LIVE UPDATES
Bota

Mbrojtja ajrore e Ukrainës: Garë armatimi me Rusinë

Pak para ndërrrimit të viteve presidenti rus, Vladimir Putin prezantoi shifrat e prodhimit të industrisë së përforcuar të armatimit.

16 Janar 2024, 09:47 Nga Frank Hofmann
Mbrojtja ajrore e Ukrainës: Garë armatimi me Rusinë
Sulm ajror në Odesa para ndërrimit të viteve

UKRAINA- Industria e armatimit në Gjermani hap pas hapi po përgatitet për një luftë të gjatë me Rusinë. Por politika ka mbetur mbrapa dhe nuk ecën me të njëjtin hap, kritikojnë ekspertët.  Pak para ndërrrimit të viteve presidenti rus, Vladimir Putin prezantoi shifrat e prodhimit të industrisë së përforcuar të armatimit. Kreu i koncernit shtetëror, Rostec, Sergej Tshemesov bëri të ditur, se koncerni i tij do të prodhojë 50 herë më shumë municion për armë të kalibrit të vogël si edhe multiraketahedhës të rinj, mjaft të përfolur në frontin ukrainas. Pra ato granata artilerie që i mungojnë kaq shumë Ukrainës. Sipas të dhënave, Rusia ndërkohë prodhon shtatë herë më shumë tanke, se para pushtimit të Ukrainës para gati dy vitesh. Prezantimi që bëri Putini synonte të demonstronte me sa duket fuqinë ruse në garën e armatimit me shtetet e tjera që e mbështesin Ukrainën nën drejtimin e SHBA. Vetëm pak ditë më vonë, Rusia bombardoi rëndë me raketa dhe dronë Ukrainën. Mbrojtja ajrore ukrainase ia del shpesh të mbrojë në mënyrë efektive Kievin, ku qëndrojnë edhe sistemet më moderne të mbrojtjes ajrore nga perëndimi , si Iris-T SLM nga Gjermania apo sistemet amerikane Patriot. Por Kharkiv, në verilindje të vendit u dëmtua rëndë. 

Rusia përdor goditjen e përqëndruar kundër mbrojtjes ajrore

Eksperti ushtarak, Gustav Gressel thotë për DW, se Rusia po përdor goditjen e përqëndruar. "Mesatarisht shansi që një raketë të kalojë sistemin është më i lartë nëse ajo përdoret gjatë një goditjeje masive të përqëndruar. Mbrojtja ajrore ukrainase i eliminon 90% të raketave gjatë sulmeve të vogla dhe vetëm 70% gjatë goditjeve të përqëndruara", thekson Gressel, ekspert në Këshillin Europian për Marrëdhënien e Jashtme, ECFR. Ukraina pret nga Gjermania për këtë shkak "deri në fund të dimrit baterinë e katërt të Iris-T dhe deri në fund të vitit katër sisteme të tjera", thotë zëdhënësi i mbrojtjes ajrore ukrainase, Yurii Ihnat për DW. Sipas qëndrimit perëndimor gara e armatimit për mbrojtjen ajrore është shtuar. "Gjermania po armatoset, industria do të prodhojë më shumë armë për Ukrainën dhe Bundeswehrin", shkroi në fillim të vitit gazeta "Handelsblatt", gazeta më e madhe për ekonominë në Gjermani. "Handelsblatt" i referohej koncernit Rheinmetall, që prodhon municion për tanket mbrojtës ajrorë Gepard për Ukrainën, dhe prodhuesit të sistemeve Iris-T, Diehl Defence.

A janë sukseset e përfolura të Rusisë vetëm propagandë?

Pavarësisht njoftimeve të Putinit për suksese në prodhimin e armatimit, situata është më komplekse, sipas ekspertëve. Ia vlen të "shohësh pas propagandës dhe detajet", thotë eksperti i sigurisë, Nico Lange për DW. Rusia ka po ashtu problemet e saj. "Tanket luftarakë të prodhuar që thuhet, janë në të vërtetë tanke rezervë të riparuar dhe ripajisur, të cilët shpesh për shkak të sanksioneve teknologjike dhe mungesës së disa komponentëve nuk janë të pajisur me shënjestrimet më moderne, që do të thotë se shpesh nuk godasin saktë ose nuk mund të qëllojnë në lëvizje e sipër."Rusia përdor për tanket rezervat nga koha e Bashkimit Sovjetik. Por në sistemet komplekse për sulme nga ajri, Rusia ia ka dalë të "mënjanojë sanksionet apo të gjejë zgjidhje si për shembull të tërheqë komponentë të nevojshëm përmes shteteve të treta apo nga vendet që nuk i respektojnë apo kontrollojnë sa duhet kufizimet e eksportit."

Kërkohen më shumë garanci për industrinë

Për Ukrainën ka rëndësi vendimtare që të jenë të sigurta furnizimet me me raketat vetëdrejtuese për sistemet Patriot dhe Iris-T, thotë eksperti Inhat. Në këtë drejtim po bëhet shumë aktualisht. Jo vetëm sepse, prodhuesit e baterive komplekse si Diehl Defence kanë marrë garanci nga qeveria gjermane. Sipas listës së aktualizuar të Ministrisë së Mbrojtjes për nevojat e Ukrainës në fillim të janarit, Ukraina do të marrë 9 nga bateritë aq të nevojshme të sistemeve të mbrojtjes ajrore, Iris-T SLM. Eksperti Nico Lange thotë se në Gjermani për një kohë të gjatë nuk ekzistonte bindja, se "një luftë e gjatë vendoset në fund mbi bazën e industrisë." Pra që në plan afatgjatë luftën e fiton kush ka më shumë nga armët më të mira. Sidomos në Gjermani politika priste një fund të shpejtë të luftës edhe duke menduar pasojat e sanksioneve. Nga ana tjetër duhet kohë derisa të shtohet prodhimi në industrinë e armatimit. Imazhi për Gjermaninë si vend mbështetës i Ukrainës me armatime nuk ka qenë aq i mirë.

Kthesë në vitin 2025?

"Rusia për shkak të sistemit autoritar në vend është në gjendje që të ndërrojë shpejt fokusin e industrisë së armatimit për furnizimet e veta me municion", thotë Nico Lange. "Ne i marrim vendimet shumë vonë, dhe tek ne shumë gjëra ecin ngadalë." Ukrainës do t'i mungojnë "për shkak të proceseve paraprake industriale dhe vendimeve të vona" shumë nga armët që ka kërkuar Kievi. Por zhvillimet në industrinë e armatimit tek vendet përkrahëse të Ukrainës mund të çojnë aty "që për shembull tek furnizimet me municion në fund të vitit 2024 apo nga 2025-a situata të jetë dukshëm më pozitive."/ DW

lufta ukraine-rusi armatime te fshehura ne iran

Sondazh

Poll
Bota 16 Janar 2024, 08:50 M.B

Irani kryen sulme në Irak dhe Siri

Fotografi e nxjerrë nga një video e Rudaw TV që shfaq tymin duke dal nga një ndërtesë e goditur në Irbil të Irakut m&e...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale