LIVE UPDATES
Bota

Mbi 156 mijë banorë u larguan nga Kosova për katër vite, ose 8.85% e popullsisë

Gjithashtu në raport thuhet se numri i shtetasve kosovarë me lejeqëndrime për herë të parë në vendet anëtare të BE-së dhe zonës Schengen, ka vazhduar të rritej.

10 Janar 2024, 07:52 Nga I.A

Mbi 156 mijë banorë u larguan nga Kosova për katër vite, ose

KOSOVË- Brenda 4 vjetëve nga Kosova janë larguar më shumë se 156 mijë banorë, që në përqindje i bie 8.85% e popullsisë së vendit. Është vlerësuar se deri në fund të vitit 2022 mbi 949 mijë banorë jetojnë jashtë vendit.

Në të dhënat e publikuara së fundmi nga Ministria e Punëve të Brendshme, “Migrimi 2018-2022”, thuhet se nga kërkesat e shtetasve të Kosovës për t’u pajisur me vizë të zonës Shengen, 84 për qind prej tyre ishin pozitive, derisa 16 për qind janë refuzuar.

Gjithashtu në raport thuhet se numri i shtetasve kosovarë me lejeqëndrime për herë të parë në vendet anëtare të BE-së dhe zonës Schengen, ka vazhduar të rritej. Krahasuar me periudhën e kaluar, dhënia e lejeqëndrimeve të para u rrit prej rreth 38.3%.

“Kërkesat e përgjithshme për viza Schengen nga shtetasit kosovarë në misionet diplomatike dhe konsullore të shteteve anëtare të BE-së dhe në zonën Schengen, të akredituara në Republikën e Kosovës dhe vendet e rajonit, gjatë periudhës 2018 – 2022, ka shënuar rritje prej rreth 16.2%, krahasuar me periudhën e kaluar. Nga numri i përgjithshëm i kërkesave për viza Schengen, 84% ishin pozitive, ndërsa 16% u refuzuan”, bëhet e ditur në raport.

Numri i qytetarëve që u pajisën me lejeqëndrime u rrit për 38.3% këtë periudhë, e që shumica prej tyre ishin me bashkim familjarë, 46%, dhe 36% me punësim, e rastet më të shumta janë në Gjermani, Slloveni dhe Kroaci.

“Gjatë periudhës së referencës, numri i shtetasve kosovarë me lejeqëndrime për herë të parë në vendet anëtare të BE-së dhe zonës Schengen, ka vazhduar të rritej. Krahasuar me periudhën e kaluar, dhënia e lejeqëndrimeve të para u rrit prej rreth 38.3%”

Rreth dy të 24 tretat e shtetasve të Kosovës që kanë leje të parë të qëndrimit të vlefshëm në vendet anëtare të BE-së qëndrojnë në Gjermani, Slloveni dhe Kroaci.

“Shumica e lejeqëndrimeve për herë të parë, të lëshuara për shtetasit kosovarë gjatë periudhës referuese kishin të bënin me bashkimin familjar 46% dhe qëllime punësimi 36%. Rreth dy të 24 tretat e shtetasve kosovarë që kanë leje të parë të qëndrimit të vlefshëm në vendet anëtare të BE-së dhe zonës Schengen, qëndrojnë në Gjermani, Slloveni dhe Kroaci”.

Ndërsa në vitin 2022, nga shtetësia e Republikës së Kosovës kanë hequr dorë 4,792 persona, kurse 62 janë refuzuar për mos plotësimin e kritereve ligjore.

Nga 4,792 personat të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës se Kosovës në vitin 2022 të dhënat tregojnë se 4,211 (88%) janë nga Gjermania, 419 (8.7%) nga Austria, 71 (1.5%) nga Sllovenia dhe 91 (1.8%) nga shtetet e tjera.

Ndërsa numri i përgjithshëm i urdhërlargimeve të shtetasve kosovarë nga shtetet anëtare të BE-së dhe zonës Shengen në vitin 2022 sipas shteteve u regjistruan në: Francë 1,175 (27.6%), Slloveni 935 (22%), Kroaci 560 (13.2%), Zvicra 290 (6.8%), Itali 270 (6.3%) dhe shtete të tjera 1,025 (24.1%).

Tutje në raport tregohet se mbi 5 mijë shtetas nga Kosova u zunë duke qëndruar ilegalisht në territorin e shteteve anëtare të BE-së dhe zonës Shcengen për vitin 2022. Në këtë shifër krahasuar me vitin 2021 kishte rritje prej 14%.

“Shtetasit kosovarë që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe që nuk kanë pasur të drejtë të qëndrojnë në territorin e shteteve anëtare të BE-së dhe zonës Schengen, për vitin 2022, ishte gjithsej 5,025 persona, krahasuar me vitin 2021 (4,405), kishte ngritje prej 14%”, thuhet në raport.

Shtetet Anëtare të BE-së dhe zonës Schengen, që raportuan numër më të madh të shtetasve kosovarë me qëndrim të parregullt në vitin 2022, ishin: Gjermania 1,660 (33%), e pasuar nga Zvicra 1,035 (21%), Kroacia 540 (11%), Franca 425 (8.5%), Austria 340 (7%), Italia 305 (6%), Hungaria 280 (5.6%), Sllovenia 250 (5%) dhe shtetet tjera 190 (3.8%). Vetëm në dy shtetet anëtare të BE-së (Gjermani dhe Zvicër) me qëndrim të parregullt u kapën më shumë se gjysma 2,695 (54%).

Marrë nga Monitor.al

migrimi 2018-2022 popullsia e kosoves

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës