Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në një deklaratë të bërë nga rezidenca kryeministrore Chigi, në Romë, bëhet e ditur se kryeministrja Meloni në kuadrin e bisedimeve mbi situatën në Lindjen e Mesme, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e saj izraelit, Netnayahu.
GAZA- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i ka përcjellë kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netnayahu, pritshmërinë e fortë të saj për arritjen e një marrëveshjeje për sigurimin e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve në Gaza. Në një deklaratë të bërë nga rezidenca kryeministrore Chigi, në Romë, bëhet e ditur se kryeministrja Meloni në kuadrin e bisedimeve mbi situatën në Lindjen e Mesme, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e saj izraelit, Netnayahu.
“Kryeministrja Meloni në raundin e mëpasshëm të negociatave që do të mbahet më 15 gusht, ka përsëritur pritshmërinë e fortë të saj se në kuadrin e rezolutës 2735 të Këshillit të Kombeve të Bashkuara mund të arrihet një marrëveshje për një armëpushim të qëndrueshëm në Gaza dhe për lirimin e pengjeve. Kryeministrja Meloni; theksoi edhe mbështetjen e fuqishme të saj për ndërmjetësimin e kryer nga SHBA-ja, Egjipti dhe Katari”, thuhet në deklaratë.
Ndër të tjera thuhet se Meloni e cila pranon të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, theksoi rëndësinë e uljes së tensioneve në nivel rajonal, veçanërisht në kufirin Izrael-Liban, ku ndodhet Forca e Përkohshme e Paqes e Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL), në të cilën Italia luan një rol të rëndësishëm.
Lidhur me zhvillimet në Lindjen e Mesme, Meloni ka zhvilluar biseda telefonike me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II, më 6 gusht dhe më 8 gusht me presidentin iranian, Massoud Pezeshkian. Ndërkohë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, në postimin e tij në llogarinë e tij X bëri thirrje për një armëpushim në Gaza dhe për të shmangur rritjen e tensionit në rajon.
“Italia inkurajon të gjithë aktorët që bashkë me lirimin e pengjeve izraelite të punojnë për sigurimin e një armëpushimi në Gaza. Irani duhet të heqë dorë nga veprimet për përshkallëzimin e tensioneve në rajon. Ne jemi të vendosur të sigurojmë paqen”, deklaroi Tajani.
Takimi KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar të martën me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), K...
fotot ilustruese IRAN- Ministria e Jashtme e Iranit refuzoi thirrjet për vetëpërmbajtje, në kundërpërgjigjen pas vrasjes s&eu...
Honvenier KOSOVË- Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lir&e...
Foto ilustruese MARS- Sasi të mëdha uji mund të bllokohen thellë brenda kores së Marsit thonë shken...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikani Donald Trump rrezikon të humbasë në shtetin e Floridas në n...
Foto ilustruese RUSI- Ukraina e zhvendosi luftën brenda Rusisë ditët e fundit dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy konfirmoi lëv...
Ndertim i biznesmenit MAL I ZI- Pas arrestimit të biznesmenit kosovar me pasaportë malazeze, Naser Ramaj, i dyshuar për evazion fiskal, poli...
Donald Trump SHBA- Diskutimi i shumëpritur i Elon Musk me kandidatin republikan presidencial Donald Trump në platformën X të miliarderi...
Foto ilustruese SHBA- Ekipet e fushatave të dy kandidatëve në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara kanë parë...
Foto ilustruese KOSOVË- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI) do t’ua transferojë p...