Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Zyra e Jashtme Britanike njoftoi në fillim të këtij muaji se Cameron kishte një video-telefonatë me dikë që imitonte Poroshenkon përpara se Sekretari i Jashtëm britanik të kuptonte se ai ishte viktimë e një mashtrimi. Video-telefonata, e cila duket se zgjat rreth 15 minuta dhe tregon Cameron duke folur në celularin e tij me rroba të zakonshme jashtë, është bërë nga mashturesit rusë duke përdorur pseudonimin 'Vovan dhe Lexus'.
BRITANI- Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron ra viktimë e një mashtrimi nga disa rusë që imitonin ish-presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko. Mashturuesit publikuan një video të një video-telefonate që supozohet se Sekretari i Jashtëm britanik ka pasur me Poroshenkon.
Zyra e Jashtme Britanike njoftoi në fillim të këtij muaji se Cameron kishte një video-telefonatë me dikë që imitonte Poroshenkon përpara se Sekretari i Jashtëm britanik të kuptonte se ai ishte viktimë e një mashtrimi. Video-telefonata, e cila duket se zgjat rreth 15 minuta dhe tregon Cameron duke folur në celularin e tij me rroba të zakonshme jashtë, është bërë nga mashturesit rusë duke përdorur pseudonimin 'Vovan dhe Lexus'.
Objektivat e këtyre mashtuesve – të mirënjohur në Rusi – gjatë viteve të fundit disa politikanë perëndimorë, duke përfshirë kryeministrin italian Giorgia Meloni, presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe, në vitin 2022, sekretarin e atëhershëm britanik të Mbrojtjes Ben Wallace.
Zyra e Jashtme tha sot se telefonata me video dukej se ishte një operacion i inteligjencës ruse i krijuar për të larguar vëmendjen nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Ministria e Jashtme Britanike nuk iu përgjigj pyetjes në lidhje me vërtetësinë e videos. Vovan dhe Lexus kanë mohuar më parë akuzat perëndimore se ata kanë lidhje me shërbimet e inteligjencës ruse, megjithëse shpesh u bëjnë viktimave të tyre pyetje të interesit shtetëror rus. Në videon e publikuar sot, autenticitetin e së cilës Reuters nuk mund ta verifikonte në mënyrë të pavarur , Cameron mund të shihet dhe dëgjohet duke folur për çështje të ndjeshme që lidhen me Ukrainën.
PRANKED: UK Foreign Sec. Reveals US Not Backing Ukraine Invite to Next NATO Summit
— RT_India (@RT_India_news) June 26, 2024
David Cameron has apparently revealed that Ukraine will not take part in NATO's next summit in July during a chat with Russian pranksters Vovan and Lexus.
The British Foreign Secretary was… pic.twitter.com/sHE7kKRXoJ
Konkretisht, ai dëgjohet duke folur për një darkë private që kishte me kandidatin presidencial amerikan Donald Trump në prill, në të cilën ai i bëri presion Trumpit që të lejonte republikanët të votonin për të vazhduar ndihmën ushtarake të SHBA-së për Ukrainën. Cameron u dëgjua duke thënë se partia republikane është e ndarë në lidhje me Ukrainën dhe se ai i kishte thënë Trumpit se ishte gabim kur mendonte se Putini donte thjesht Krimenë dhe Donbasin, dy nga pesë provincat ukrainase që Moska tani i konsideron pjesë të territorit rus.
Washington Post raportoi në prill se Trump kishte përmendur në një bisedë private opsionin e lejimit të Presidentit rus Vladimir Putin për të mbajtur Krimenë dhe Donbasin në këmbim të paqes, gjë që ekipi i fushatës Trump nuk e konfirmoi.
“Trump është i bindur se një marrëveshje duhet të arrihet dhe kjo nuk është për shkak se Putini dëshiron shumë më tepër”, tha ministri i Jashtëm britanik, duke shtuar se ai besonte se Trump, nëse ai fitonte presidencën, do të mbështeste palën fituese në fushën e betejës kjo është arsyeja pse betejat e kësaj vere janë kaq të rëndësishme.
Cameron dëgjohet gjithashtu duke thënë se Ukraina nuk do të ftohet të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s në një samit të muajit të ardhshëm, sepse Uashingtoni është kundër kësaj ideje. Ai shtoi gjithashtu se ai nuk beson se një plan i mundshëm francez për të dërguar trupa perëndimore në Ukrainë është qasja e duhur, sepse ato do të bëheshin një objektiv për Putinin.
Gjatë telefonatës, sekretari i jashtëm britanik u dëgjua duke rrëfyer një bisedë me ministrin e jashtëm të Kazakistanit, i cili tha se i tha atij se vendi i Azisë Qendrore kishte frikë se Rusia "do një pjesë" të Kazakistanit verior ku jetojnë shumë rusë.
mark rutte BRUKSEL- Vendet anëtare të NATO-s kanë finalizuar zgjedhjen e tyre për Mark Rutte si sekretarin e ri të Aleancës, ...
Foto ilustruese SHBA- Gjykata e Lartë i dha të drejtë administratës së Presidentit Joe Biden në çështjen e ngritu...
anija MEKSIKË- Një zjarr ka shpërthyer në "Ikonën e deteve", anijen më të madhe të lundrimit në...
Foto ilustruese PODGORICË- Në konferencën ndërqeveritare të Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi, e cila u mbajt të më...
Trump UASHINGTON- Në vitin 2016, fushata presidenciale e zotit Donald Trump i bënte jehonë zotimit për të goditur “ter...
albin kurti BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas dështimit të mbajtjes së takimit trepalësh në Bruksel ...
Foto ilustruese BRUKSEL- Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka folur pas takimit tre palësh të zhvilluar me kryem...
Scholz GJERMANI- Sukseset elektorale të së djathtës populiste "ngjarje drastike": në një deklaratë qeveritare, kancelari Scho...
takimi BRUKSEL- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha për mediat në Bruksel se gjatë rundit të dialogut t&eum...
Kuvendi KOSOVË- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë tha se nuk janë marrë parasysh komentet e saj për tri projektligjet, q&eu...