LIVE UPDATES
Bota

Media amerikane vendos të mos botojë materialet e hakeruara elektorale të Trump

Politico, New York Times dhe Washington Post kanë raportuar për një sulm të mundshëm kibernetik ndaj ekipit elektoral të zotit Trump, por kanë folur vetëm në përgjithësi për materialet që u kanë rënë në dorë.

13 Gusht 2024, 18:55 Nga E. D
Media amerikane vendos të mos botojë materialet e hakeruara elektorale
JD Vance dhe Donald Trump

SHBA- Të paktën tre mediave amerikane iu ofruan materiale të brendshme të fushatës së ish-Presidentit Donald Trump, përfshirë një raport të përgatitur për JD Vance ndërsa shqyrtohej kandidatura e tij për nënpresident. Deri tani, asnjëra nga mediat nuk ka pranuar të japë detaje mbi materialet e rrjedhura. Është e paqartë se cili është burimi i tyre.

Politico, New York Times dhe Washington Post kanë raportuar për një sulm të mundshëm kibernetik ndaj ekipit elektoral të zotit Trump, por kanë folur vetëm në përgjithësi për materialet që u kanë rënë në dorë.

Vendimet e tyre editoriale janë në kontrast të thellë me ato të fushatës presidenciale të vitit 2016, kur një haker rus ekspozoi komunikimet me email të menaxherit të ekipit të kandidates së atëhershme demokrate Hillary Clinton, John Podesta. Faqja e internetit Wikileaks i bëri publike emailet që e vinin në pozitë të vështirë ekipin e zonjës Clinton dhe organizatat kryesore të lajmeve nxituan menjëherë t’i botonin ato.

Faqja Politico konfirmoi gjatë fundjavës se kishte marrë emaile duke filluar nga 22 korriku nga një person i identifikuar si "Robert", ku përfshihej një dokument fushate prej 271 faqesh lidhur me zotin Vance dhe një raport të pjesshëm mbi Senatorin Marco Rubio, i cili po shqyrtohej gjithashtu si kandidat i mundshëm për nënpresident.

Si Politico ashtu edhe Washington Post thanë se dy persona kishin konfirmuar në mënyrë të pavarur se dokumentet ishin autentike.

"Ashtu si shumë dokumente të ngjashme për verifikimin (e kandidatëve), ato përmbanin deklarata nga e kaluara që mund të ekspozonin apo dëmtonin zotin Vance, si për shembull komentet e tij që godisnin figurën e zoti Trump”, shkruan New York Times lidhur me raportin për zotin Vance.

Pikëpyetje për autorin e rrjedhjes së informacionit

Është e paqartë se kush ia ka dhënë materialet shtypit. Politico tha se nuk e di se cili është dërguesi me emrin "Robert" dhe se kur komunikoi me personin që mendohet të ketë ofruar informacionet, ai tha: "Ju sugjeroj të mos bëheni kuriozë, se nga i kam marrë ato."

Ekipi i fushatës së zotit Trump tha se ishte bërë objekt i një sulmi kibernetik nga Irani. Ekipi nuk dha prova konkrete të përfshirjes së Iranit, por pretendimi erdhi menjëherë pasi firma Microsoft lëshoi një raport që detajonte përpjekjet e një njësie agjentësh të huaj për të komprometuar llogarinë e emailit të një ish-këshilltari të lartë të një kandidati presidencial. Raporti nuk përcaktonte se për cilin kandidat bëhej fjalë.

Steven Cheung, një zëdhënës i ekipit të fushatës së zotit Trump, tha gjatë fundjavës se "çdo media që publikon dokumente, apo komunikime të brendshme, bën lojën e armiqve të Amerikës". FBI-ja lëshoi një deklaratë të shkurtër të hënën ku thuhej: "Ne mund të konfirmojmë se FBI po e heton këtë çështje".

New York Times tha se nuk do t’i diskutojë arsyet se pse kishte vendosur të mos botonte detaje të komunikimeve të brendshme. Një zëdhënës i gazetës Washington Post tha: "Ashtu si me çdo informacion që marrim, ne konsiderojmë vërtetësinë e materialeve, motivet e mundshme të burimit dhe vlerësojmë interesin publik kur marrim vendimin për të publikuar ose jo dhe çfarë publikojmë”.

Brad Dayspring, një zëdhënës i Politico-s, tha se redaktorët gjykuan se "pikëpyetjet rreth burimit të dokumenteve dhe se si ato na u ofruan, përbënin më shumë lajm, se sa materiali që përmbanin dokumentet".

Në fakt, pasi zoti Vance u shpall si kandidat i zotit Trump për nënpresident, organizatave të ndryshme mediatike nuk iu desh shumë kohë të zbulonin deklaratat tepër kritike që Senatori i Ohajos kishte bërë për ish-Presidentin Trump në të kaluarën.

Një mësim nga rasti i vitit 2016?

Në vitin 2016, kandidati i atëhershëm Trump dhe ekipi i tij inkurajuan botimin nga media të dokumenteve të ekipit të fushatës së zonjës Clinton që Wikileaks i kishte marrë nga hakerat. Dhe në fakt mediat e bënë një gjë të tillë në shkallë të gjerë. Një raport i BBC-së premtonte "18 fakte të reja nga emailet e zonjës Clinton nxjerrë nga Wikileaks", dhe një media tjetër Vox madje botoi edhe një email të zotit Podesta ku ai ofronte recetën e tij për “një risotto të shkëlqyer”.

Brian Fallon, që atëherë ishte zëdhënës i fushatës së zonjës Clinton, vuri në dukje në atë kohë se sa tronditëse ishte që shqetësimi mbi hakerat rusë, u harrua aq shpejt në favor të kuriozitetit për informacionin e zbuluar.

"Pikërisht siç dëshironte Rusia," tha ai.

Ndryshe nga informacioni për fushatën e zotit Trump, materiali i Wikileaks u bë publik, duke rritur presionin ndaj organizatave të mediave për të raportuar mbi të. Kjo solli si rezultat disa vendime të papeshuara mirë: Në disa raste, mediat i interpretuan disa nga materialet si më negative për zonjën Clinton nga ç’ishin në të vërtetë, thotë Kathleen Hall Jamieson, një profesore e Universitetit të Pensilvanisë, autore e librit "Cyberwar", që ka në qendër sulmin kibernetik të vitit 2016.

Prof. Jamieson thotë se këtë vit, organizatat e mediave morën vendimin e duhur për të mos publikuar detaje të materialeve të fushatës së zotit Trump, duke qenë se nuk janë të sigurta për burimin.

"Si mund të jesh i sigurt se nuk po manipulohesh nga fushata e zotit Trump?" thotë ajo.

Ajo anon nga kujdesi kur merren vendime për botim “sepse jemi në një epokë dezinformimi”.

Thomas Rid, drejtor i Institutit Alperovitch për Studimet e Sigurisë Kibernetike në Universitetin Johns Hopkins, gjithashtu beson se organizatat e lajmeve kanë marrë vendimin e duhur, por për arsye të ndryshme. Sipas mendimit të tij, një përpjekje e një agjenti të huaj për të ndikuar në fushatën presidenciale të vitit 2024 ka më shumë peshë se sa vetë materiali i zbuluar.

Por Jesse Eisinger, një gazetar i njohur dhe një nga redaktorët kryesorë të medias ProPublica, sugjeron se mediat mund të kishin botuar më shumë detaje. Megjithëse është e vërtetë që deklaratat e kaluara të zotit Vance për zotin Trump gjenden lehtësisht publikisht, dokumenti për verifikimin e tij mund të kishte nxjerrë në pah se cilat deklarata ishin më shqetësuese për ekipin e fushatës, ose fakte që gazetarët nuk i dinin.

Pasi të jetë konfirmuar saktësia e materialit, vlera e lajmit merr rëndësi më të madhe sesa burimi, thotë ai.

"Nuk mendoj se ky ishte vendim i duhur. Mendoj se u treguan më të përmbajtur se ç’duhet, duke u nisur nga rasti i vitit 2016", thotë zoti Eisinger./VOA

jd vance donald trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet