LIVE UPDATES
Bota

Merz, ai që e kuptonte Trump-in, sërish një kritik ndaj tij

Aty kancelari shprehu mirëkuptim për sulmet amerikano‑izraelite kundër Iranit, gjatë të cilave u vra qëllimisht edhe Ajetollah Ali Khamenei.

16 Mars 2026, 22:23 Nga E. D

Merz, ai që e kuptonte Trump-in, sërish një kritik ndaj tij

GJERMANI- Friedrich Merz ka kaluar dy ndryshime të mëdha në marrëdhënien e tij me Donald Trump. Para një viti, Merz paraqitej si një kritik i ashpër i Trump-it. Më pas erdhi një fazë e gjatë afrimi kundërshtarët e tij politikë e quanin këtë servilizëm ndaj presidentit amerikan. Kjo arriti kulmin me vizitën në Shtëpinë e Bardhë rreth dy javë më parë.

Aty kancelari shprehu mirëkuptim për sulmet amerikano‑izraelite kundër Iranit, gjatë të cilave u vra qëllimisht edhe Ajetollah Ali Khamenei. Merz nuk dëshironte në asnjë mënyrë t'i jepte mësime Trump-it për çështjet e së drejtës ndërkombëtare. Tani kancelari bën një kthesë të fortë; sipas tij Trump po e tepron dukshëm në çështjen e Iranit.

Merz: Ne nuk do të marrim pjesë

Ishte pyetja e vetme e madhe që të hënën (16.03.2026) preokuponte opinionin politik në Berlin: A do të marrë pjesë Bundeswehri në sigurimin e ngushticës së Hormuzit?

Nga kancelari erdhi pasdite një përgjigje e qartë: "Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nuk na kanë konsultuar as përpara kësaj lufte. Për Iranin nuk ka pasur kurrë një vendim të përbashkët se a duhet vepruar," tha Merz.

"Prandaj as nuk shtrohet pyetja se si do të angazhohet Gjermania ushtarakisht në këtë çështje. Ne nuk do ta bëjmë."

Trump e shoqëroi kërkesën e tij me paralajmërimin se NATO‑n e pret një e ardhme e zymtë, nëse ajo nuk ndihmon në sigurimin e ngushticës, e cila është tejet e rëndësishme për transportin e naftës.

Qeveria gjermane nuk është dakord me këtë. Detyra e NATO‑s është mbrojtja e territorit të aleancës, theksoi një zëdhënës i qeverisë. Dihet mirë se ngushtica e Hormuzit nuk bën pjesë në këtë territor.

Qëndrimin e njëjtë e theksoi edhe ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius (SPD), i cili paradite priti homologun e tij letonez, Andris Spruds.

"Nuk është lufta jonë, ne nuk e kemi nisur atë. Ne duam zgjidhje diplomatike dhe një përfundim të shpejtë, por anije të tjera luftarake në rajon, me shumë gjasë, nuk do të ndihmojnë."

Edhe misionin ekzistues të BE‑së "EUNAVFOR ASPIDES”, i cili u propozua nga përfaqësues të BE‑së, Pistorius nuk e konsideron të përshtatshëm.

Ky mision është i fokusuar në sigurimin e rrugëve detare në Detin e Kuq. Situata në ngushticën e Hormuzitështë krejtësisht e ndryshme, si nga pikëpamja gjeopolitike, ashtu edhe nga ajo ushtarake.

Çmimet e energjisë po rëndojnë mbi ekonominë

Prej disa ditësh, Merz po hyn sërish në kurs konfrontimi me Trump.

"Me çdo ditë lufte shtrohen më shumë pyetje. Mbi të gjitha na shqetëson fakti se duket se nuk ka asnjë plan të përbashkët (të SHBA‑së dhe Izraelit) se si kjo luftë mund të përfundojë shpejt dhe bindshëm," tha ai rreth dhjetë ditë pas fillimit të luftës. Një luftë e pafundme nuk është në interesin gjerman.

Ai paralajmëroi për pasoja të gjera për Evropën, ndër të tjera në fushat e sigurisë, furnizimit me energji dhe migracionit.

Sidomos rritja e fortë e çmimeve të naftës tregon se sa drejtpërdrejt ndikon lufta edhe në Gjermani. Dhe pikërisht kjo e prek Merz‑in në një pikë veçanërisht të ndjeshme, sepse rimëkëmbja e ekonomisë është aktualisht objektivi i tij politik më i rëndësishëm.

Rimëkëmbja po ecën me shumë vështirësi, edhe pa faktorët e luftës në Iran, dhe vetëm falë borxheve të reja gjigante vendi po del nga recesioni. Ndërmarrjet po falimentojnë masivisht, po zhvendosin aktivitetet e tyre jashtë vendit dhe papunësia po rritet.

Instituti Ifo ka parashikuar tani se si pritet të ndikojë lufta në Iran në ekonominë gjermane. Në çdo rast, lufta do ta zbehë rimëkëmbjen ekonomike dhe do të rrisë inflacionin. Nëse lufta përfundon së shpejti, sipas Institutit Ifo, rritja ekonomike sivjet do të frenohej me 0,2 për qind, duke ndrydhur rritjen ekonomike në nivelin e 0,8 për qind. Nëse lufta zgjat më shumë, atëherë frenimi i rritjes ekonomike do të uíshte 0,4 për qind.

Merz në një dilemë të dyfishtë

Merz e di se gjendja ekonomike ka shumë gjasa të vendosë për suksesin ose dështimin e qeverisë së tij – dhe se ajo luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në zgjedhjet e ardhshme të landeve.

Pas zgjedhjeve në Baden‑Vyrtemberg në fillim të marsit, ku CDU‑ja e tij humbi ngushtë ndaj të Gjelbërve, më 22 mars do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Renani-Palatinate, e më pas në shtator zgjedhjet në Saksoni‑Anhalt dhe Mecklenburg‑Pomerania Perëndimore, në lindje të Gjermanisë.

Në të dy landet e fundit, sipas sondazheve të deritanishme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) – parti pjesërisht e ekstremit të djathtë – kryeson me diferencë të madhe. AfD kërkon prej kohësh heqjen e sanksioneve kundër Rusisë. Fakti që tani edhe Donald Trump dëshiron t'i pezullojë sanksionet në sektorin e energjisë, për të ulur presionin ndaj çmimeve, i vjen AfD‑së shumë për shtat në fushatë.

Kjo do të thotë një dilemë e dyfishtë për Friedrich Merz. Ai dëshiron t'i mbajë në fuqi sanksionet kundër Moskës, për ta mbajtur Rusinë nën presion në luftën në Ukrainë. Por një shumicë e madhe e qytetarëve në Gjermani pret nga qeveria federale, para së gjithash, që ajo të bëjë diçka kundër çmimeve të larta të energjisë. Sondazhet tregojnë gjithashtu një refuzim dërrmues të përfshirjes së Gjermanisë në luftën e Iranit nga ana e popullsisë. Kjo është dilema e dytë për kancelarin: sepse ai dëshiron të paraqitet si partner i besueshëm i aleancës me SHBA‑në.

Pasi, me shumë vështirësi – dhe ndoshta me shumë vetëmohim politik ai kishte ndërtuar një marrëdhënie të mirë me Trump‑in, tani Merz e ndien se është sërish i detyruar të tërhiqet. Sidoqoftë, Merz nuk është i vetëm në Evropë me refuzimin e tij për të dhënë një kontribut ushtarak.

Britania e Madhe dhe Franca, të dyja me forca të fuqishme detare, deri tani janë shprehur vetëm në mënyrë shumë të paqartë në lidhje me angazhimet e tyre. Gatishmëria për t'i ndjekur Shtetet e Bashkuara në një luftë që Trump e ka nisur i vetëm është shumë e ulët atje ashtu si edhe në Gjermani./DW

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet