LIVE UPDATES
Bota

Meloni mund të zgjidhet kryeministrja e parë femër, DW: Italia merr kthesë të fortë djathtas

Më shumë se 50 milionë italianë votuan të dielën për parlamentin e ri. Gjatë së hënës pritet që të jepet rezultati zyrtar i zgjedhjeve.

26 Shtator 2022, 08:50 Nga A.B
Meloni mund të zgjidhet kryeministrja e parë femër, DW: Italia
Georgia Meloni

Triumfoi kampi i djathtë në zgjedhjet parlamentare në Itali që arriti shumicën për krijimin e qeverisë. Giorgia Meloni, nga partia radikale, Fratelli d’Italia mund të zgjidhet kryeministrja e parë femër e qeverisë së re.

Një aleancë rreth partisë radikale të djathtë, Fratelli d’Italia, FDI ka fituar zgjedhjet në Itali. Aleanca e partisë populiste të djathtë, Lega dhe partisë konservatore, Forza Italia pritet të marrë më shumë se gjysmën e vendeve në parlament, sipas llogaritjeve të fundit. Televizioni italian, RAI ka parashikuar, se aleanca e djathtë mund të marrë mes 227 dhe 257 vende në dhomën e deputetëve dhe 111 deri në 131 mandate në senat. Kryetarja e partisë më të fortë nga këto zgjedhje, 45-vjeçarja Giorgia Meloni mund të drejtojë qeverinë e ardhshme dhe të zgjidhet kryeministrja e parë femër e Italisë. Pas zgjedhjeve ajo ngriti pretendimin për këtë. “Italianët kanë dërguar një mesazh të qartë në drejtim të një qeverie të djathtë nën drejtimin e Fratelli d’Italia”, tha Meloni në Romë. “Ne do të qeverisim për të gjithë.”

Më shumë se 50 milionë italianë votuan të dielën për parlamentin e ri.Gjatë së hënës pritet që të jepet rezultati zyrtar i zgjedhjeve.

Që në sondazhet para zgjedhore aleanca e djathtë dilte kryesuese, kurse të dielën Fratelli d’Italia arriti të marrë më shumë vota, se partia Lega dhe Forza Italia së bashku, me një rezutat 26%. Kurse rivalët politikë të majtë dhe të qendrës nuk u bashkuan në këto zgjedhje. Aleanca zgjedhore e socialdemokratëve nën ish-kryeministrin Enrico Leta me partitë e majta dhe Të Gjelbrit dilnin në prognoza me rreth 25,5% të votave. Socialdemokratët e Letas e pranuan humbjen të dielën dhe bënë të ditur, se do të kalojnë në opozitë. Në zgjedhjet e së dielës (25.09) Lëvizja Pesë Yjet arriti të marrë vetëm 13,5 deri në 17,5% të votave.

Giorgia Meloni gjatë fushatës bëri gjithçka për të bërë të pranueshme partinë, të cilës nuk i hiqet etiketa “postfashiste”. Partia është organizata pasuese e lëvizjes, MSI, Movimento Sociale Italiano, e krijuar nga ish-funksionarë të diktatorit, Benito Musolini pas fundit të Luftës së Dytë Botërore. Në logon e partisë ndodhet simboi i zjarrit, që të kujton Musolinin dhe është një simbol për ultra të djathtët.

Meloni u paraqit me tone të moderuara në fushatë dhe u përpoq të sigurojë partnerët, se Italia do të mbetet një partnere e besueshme. Ajo hodhi poshtë zërat e frikësuar, se fitorja e FDI do të çojë në një kthesë autoritare të Italisë apo në daljen e Italisë nga Bashkimi Europian apo eurozona.

Megjithatë në Bruksel zgjedhjet në Itali janë ndjekur me shqetësim. Meloni e shpreh qartë mbështetjen për Ukrainën e sulmuar nga Rusia, dhe konsiderohet si properëndimore dhe mbështetëse e NATO-s. Por ajo është e njohur edhe për kritikën e saj ndaj institucioneve në Bruksel. Kurse aleati i saj i Legas, Matteo Salvini shpreh hapur dyshimin për efektin e sanksioneve kundër Rusisë.

Socialdemokratja Katarina Barley, zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian e cilësoi shqetësuese fitoren zgjedhore të aleancës së djathtë dhe rrezik për bashkëpunimin konstruktiv në Europë. “Girogia Meloni do të jetë një kryeministre që ka si modele politike Viktor Orbanin dhe Donald Trumpin” , shkroi Barley./DW

georgia meloni zgjedhjet ne itali

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet