LIVE UPDATES
Bota

Fituan miliona dollarë, hetimi i BBC për rrjetin e Amant Josifit: Ministra e bizesmenë qëndruan pas rrjetit botëror të mashtrimit

Pesë emrat që u zbuluan ishin David Todua, Rati Tchelidze, Guram Gogeshvili, Joseph Mgeladze dhe Michael Benimini, drejtorë të platformave tregtare të rrjetit që njihej me emrin 'Milton' ose kompanive mbështetëse të teknologjisë. Në një bashkëpunim me gazetën suedeze Dagens Nyheter dhe të tjerë, BBC arriti të zbulonte se në krye të rrjetir qëndronte David Kezerashvili, një ish-zyrtar i qeverisë gjeorgjiane që shërbeu për dy vjet si ministër i mbrojtjes i vendit.

12 Prill 2023, 11:49 Nga f.i;f.g
Fituan miliona dollarë, hetimi i BBC për rrjetin e Amant Josifit:
Drejtuesit e rrjetit global

TIRANE- BBC është ndalur në një investigim për grupin e mashtrimit të bursave, pjesë e të cilit është edhe shqiptari me lidhje të forta në qeveri, Amant Josifi. Në artikullin e sotëm, BBC ka hetuar aktivitetin e grupit Milton, një filial i të cilit u hap edhe në Shqipëri. Media britanike shkruan se pjesë e rrjetit kanë qenë edhe ministra dhe anëtarë të rëndësishëm të qeverive. 

SHKRIMI I PLOTë I BBC: 

Për më shumë se një vit, BBC ka hetuar një rrjet global tregtar me qindra marka të ndryshme investimesh që ka mashtruar klientë duke përfituar më shumë se një miliard dollarë. Gjatë hetimit BBC ka zbuluar për herë të parë shkallën e madhe të mashtrimit, si dhe identitetin e figurave të larta që duket se qëndrojnë pas rrjetit. 

BBC identifikoi 152 marka, përfshirë ‘Solo Capitals’, që duket se janë pjesë e rrjetit. Shumica e viktimave regjistrohen pasi shohin një reklamë në mediat sociale. Brenda 48 orëve zakonisht ata marrin një telefonatë nga dikush që u thotë se mund të bëjnë kthime deri në 90% në ditë.

Pesë emrat që u zbuluan ishin David Todua, Rati Tchelidze, Guram Gogeshvili, Joseph Mgeladze dhe Michael Benimini, drejtorë të platformave tregtare të rrjetit që njihej me emrin 'Milton' ose kompanive mbështetëse të teknologjisë. Në një bashkëpunim me gazetën suedeze Dagens Nyheter dhe të tjerë, BBC arriti të zbulonte se në krye të rrjetit qëndronte David Kezerashvili, një ish-zyrtar i qeverisë gjeorgjiane që shërbeu për dy vjet si ministër i mbrojtjes i vendit. Hetimi për rrjetin, i cili njihet si grupi ‘Milton’, nisi me një regjistrim të Jan Erik, një pensionist 75-vjeçar në Suedi, i cili ishte gati të mashtrohej sërish. Telefonata u bë nga zyrat e Solo Capitals, një firmë e supozuar e tregtimit të kriptomonedhave me bazë në Gjeorgji. Jan Erik tregoi se deri tani kishte humbur rreth 80 mijë paund në mashtrimet tregtare.

Mashtrimi, si funksiononte rrjeti:

Hetimi ynë zbulon për herë të parë shkallën e madhe të mashtrimit, si dhe identitetin e një rrjeti të fshehtë individësh që duket se qëndrojnë pas tij. Rrjeti njihet për policinë si grupi Milton, një emër i përdorur fillimisht nga vetë mashtruesit, por i braktisur në vitin 2020. Ne identifikuam 152 marka, përfshirë Solo Capitals, që duket se janë pjesë e rrjetit. Ajo funksionon duke synuar investitorët dhe duke i mashtruar ata me mijëra paund.

Madje, një markë investimi e grupit Milton sponsorizoi një klub futbolli spanjoll të nivelit më të lartë dhe u reklamua në gazetat kryesore, duke i dhënë kredibilitet investitorëve të mundshëm.

Në nëntor, BBC Eye shoqëroi policinë gjermane dhe gjeorgjiane në bastisjet e qendrave të thirrjeve në kryeqytetin gjeorgjian Tbilisi. Në ekranet e kompjuterit, ne pamë rresht pas rreshti numra telefoni britanikë. Ne telefonuam disa dhe folëm me qytetarë britanikë të cilët na thanë se sapo kishin investuar para. Në një tavolinë, kishte një shënim të shkruar me dorë me një listë emrash dhe detaje të dobishme për mashtruesit.

Shumica e viktimave regjistrohen pasi shohin një reklamë në mediat sociale. Brenda 48 orëve zakonisht ata marrin një telefonatë nga dikush që u thotë se mund të bëjnë kthime deri në 90% në ditë. Disa viktima udhëzohen të shkarkojnë softëer që i lejon mashtruesit të kontrollojë nga distanca kompjuterin e tyre dhe të bëjë tregti për ta të paligjshme. Dhe sipas ish-punonjësve të markave të grupit Milton, disa klientë mendojnë se po bëjnë tregti të vërteta, por paratë e tyre thjesht po fshihen.

"Viktimat mendojnë se kanë një llogari të vërtetë me kompaninë, por në të vërtetë nuk ka ndonjë tregti, është thjesht një mashtrim,"- tha Alex, një ish-punonjës që punonte në një zyrë të grupit Milton në Kiev, Ukrainë.

Për të kuptuar më mirë se si funksionon mashtrimi, BBC u paraqit si një tregtar dhe kontaktoi Coinevo, një nga platformat tregtare të grupit Milton.

Zbulimi i BBC:

Operacionet e grupit Milton janë hetuar më parë, nga gazeta suedeze Dagens Nyheter dhe të tjerë, por BBC u përpoq të identifikonte figurat e larta që qëndronin pas mashtrimit global. Ne filluam duke analizuar dokumentet e korporatave të disponueshme publikisht për të hartuar lidhjet midis kompanive në grupin Milton. Pesë emra u shfaqën vazhdimisht, të listuar si drejtorë të platformave tregtare Milton ose kompanive mbështetëse të teknologjisë: David Todua, Rati Tchelidze, Guram Gogeshvili, Joseph Mgeladze dhe Michael Benimini.

Kezerashvili u shkarkua nga posti i ministrit të mbrojtjes dhe më vonë u dënua për përvetësim të më shumë se 5 milion eurove të fondeve të qeverisë. Në kohën e dënimit të tij, ai jetonte në Londër dhe Britania e Madhe hodhi poshtë një kërkesë nga Gjeorgjia për ekstradimin e tij. Nuk kishte dokumente që lidhnin Kezerashvilin me këtë rrjet para, por kur shikuam Panama Papers, emri i tij u shfaq vazhdimisht, duke e identifikuar atë ose si themeluesin e kompanive mëmë në rrjet ose si një prej tyre, aksionarët fillestarë.

BBC e gjurmoi Kezerashvilin në rezidencën e tij 18 milionë paund në Londër dhe kërkoi të fliste me të, por na u tha se ai nuk ishte i disponueshëm. Ai i tha BBC-së nëpërmjet avokatëve të tij se ai mohoi çdo përfshirje me grupin Milton, ose se ai fitoi financiarisht nga mashtrimet.

Mashtrimi llogaritet për më shumë se 4 miliardë paund krim në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar, dhe mashtrimet e investimeve në internet mendohet se vlejnë qindra milionë paund në vit, por policia britanike është përballur me kritika nga viktimat për atë që ata e shohin si mungesë veprimi kundër mashtruesve në emër të shtetasve britanikë./Dosja.al

rrjeti global mashtrues amant josifi grupi milton

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet