LIVE UPDATES
Bota

Më shumë se tre milionë të papunë në Gjermani

Numri i të papunëve u rrit në gusht krahasuar me muajin e kaluar me 46.000, në 3.025 milionë.

31 Gusht 2025, 17:28 Nga N.F
Më shumë se tre milionë të papunë në Gjermani
Agjencia për Punë

GJERMANI- Hera e fundit që shkalla e papunësisë në Gjermani ishte kaq e lartë në muajin gusht, ishte 15 vjet më parë. Megjithatë ekspertët i shohin muajt e ardhshëm me një optimizëm të lehtë. Papunësia në Gjermani është rritur në më shumë se tre milionë njerëz për herë të parë në më shumë se dhjetë vitet e fundit.

Numri i të papunëve u rrit në gusht krahasuar me muajin e kaluar me 46.000, në 3.025 milionë. Kjo është 153.000 më shumë se në gusht të vitit 2024, njoftoi Agjencia Federale e Punësimit në Nuremberg. Shkalla e papunësisë u rrit krahasuar me korrikun e këtij viti me 0,1 pikë përqindjeje, në 6,4 përqind.

Numri i të papunëve mbi kufirin prej tre milionësh u regjistrua për herë të fundit në shkurt të vitit 2015.

Pushimet verore nuk e shpjegojnë zhvillimin

"Tregu i punës karakterizohet ende nga stanjacioni ekonomik në vitet e fundit", tha drejtuesja e Agjencisë Federale të Punësimit, Andrea Nahles. "Megjithatë, ka edhe shenjat e para të stabilizimit", shton ajo.

Numri i të papunëve në Gjermani rritet parimisht gjithmonë gjatë verës, sepse kompanitë punësojnë më pak para pushimeve vjetore. Por shifrat e gushtit ishin për herë të fundit kaq të larta 15 vjet më parë.

"Tre milionë të papunë janë një pasojë e turpshme e refuzimit për të zbatuar reformat në vitet e fundit", tha Rainer Dulger, president i Konfederatës së Shoqatave të Punëdhënësve Gjermanë. Ai theksoi se tani nevojitet një valë e vërtetë reformash në vjeshtë.

A do të stabilizohet tregu i punës?

Në një krahasim mbarëkombëtar, shkalla e papunësisë në landet Bremen (11.8 përqind) dhe Berlin (10.5 përqind) është tepër e lartë. Ndërsa në landet jugore,  në Bavari (4.2 përqind) dhe Baden-Württemberg (4.7 përqind) shifrat e papunësisë janë më të ulëtat. Agjencia Federale e Punësimit për statistikat përdori të dhëna të disponueshme deri më datën 13 gusht. Të dhënat pas datës 13 gusht do të përpunohen në bilancin zyrtar për këtë muaj, që bëhet muajin e ardhshëm.

Por pavarësisht këtyre shifrave të reja rekord, Instituti për Kërkime të Tregut të Punës dhe Profesioneve (IAB) sheh shenjat e para të përmirësimit të gjendje. Për barometrin e tyre të tregut të punës, ekspertët anketojnë të gjitha agjencitë e punësimit çdo muaj në lidhje me pritjet e tyre për tre muajt e ardhshëm.

Në gusht, për herë të parë në tre vjetët e fundit, ata prisnin që rritja e papunësisë të ndalej. Gjithashtu, sipas këtyre vlerësimeve, punësimi mund të fitonte përsëri të merrte vrull.

Clemens Fuest, President i Institutit Ifo, i rekomandon qeverisë federale të miratojë kundërmasa sa më shpejt të jetë e mundur. "Politika duhet të tregojë se nuk është vetëm e aftë të marrë hua, por edhe të zbatojë reforma strukturore që janë të vështira dhe shkaktojnë konflikte", tha Fuest. "Nëse reformat kanë sukses, investimet private në Gjermani do të rriten përsëri, dhe bashkë me të do të hapen edhe vende të reja pune", thotë ai./DW

agjencia për punë gjermani

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë