22 Dhjetor 2023, 10:39
Nga a.l
David Kozak, ngjarja në Pragë
PRAGË- Autoritetet kanë nisur me 'lupë' hetimet për ngjarjen tronditëse sa edhe të mistershme të vrasjes së 15 personave në Pragë nga 24-vjeçari David Kozak. Motivi që mund të ketë shtyrë të riun çek të kryejë këtë masakër nuk është zbuluar ende.
Sipas dëshmive, i riu e kishte të qartë që prej mesditës skenarin e krimit, pasi ai ka kontrolluar dhomë më dhomë për të parë nëse kishte njerëz për t’i qëlluar, shkruajnë mediat e huaja.
“Ai hynte dhomë më dhomë për të parë nëse kishte njerëz për të qëlluar. E mbyllëm derën e sallës pesë minuta para se të tentonte ta hapte”, përshkroi gazetari Jakob ëeisman, i cili po përgatitej të jepte provimin e gjuhës shqipe.
Sakaq në hetim janë marrë edhe mesazhet që i riu ka shprëndarë pak ditë më parë në Telegram, ku 24-vjeçari ka shkruar për sulmin në universitet. Kozak mësohet se ka shkruar se të gjithë e urrejnë, se ka një jetë të mjerë dhe se dëshiron të largohet nga kjo botë me dhimbjen më të madhe të mundshme.
Në një mesazh të datës 10 dhjetor në Telegram, sulmuesi shkroi se ishte “shumë i frymëzuar nga Alina”. Ai i referohej 14-vjeçares Alina Afanaskina. Vajza qëlloi dhe vrau dy persona në shkollën e saj në qytetin rus të Bryansk më 7 dhjetor dhe më pas vrau edhe veten. “Por Alina nuk vrau mjaftueshëm njerëz, do ta rregulloj”, kishte shkruar Kozak.
Në një mesazh tjetër në ditar, 24-vjeçari dyshohet se ka shkruar se “ndonjëherë shkruaj të tilla marrëzi në momente pasioni.” Sipas dëshmive, Kozak ka qenë një student i zellshëm, por ka pasur edhe probleme psikologjike. Në maj ai fitoi një çmim për tezën e tij. Studenti nuk kishte precedentë penalë, por, si pronar i ligjshëm i armëve, kishte një interes për armët.
te shtena me arme ne prage david kozak
Bota
22 Dhjetor 2023, 10:18
a.l
Bodo Weber
KOSOVË- Eksperti për Ballkanin dhe bashkëpunëtori i Lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në ...
Bota
22 Dhjetor 2023, 09:58
a.l
Mbretëresha Letizia
SPANJË- Në pallatin mbretëror të Spanjës ka rënë një qetësi ankthi, pas zbulimi...
Bota
22 Dhjetor 2023, 09:31
a.l
Estoni
ESTONI- Veprimet agresive të Rusisë dhe Bjellorusisë në Evropën Lindore kanë shtyrë vendet e tyre fqinje si Esto...
Bota
22 Dhjetor 2023, 09:27
a.l
OKB
Një raport i OKB-së arrin në përfundimin se më shumë se gjysmë milioni njerëz në Gaza vuajnë nga uria...
Bota
22 Dhjetor 2023, 09:23
a.l
Gjermani
GJERMANI- Një stuhi e fortë ka kaluar nëpër Gjermani natën e së premtes. “Zoltan” shkaktoi dëme t&...
Bota
22 Dhjetor 2023, 09:15
A.B
Autori
PRAGË- Të paktën 15 persona u vranë dhe 25 u plagosën dje nga të shtënat në një shkoll&e...
Bota
22 Dhjetor 2023, 09:18
a.l
Turqi
TURQI- Autoritetet turke i kanë arrestuar 304 njerëz të dyshuar për lidhje me grupin militant, Shteti Islamik, gjatë një...
Bota
22 Dhjetor 2023, 08:46
A.B
Autori
PRAGË- Të paktën 15 persona u vranë dhe 25 u plagosën pas të shtënave në Fakultetin Filozofik në P...
Bota
22 Dhjetor 2023, 08:31
a.l
Pragë
PRAGË- Në rrjet po qarkullon një video e David Kozak, autorit të masakrës me 14 të vrarë në Universiteti...
Bota
22 Dhjetor 2023, 08:20
A.B
foto ilustruese
PRAGË- Republika Çeke ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare pasi një person i armatosur vrau 14 pe...