LIVE UPDATES
Bota

Estonia instalon pajisje vëzhgimi për sigurimin e kufirit me Rusinë

Vite më parë, zonat kufitare mes Estonisë dhe Rusisë nuk kishin shenja identifikuese. Por, pas pushtimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, Estonia vendosi të ndërtonte një infrastrukturë gjithëpërfshirëse kufitare me kamera sigurie dhe pajisje të tjera të sofistikuara.

22 Dhjetor 2023, 09:31 Nga a.l
Estonia instalon pajisje vëzhgimi për sigurimin e kufirit me
Estoni

ESTONI- Veprimet agresive të Rusisë dhe Bjellorusisë në Evropën Lindore kanë shtyrë vendet e tyre fqinje si Estonia që të forcojnë sigurinë kufitare. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Myroslava Gongadze nga kufiri Estoni-Rusi, autoritetet estoneze kanë dislokuar trupa dhe pajisje vëzhgimi për të monitoruar kufirin e tyre lindor.

Vite më parë, zonat kufitare mes Estonisë dhe Rusisë nuk kishin shenja identifikuese. Por, pas pushtimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, Estonia vendosi të ndërtonte një infrastrukturë gjithëpërfshirëse kufitare me kamera sigurie dhe pajisje të tjera të sofistikuara.

Paavo Mikson, drejtues i pikës kufitare në Puisa, thotë se relievi në këtë rajon, me kodra, pyje, liqene dhe këneta, e bënë sfiduese punën e tij.

“Sot ne mund të arrijmë në çdo pikë të kufirit tokësor me makinë. Kjo nuk ishte e mundur në të kaluarën. Rojet kufitare nuk ishin të sigurt se ku ishte kufiri”, thotë ai.

Përtej gardhit është territori i Rusisë. Situata këtu tani është e qetë thonë zyrtarët e kufirit. Por, ata theksojnë se duhet të jenë gjithmonë në gatishmëri për provokime të mundshme nga pala ruse. Javën e kaluar, Estonia përfundoi ndërtimin e një gardhi 40 kilometra të gjatë përgjatë kufirit të saj jugor me Rusinë.

“Ne po ndërtojmë rrugët e patrullimit dhe gardhin. Ne e quajmë atë gardh ngadalësues. Nuk është ndërtuar për të ndalur dikë, por për të penguar një kalim të lehtë të kufirit. Me ndihmën e patrullave ne mund të arrijmë në çdo pikë të kufirit nëse është e nevojshme. Natyrisht ne ende po presim për zgjidhjet teknike. Gardhi do të pajiset me kamera sigurie”, thotë zoti Mikson.

Garantimi i sigurisë në kufirin estonez është sfidues për shkak të afërsisë me një numër qendrash të prodhimit të energjisë elektrike që janë të pambrojtura nga kërcënimet potenciale. Ministri i brendshëm estonez Lauri Laanemets thotë se Estonia po përballet me sulme hibride.

“Ne kemi sulme hibride, kërcënime me bomba ndaj shkollave, tubacioneve detare, por deri më tani nuk kemi patur incidente kufitare. Situata është më e ndryshme se në Letoni dhe Lituani, të cilat për më shumë se një vit janë ndeshur me incidente kufitare. Por kjo nuk ka ndodhur tek ne”, thotë ai.

Zyrtarët estonezë po marrin masa edhe kundër kalimit të paligjshëm të imigrantëve në territorin e tyre, në përgjigje të një fluksi azilkërkuesish në Finlandën fqinje, e cila ndan një kufi 1300 kilometra të gjatë me Rusinë.

“Ne jemi përballur me këtë situatë për shumë vite. Fqinjët tanë kanë përjetuar sulme me valë imigrantësh. Vala e imigrantëve po vjenë nga Bjellorusia apo për shkak të mbylljes së kufirit finlandez. Situata në kufirin estonez është e qetë, por kjo mund të ndryshojë në çdo moment. Kështu që ne duhet të jemi gati për çdo gjë që mund të ndodhë në të ardhmen, nuk kemi kohë të ndryshojmë taktikat për 1.5 vjet. Ne duhet menjëherë të jemi gati për të mbrojtur sigurinë e gjithë Bashkimit Evropian”, thotë Egent Belitsev, drejtor i përgjithshëm i policisë dhe rojës kufitare.

Autoritetet estoneze afirmuan objektivat e tyre për themelimin e një infrastrukture kufitare, që do të mundësonte monitorim 24 orësh të kufirit dhe reagim të shpejtë ndaj çdo incidenti. Estonia, e cila ndan një kufi 300 kilometra të gjatë me Rusinë dhe ka gjashtë vendkalime të hapura, është e përgatitur të mbyllë menjëherë kufirin nëse përballet me provokime nga pala ruse./VOA

myroslava gongadze

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale