LIVE UPDATES
Bota

Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së BE-së

Kryeministrat e Finlandës, Italisë, Suedisë, Greqisë si edhe shefja e Politikës së Jashtme të BE-së u takuan në fundjavë në Lapland në veri të Finlandës për të diskutuar mbi sigurinë në rajonin nordik dhe Mesdhe, si dhe sfidat e migracionit në Evropën Jugore.

22 Dhjetor 2024, 15:28 Nga N.F
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj
Takimi

FINLANDË- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha të dielën se Rusia përbën një kërcënim më të madh për sigurinë e Bashkimit Evropian sesa thjesht nga pikëpamja e mbrojtjes pasi Moska mund të përdorë emigracionin e paligjshëm dhe çështje të tjera për të minuar bllokun.

Kryeministrat e Finlandës, Italisë, Suedisë, Greqisë si edhe shefja e Politikës së Jashtme të BE-së u takuan në fundjavë në Lapland në veri të Finlandës për të diskutuar mbi sigurinë në rajonin nordik dhe Mesdhe, si dhe sfidat e migracionit në Evropën Jugore.

"Ne duhet ta kuptojmë se kërcënimi është shumë më i madh nga sa mund ta marrim me mend", tha zonja Meloni në një konferencë për shtyp kur u pyet për Rusinë.

Rreziku ndaj sigurisë së BE-së nga Rusia apo nga aktorë të tjerë nuk do të zhduket pasi të përfundojë konflikti në Ukrainë dhe BE-ja duhet të jetë e përgatitur për këtë, tha ajo.

"Bëhet fjalë për demokracinë tonë, për ndikimin që mund të ushtohet ndaj opinionin tonë publik, për atë që ndodh në Afrikë, ka të bëjë me lëndët e para, ka të bëjë me instrumentalizimin e migracionit. Duhet ta kuptojmë se bëhet fjalë për një ide shumë të zgjeruar të sigurisë", tha Meloni.

Ajo bëri thirrje që BE-ja të bëjë më shumë për të mbrojtur kufijtë e saj dhe të mos lejojë Rusinë apo ndonjë "organizatë kriminale" të kontrollojë fluksin e emigrantëve të paligjshëm. Disa anëtarë të BE-së, përfshirë Finlandën dhe Estoninë, kanë akuzuar Rusinë se i lejon migrantët e paligjshëm nga Lindja e Mesme dhe vendet e tjera të hyjnë në shtetet e BE-së përmes Rusisë pa kontrollet e duhura, duke minuar sigurinë e BE-së.

Moska ka mohuar se Rusia po i lejon qëllimisht migrantët e paligjshëm të shkojnë në BE. Kryeministri finlandez Petteri Orpo tha se sigurimi i kufirit prej 1,340 km të vendit të tij me Rusinë është "një çështje ekzistenciale" për Finlandën dhe për anëtarët e tjerë të BE-së dhe aleatët e NATO-s. Meloni tha se BE-ja ka gabuar duke e trajtuar çështjen e imigracionit ndër vite thjesht nga këndvështrimi i ndarjes së barrës.

"Trajtimi i çështjes së imigracionit të paligjshëm vetëm si një debat i bazuar në solidaritet ishte i gabuar," tha ajo. "Rezultati është që nuk kemi mundur të mbrojmë kufijtë tanë... Ne duam të mbrojmë kufijtë tanë të jashtëm dhe nuk do të lejojmë Rusinë ose organizatat kriminale të minojnë sigurinë tonë."

Ndërsa NATO mbetet "gur themeli" i sigurisë së BE-së, blloku është ndeshur me sfida më të gjera, tha Meloni, e cila drejton një qeveri konservatore.

"Me siguri nënkuptohet gjithashtu infrastrukturë kritike, inteligjencë artificiale, siguri kibernetike, lëndët e para, zinxhirë furnizimi. Nënkuptohet një politikë e jashtme dhe bashkëpunuese e re dhe më efektive, por edhe imigracioni," tha ajo./VOA

giorgia meloni lufta ukraine-rusi be

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë