LIVE UPDATES
Bota

Me pacientë e dhjetëra mijëra njerëz, Izraeli kryen sulme ajrore afër spitalit më të madh në Gaza

Sulmet vijnë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi për “fazën e dytë” të luftës së Izraelit ndaj Hamasit, tri javë pasi Hamasi kreu sulme në Izrael më 7 tetor. Tanket dhe këmbësoria gjatë fundjavës hynë në Gazë, në atë që zyrtarët e përshkruan si zgjerim të ofensivës tokësore, përderisa Izraeli sulmoi terrorin nga ajri, toka dhe deti.

29 Tetor 2023, 11:32 Nga a.l
Me pacientë e dhjetëra mijëra njerëz, Izraeli kryen sulme
Izrael

IZRAEL- Avionët izraelitë mëngjesin e së dielës kanë kryer sulme ajrore pranë spitalit më të madh në Gazë, që është i mbushur me pacientë dhe dhjetëra mijëra palestinezë që po kërkojnë strehim, thanë banorët. Izraeli tha se militantët e Hamasit – që udhëheqin Gazën – kanë një qendër komanduese nën spital, duke mos dhënë dëshmi të tjera për këtë pretendim.

Sulmet vijnë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi për “fazën e dytë” të luftës së Izraelit ndaj Hamasit, tri javë pasi Hamasi kreu sulme në Izrael më 7 tetor. Tanket dhe këmbësoria gjatë fundjavës hynë në Gazë, në atë që zyrtarët e përshkruan si zgjerim të ofensivës tokësore, përderisa Izraeli sulmoi terrorin nga ajri, toka dhe deti.

Bombardimet, që sipas banorëve të Gazës janë më intensivet gjatë kësaj lufte – goditën linjat e komunikimit të premten mbrëma, duke shkëputur komunikimin me botën jashtë të kësaj enklave me 2.3 milionë banorë. Komunikimi është rivendosur sipas kompanive lokale të telekomunikacionit dhe atyre që ofrojnë shërbime të internetit.

Banorët thanë se sulmet e fundit ajrore kanë shkatërruar pothuajse të gjitha rrugët që çojnë për në spitalin Shifa në Qytetin e Gazës, që gjendet në pjesën veriore të territorit të rrethuar. Izraeli tha se shumica e banorëve kanë respektuar urdhrin e tij për t’u larguar në jug, por qindra mijëra vazhdojnë të jenë në veri, pjesërisht për shkak se Izraeli po ashtu ka shënjestruar të ashtuquajturat zona të sigurta.

Dhjetëra mijëra persona po strehohen në spitalin Shifa, që është i mbushur me pacientë që janë plagosur gjatë sulmeve ajrore.

“Shkuarja deri te spitali është bërë jashtëzakonisht e vështirë”, tha Mahmoud al-Sawah, që po strehohej në spital. “Duket se ata kanë shkëputur lidhjet në këtë zonë”, shtoi ai, raporton AP.

Ndërkaq, Abdallah Sayed, banor i Qytetit të Gazës tha se bombardimet izraelite gjatë dy ditëve të fundit “ishin më të dhunshmet dhe më intensivet” që kur ka nisur lufta.

Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për sulmet afër spitalit Shifa. Ushtria ka publikuar imazhe të gjeneruara me kompjuterë që shfaqin atë që ushtria pretendon se janë instilacione të Hamasit në dhe përreth spitalit Shifa. Po ashtu, ushtria tha se këto pretendime të saj mbështeten edhe në bazë të informacioneve që kanë marrë nga luftëtarët e Hamasit që janë kapur nga autoritetet. Izraeli edhe në të kaluarën ka bërë pretendime të ngjashme, por nuk ka ofruar prova për t’i mbështetur ato.

Megjithatë, pak dihet për tunelet e Hamasit dhe infrastrukturën tjetër dhe këto pretendime nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Qeveria e Hamasit ka hedhur poshtë pretendimet duke i cilësuar si “gënjeshtra” dhe duke thënë se pretendimet e Izraelit ishin vetëm “paralajmërim për të goditur ndërtesën”.

Të shtunën, ushtria izraelite publikoi fotografi të tankeve duke lëvizur në Gazë – dhe duket se fotografitë ishin realizuar afër kufirit – dhe tha se avionët luftarakë kanë bombarduar dhjetëra tunele dhe bunkerë nëntokësorë të Hamasit.

Presioni ndaj Qeverisë izraelite është rritur nga familjarët e afër 230 pengjeve që u morën nga Hamasi më 7 tetor, të cilët po kërkojnë që të lirohen. Familjarët e pengjeve janë takuar me Netanyahun dhe kanë shprehur mbështetje për këmbimin e pengjeve me të burgosurit palestinezë që mbahen në Izrael.

Lideri kryesor i Hamasit në Gazë, Yehia Sinwar, tha se militantët palestinezë “janë të gatshëm që menjëherë” të lirojnë të gjitha pengjet nëse Izraeli liron mijëra palestinezë që i mban në burgje. Por, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, e hodhi poshtë këtë ofertë duke e cilësuar si “terror psikologjik”.

Ndërkaq, Netanyahu gjatë një konference për media një ditë më parë tha se shteti i tij është i vendosur që të kthejë të gjitha pengjet, duke shtuar se zgjerimi i operacionit tokësor “do të na ndihmojë në këtë mision”.

“Kjo është faza e dytë e luftës dhe objektivat janë të qarta: të shkatërrojmë aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit dhe të sjellim në shtëpi pengjet”, tha ai.

Netanyahu e pranoi se sulmi i 7 tetorit ishte “një debakël”, në të cilin u vranë mbi 1.400 persona, duke shtuar se duhet të kryhet hetim.

Pavarësisht ofensivës së Izraelit, militantët palestinezë kanë vazhduar të gjuajnë raketa në Izrael, përderisa sirenat për sulme ajrore janë të aktivizuara vazhdimisht në jug të Izraelit.

Numri i viktimave në Gazë u rrit të shtunën, duke arritur mbi 7.700. Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se shumica e viktimave janë gra dhe të mitur. Po ashtu, sipas kësaj ministrie, vlerësohet se 1.700 persona vazhdojnë të jenë të bllokuar nën rrënoja të ndërtesave të shkatërruara.

Izraeli ka thënë se sulmet e tij ajrore kanë për cak luftëtarët e Hamasit dhe infrastrukturën e tyre, duke shtuar se militantët operojnë në mesin e civilëve, duke i vënë ata në rrezik.

Mbi 1.4 milion banorë në mbarë Gazën janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe gjysma janë strehuar në shkollat dhe strehimoret e Kombeve të Bashkuara pas paralajmërimeve të ushtrisë izraelite se do të jenë në rrezik nëse qëndrojnë në pjesën veriore të Gazës. Askush nuk është lejuar të largohet nga territori i rrethuar dhe Izraeli ka lejuar vetëm pak ndihma ushqimore dhe shëndetësore të hyjnë nga Egjipti./ REL

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll
Bota 29 Tetor 2023, 09:33 a.l

Zbulohet gjuha më e vjetër në botë!

Foto ilustruese Njohuritë e grumbulluara mund të humbasin shpejt, për shembull për shkak të metodave të vjetëruara t&eum...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet