LIVE UPDATES
Bota

A do të ndryshojë Marrëveshja e Prespës për pasaportën e re të Maqedonisë së Veriut?

Ibrahim Sinani, nga Shkupi, thotë se ka aplikuar që në tetor të vitit të kaluar dhe kishte marrë një termin për të dorëzuar kërkesën, por pavarësisht kësaj ai po pret me orë për t’i kryer procedurat e nevojshme.

16 Janar 2024, 09:17 Nga Isuf Kadriu
A do të ndryshojë Marrëveshja e Prespës për
Pasaportat me emrin e ri, Maqedonia e Veriut

MAQEDONIA E VERIUT- Kur ka mbetur më pak se një muaj deri në hyrjen në fuqi të ligjit që i bën të pavlefshme dokumentet personale me emrin e vjetër të shtetit, Republika e Maqedonisë, institucionet po shqyrtojnë mundësitë ligjore për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së tyre edhe pas 12 shkurtit. Kjo për faktin se gati gjysma e poseduesve të pasaportave dhe letërnjoftimeve ende nuk kanë arritur të bëjnë zëvendësimin e tyre me dokumente me emrin e ri, Republika e Maqedonisë së Veriut. Në mesin e tyre janë edhe disa qytetarë, të cilët tregojnë për Radion Evropa e Lirë vështirësitë për të aplikuar për dokumente të reja për shkak të rrëmujave e radhëve të gjata para sporteleve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ibrahim Sinani, nga Shkupi, thotë se ka aplikuar që në tetor të vitit të kaluar dhe kishte marrë një termin për të dorëzuar kërkesën, por pavarësisht kësaj ai po pret me orë për t’i kryer procedurat e nevojshme.

“Ka dy orë që jam duke pritur por nuk po mundem të hyj brenda për të bërë pagesën për pasaportë. Mua më duhet më shpejt, kurse këta më thonë se duhet të presësh. Brenda është vetëm një punonjës ndërsa jashtë jemi 50 veta që po presim me orë”, thotë Sinani.

Një tjetër qytetare, që nuk deshi të identifikohej, thotë se ka nevojë për një letërnjoftim të ri pasi ka frikë se nuk do të mund të kurorëzohet në zyrat e gjendjes civile me dokumentin aktual.

“Më duhet të kurorëzohen në muajin prill. Letërnjoftimi im është i vlefshëm, por është me emrin Republika e Maqedonisë. Dhe, mund të ndodhë që punonjësi zyrtar të mos e pranojë, andaj jam duke pritur në radhë për të aplikuar për letërnjoftim me emrin e ri të shtetit”, thotë ajo.

Vesna Stojanovska është nga qyteti i Velesit dhe kërkon një pasaportë me procedurë të shpejtë, që nënkupton marrjen e saj për 48 orë, por këtë të drejtë ajo nuk po mund ta realizojë tash e disa ditë.

“Të futem tani në radhë mund të pres deri në mbrëmje dhe të mos kryej punë. Kështu më ka ndodhur disa ditë. Kjo është e tmerrshme. Është për të ardhur keq se çfarë po përjetojmë. Presim për fotografim, presim për dorëzim të dokumenteve, presim për tërheqjen e tyre”, thotë Stojanovska.

MPB: Me pasaporta janë pajisur 1 milion e 170 mijë persona

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut deri më 31 dhjetor 2023 me pasaporta të reja janë pajisur rreth 1 milion e 170 mijë qytetarë nga më shumë se 1 milion e 800 mijë banorë rezidentë sa numëron gjithsej shteti. Por, me pasaporta maqedonase janë të pajisur rreth 2.5 milionë persona, që do të thotë se të gjithë ata duhet t’i zëvendësojnë me të rejat. Ndërrimi i pasaportave është obligim që del nga marrëveshja e arritur më 17 qershor 2018 ndërmjet Maqedonisë së atëhershme dhe Greqisë për ndryshimin e emrit të saj në Maqedoni të Veriut.

Ndërrimi i dokumenteve, obligim nga Marrëveshja me Greqinë

Sipas kësaj Marrëveshjeje, qytetarët maqedonas duhet t’i ndryshojnë letërnjoftimet, pasaportat dhe patentë-shoferët brenda pesë vjetëve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese dhe kjo periudhë skadon në shkurt 2024. Duke marrë parasysh dinamikën e ngadaltë të lëshimit të këtyre dokumenteve, presidenti Stevo Pendarovski ka dalë me propozimin për shtyrjen e afatit deri në vjeshtë të këtij viti. Por, që kjo të ndodhë, duhet pëlqimi i palës greke pasi bëhet fjalë për marrëveshje dypalëshe.

“Ne do të veprojmë menjëherë pasi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, të bisedojë me presidencën e Greqisë. Kemi të bëjmë me zgjidhje ligjore që janë sjellë bazuar në ndryshimet kushtetuese dhe që janë miratuar në Kuvend. Të bëhen ndryshime ligjore pa pëlqimin e të gjithë nënshkruesve nuk do të ishte kaq e thjeshtë dhe pyetja është se sa e zbatueshme do të ishte”, thotë kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski. Shtyrja e afatit është kërkuar edhe nga opozita maqedonase. Ajo vlerëson se afati duhet të shtyhet të paktën deri në vitin 2027.

“Nevojiten së paku gjashtë vjet që të gjithë qytetarët të mund të pajisen me dokumente personale nëse e gjithë procedura e dhënies së tyre vazhdon me këtë dinamikë Pra, nëse ligji për ndërrimin e tyre është miratuar në vitin 2021 dhënia e dokumenteve të reja apo e 2.5 miliona pasaportave nuk do të mund të kryhet para vitit 2027, andaj ne kërkojmë që të shtyhet afati për dhënien e tyre”, ka deklaruar kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Edhe njohësit e çështjeve ndërkombëtare konsiderojnë se nisma e presidentit Stevo Pendarosvski duhet të përshpejtohet dhe si e tillë nuk nënkupton, ndryshimin e thelbit të Marrëveshjes me Greqinë.

“Duhet një diplomaci bilaterale, pra të vendosen kontakte të nivelit te duhur me institucionet greke që të mund të merren vesh për një marrëveshje teknike, që në të drejtën ndërkombëtare njihet edhe si ‘marrëveshje xhentëlmene’. Një marrëveshje e tillë e karakterit teknik nuk e cenon aspak marrëveshjen mes dy shteteve, sepse është fjala për një metodologji dhe dinamikë në zbatimin e mëtejmë të marrëveshjes. Pra, nuk ka të bëjë me përmbajtjen, por vetëm me kohëzgjatjen e zbatimit të saj”, thotë Mersel Bilalli, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin FON të Shkupit. Marrëveshja e Prespës me Greqinë, e arritur me ndërmjetësim ndërkombëtar, i mundësoi Maqedonisë së Veriut anëtarësimin e saj në Aleancën veriatlantike./ REL

pasaporta maqedonia e veriut marreveshje

Sondazh

Poll
Bota 16 Janar 2024, 08:50 M.B

Irani kryen sulme në Irak dhe Siri

Fotografi e nxjerrë nga një video e Rudaw TV që shfaq tymin duke dal nga një ndërtesë e goditur në Irbil të Irakut m&e...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet