në këtë proces, përderisa pala tjetër vazhdon të refuzojë takimet trilaterale dhe tentativat tona të përbashkëta me BE për arritjen e marrëveshjeve për targat e veturave dhe energjinë”, tha Besnik Bislimi, pas një takimi që zhvilloi me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Kryenegociatori i Kosovës për dështimin e arritjes së marrëveshjes tha se  fillimisht pala serbe e kishte informuar ndërmjetësin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak se do të vinte me propozim konkret për çështjen e targave në harmoni me kriteret e parapara me marrëveshjen e 30 shtatorit.

"Fatkeqësisht ne pamë një sjellje shumë të çuditshme të palës serbe e cila thoshte se kemi një ide, po nuk mund ta shpalosim, kemi probleme politike nuk mund ta sjellim”, tha Bislimi.

Pse u largua pala serbe

Por largimi i palës serbe nga Brukseli dhe refuzimi për takim tre palësh, sipas analistëve kishte të bënte me faktin se Kosova një ditë më parë aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, çka nxiti reagimin e ashpër të Beogradit zyrtar. Kundërpërgjigja ishte fushata serbe për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.  Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria e Serbisë, do të vazhdojnë të punojnë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, tha ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviç.

"Si ministër i Punëve të Jashtme, ia dorëzova presidentit Vuçiç notat diplomatike të katër vendeve që tërhoqën njohjen e Kosovës dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare e autorizoi Vuçiçin që ta informojë opinionin e gjerë se për cilat shtete bëhet fjalë, sapo ta gjykojë që është e nevojshme”, tha Selakoviç.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 dhe ky proces synon që në fund të përfundojë me një marrëveshje gjithpërfshirëse ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkon që procesi të përfshijë njohjen reciproke, ndërsa presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç  kërkon një kompromis./DW/

 

Sondazh

Poll

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni