LIVE UPDATES
Bota

Mesazhi nga Berlini, DW: Zgjedhjet në Serbi duhet të hetohen!

“Presim hetim të zgjedhjeve në Serbi”, thonë deputetët e partive në pushtet në Gjermani. Ata mendojnë se zgjedhjet janë manipuluar. Opozita e sheh pak më ndryshe.

19 Janar 2024, 08:45 Nga I.A
Mesazhi nga Berlini, DW: Zgjedhjet në Serbi duhet të hetohen!
Protesta

SERBI- Vëzhguesit e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Serbi kërkuan në seancën e Komitetit Evropian të Bundestagut gjerman një hetim gjithëpërfshirës për manipulimet e supozuara zgjedhore. Është në interesin gjerman dhe evropian që "mashtrimi masiv zgjedhor" të hetohet nga një mision i pavarur vëzhgues ndërkombëtar i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), deklaroi Viola von Kramon, deputete e të Gjelbërve në BE. Pas seancës së Komisionit të Bundestagut, ajo mori pjesë dhe në debatin për Serbinë në Parlamentin Evropian.

Deputeti i të Gjelbërve në Bundestag, Boris Mijatoviç, i cili ishte edhe vëzhgues në zgjedhjet në Serbi, i raportoi Komitetit të Parlamentit gjerman për sulme ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë. Zgjedhjet i ka cilësuar si "jo të lira dhe jo të ndershme.” Dominimi i presidentit Aleksandar Vuçiqka qenë shumë i madh, thotë Mijatoviq. Në të njëjtën kohë ai thekson se verifikimi i listave zgjedhore është i domosdoshëm, por jo i kryer nga gjyqësori serb. Deputeti i Gjelbër ka kujtuar se misioni ndërkombëtar mund të funksionojë, por vetëm me ftesë të shtetit, në këtë rast të Serbisë.

Linja: "Abuzim sistematik i institucioneve dhe ligjeve"

Para Komisionit të Bundestagut foli edhe Rasha Nedeljkov, drejtor programi i organizatës joqeveritare të Beogradit Crta (Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Përgjegjësi). Ai u deklarua pro përsëritjes së zgjedhjeve, por edhe pro ndjekjes penale të shkeljeve të dokumentuara.

Siç thekson shërbimi për shtyp i Bundestagut në raportin nga sesioni i Komitetit Evropian, organizata Crta në analizën e saj paraprake ka konstatuar ndër të tjera se Partia Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet e presidentit Vuçiq ka pasur avantazhe të padrejta. Nedeljkov informoi deputetët se SNS ka marrë 85 për qind më shumë kohë në televizion sesa partitë opozitare.

Ai thotë se mbi votuesit dhe anëtarët e administratës publike është ushtruar presion i madh dhe në Beograd janë sjellë njerëz nga e gjithë Serbia, por edhe nga vendet fqinje për të votuar në zgjedhjet lokale atje. Shumë prej tyre, siç shpjegon ai, u caktuan vendbanime jokorrekte, shpesh edhe inekzistente. Nedeljkov vlerësoi se bëhet fjalë për "keqpërdorim sistematik të institucioneve dhe ligjeve shtetërore” dhe përfundoi: "Nëse do të ishte e mundur të ndryshohej diçka në Serbi përmes zgjedhjeve, zgjedhjet atje do të ishin ndaluar shumë kohë më parë”.

Vala kundër vëzhguesve

Para Komisionit të Parlamentit gjerman foli edhe anëtari i Partisë Socialdemokrate të Austrisë (SPÖ) Andreas Schider, gjithashtu vëzhgues i zgjedhjeve. Ai ka raportuar se pas publikimit të raportit preliminar të vëzhguesve ndërkombëtarë, ai dhe kolegët e tij janë sulmuar masivisht dhe akuzuar se kanë gënjyer. "Ka shpërthyer një valë denigrimi," tha ai. Për shkak të kësaj, beson Shider, Bashkimi Evropian duhet të rrisë presionin ndaj lidershipit serb dhe nuk duhet të veprojë sikur situata të ishte normale.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Unionit Demokristian (CDU) opozitar në Bundestag, Guenther Krichbaum, shprehu habinë e tij që, sipas Nedeljkov, njerëzit mund të votojnë më shumë se një herë, edhe pse çdo qytetar i Serbisë ka numrin e tij të identitetit. Ai gjithashtu vuri në dukje se është befasuese që BE dhe SHBA deri më tani janë përmbajtur nga reagimi.

Krichbaum: Kush janë donatorët e Crta?

Deputeti i CDU-s,ë Krichbaum tha se deri më tani nuk ka parë një pasqyrë të diferencuar të situatës, ndërsa më pas pyeti se cilët janë donatorët e Crta-s. Nedeljkov shpjegoi se organizata e tij është jopartiake dhe se i ka monitoruar zgjedhjet sipas rregullave dhe standardeve ndërkombëtare, me mbështetje financiare nga Britania e Madhe, SHBA dhe Suedia.

I pyetur nga deputeti i liberalëve në pushtet (FDP) An-Verushka Juris se deri në çfarë mase po ushtrohet presion mbi Crta për të ndryshuar raportin e saj, Nedeljkov u përgjigj se mediat në Serbi po përpiqen të minimizojnë rezultatet e para të hetimit të organizatës së tij.

Deputeti Harald Vejel i Alternativës për Gjermaninë (AfD) në opozitë foli për "specifikat rajonale”, por edhe për problemet në zgjedhjet serbe. Megjtihatë sipas tij, dhuna ka ardhur kryesisht nga opozita edhe në zgjedhje, thotë ai duke shtuar se në Serbi nuk kishte një alternativë ndaj partisë SNS në pushtet. Fakti që partitë opozitare kanë akses të kufizuar në mediat shtetërore i kujton, siç tha ai, "disa kushte në Gjermani".

Deputeti i pavarur i Bundestagut, Andrej Hunko, vlerësoi se rishikimi i listave të votuesve nga BE-ja është një "procedurë e vështirë”. Ai beson se kjo detyrë duhet të jetë përgjegjësi e Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtave të Njeriut (OHDIR), institucionit qendror të OSBE-së për të drejtat e njeriut.

Partitë në pushtet presin hetim të pavarur

Pas mbledhjes së Komisionit Evropian të Bundestagut, tre përfaqësues të partive në pushtet kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në të cilën kanë vlerësuar se "përshkrimet e vëzhguesve tregojnë qartë se zhvillimi i ngjarjeve në Serbi po shkon në drejtim të gabuar”. Deklarata e titulluar "Manipulimi zgjedhor në Serbi duhet të ketë pasoja” është nënshkruar nga Christian Petri (SPD), Chantal Kopf (të Gjelbërit) dhe Thomas Hacker (FDP).

Ata besojnë se "është koha që Komisioni Evropian të emërtojë deficitet demokratike në Serbi dhe të rishqyrtojë se si i trajton liderët politikë atje. Presim një hetim të pavarur dhe zbardhjen e të gjitha akuzave”, theksojnë deputetët.

"Zgjedhjet në Beograd duhet të përsëriten”

Në deklaratën e përbashkët vlerësohet se vëzhgimet më të rëndësishme nga Beogradi janë: "Në zgjedhjet për parlamentin e qytetit, opozita kishte shanse reale për të fituar”. Natyrisht, për këtë arsye, qytetarë nga pjesë të tjera të vendit, madje edhe nga vendet fqinje, u sollën në kryeqytet për të votuar. Për t'i dhënë njëfarë legjitimiteti, ata u raportuan në disa vendbanime të çuditshme, duke përfshirë ndërtesa të pabanueshme dhe shtëpi të braktisura."

Prandaj, deputetët gjermanë shprehin dyshimin se rezultati i zgjedhjeve përputhet me vullnetin e vërtetë të votuesve: "Në këtë rast, zgjedhjet për Kuvendin e qytetit të Beogradit do të duhej të përsëriten”, theksohet në deklaratën e përfaqësuesve të partitë në pushtet gjerman.

Marrë nga DW

zgjedhjet ne serbi boris mijatoviç

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet