Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Një automjet del nga rruga, plagosen 4 persona, humb jetën rrugës për në spital një prej tyre
Aksidenti në autostradën Milot-Thumanë, një prej të plagosurve ndërron jetë rrugës për në spit...
Aksidenti në autostradën Milot-Thumanë, një prej të plagosurve ndërron jetë rrugës për në spit...
VIDEO/ Aeroplani me mbi 200 pasagjerë në bord rrëzohet në Indi 12 Qershor, 11:09 Kaos në Indi/ Avioni...
Rinumërimi/ Berisha: Qëllimi i parë i PD është ky, ne nuk pranojmë legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve ...
DETAJE nga vrasja në Klos/ Dy kushërinjtë u konfliktuan fizikisht dhe më pas 32-vjeçari e goditi me thikë! ...
Sipas urdhrit të Michèle Picard, kryetare e Panelit të Apelit, të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), gjatë kësaj konference, kryetarja do të ftojë për parashtrime nga palët dhe/ose zyrën administrative.
HAGË- Gjatë ditës së sotme, pritet të mbahet konferenca para apelit, për rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, e cila do të nisë rreth orës 14:00 dhe do të transmetohet live.
Sipas urdhrit të Michèle Picard, kryetare e Panelit të Apelit, të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), gjatë kësaj konference, kryetarja do të ftojë për parashtrime nga palët dhe/ose zyrën administrative, sipas rastit, lidhur me paraburgimin e të akuzuarve në pritje të ankesës, duke përfshirë gjendjen e tyre mendore dhe fizike, në përputhje me rregullën 178 të Rregullores, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Po ashtu, thuhet se parashtrimet ftohen të bëhen edhe lidhur e progresin e bërë në përkthimin e aktgjykimit në gjuhën shqipe dhe përfundimin e pritshëm të tij, si dhe për çdo çështje tjetër që kryetarja e panelit mund të dëshirojë të ngrisë.
Ndryshe, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj më 18 maj u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe gjobë në shumën prej 100 euro, për veprat penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.
Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, akuzoheshin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.
Gucati dhe Haradinaj ngarkoheshin se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.
“Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës./Express/
Uzbekistan UZBEKISTAN- Tetëmbëdhjetë persona u vranë dhe 243 u plagosën gjatë trazirave në provincën autonome t&eum...
konferenca ne Lugano ZVICËR- Një konferencë ndërkombëtare në Lugano të Zvicrës miratoi një sërë pari...
Paulo Pinheiro SHBA- Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 300,000 qytetarë sirianë kanë vdekur në dhjetë vitet e...
Autobusi i aksidentuar TURQI- Një autobus është aksidentuar ditën e sotme në të lagjes Lüleburgaz në Turqi ku p&eum...
Lufta ne Ukraine UKRAINË- Të paktën 345 fëmijë kanë vdekur në Ukrainë si rezultat i pushtimit rus dhe 644 janë...
Albin Kurti GREQI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se zgjidhja për Ballkanin Perëndimor është Bashkimi Evropian dhe se dr...
Zelenskyy UKRAINË- Deri në 60 milionë tonë drithë mund të ngecen në Ukrainë deri në vjeshtë nëse ven...
Stoltenberg, Marin BRUKSEL- NATO ka filluar zyrtarisht procesin e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në aleancë, tha ...
Emigrantet KOSOVË- Policia e Kosovës njoftoi sot se rreth orës 05:30 të mëngjesit, patrulla policore nga Stacioni për Mbik&eu...
Permbytje ne Australi AUSTRALI- Rreth 50,000 njerëzve u është kërkuar të evakuohen nga shtëpitë e tyre pasi përmbyt...